Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Government Organization, Rruga “Bill Klinton”, Lakrishte, Kompleksi Donika 2, 10000 Prishtinë, Prishtinë .

19/03/2026

Zëvendëskryesuesja e KGJK-së priti në takim drejtoreshën e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

Prishtinë, 18 mars 2026 – Zëvendëskryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku, e shoqëruar nga kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Fahret Vellija, priti në takim drejtoreshën e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Afërdita Beka-Arifaj.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, me fokus të veçantë në trajtimin efikas të çështjeve që lidhen me verifikimin dhe krahasimin e pronave, si dhe në përmirësimin e shkëmbimit të informatave ndërmjet dy institucioneve.

🖇️ https://www.gjyqesori-rks.org/2026/03/18/zevendeskryesuesja-e-kgjk-se-priti-ne-takim-drejtoreshen-e-agjencise-kosovare-per-krahasim-dhe-verifikim-te-prones/

17/03/2026

𝐀𝐊𝐊𝐕𝐏 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐨𝐬𝐭𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐝𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐢𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭

Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), znj. Afërdita Beka Arifaj, priti në takim një delegacion të Postës së Kosovës të udhëhequr nga Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, znj. Nora Rraci.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e vendosjes së bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet AKKVP-së dhe Postës së Kosovës, me fokus në shfrytëzimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës së Postës në funksion të përmirësimit të qasjes së qytetarëve në shërbimet e Agjencisë.

Drejtoresha Ekzekutive e AKKVP-së, znj. Afërdita Beka Arifaj, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet publike në funksion të rritjes së efikasitetit institucional dhe ofrimit të shërbimeve më të qasshme për qytetarët.

Nga ana tjetër, Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, znj. Nora Rraci, shprehu gatishmërinë e Postës për të mbështetur AKKVP- në përmes zyrave postare dhe shërbimeve që ofron ky institucion në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë koordinimin dhe diskutimet teknike për të konkretizuar format e bashkëpunimit në periudhën në vijim.

𝐊𝐀𝐔𝐕𝐈 𝐢 𝐏𝐨𝐬̌𝐭𝐚 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐫𝐚𝐳𝐠𝐨𝐯𝐚𝐫𝐚𝐣𝐮 𝐨 𝐦𝐨𝐠𝐮𝐜́𝐧𝐨𝐬𝐭𝐢𝐦𝐚 𝐬𝐚𝐫𝐚𝐝𝐧𝐣𝐞

Izvršna direktorka Kosovske Agencije za Upoređivanje i Verifikaciju Imovine (KAUVI), gđa Afërdita Beka Arifaj, primila je na sastanku delegaciju Pošte Kosova koju je predvodila izvršna direktorka Pošte Kosova, gđa Nora Rraci.

Tokom sastanka razgovarano je o mogućnostima uspostavljanja međuinstitucionalne saradnje između KAUVI i Pošte Kosova, sa fokusom na korišćenje kapaciteta i infrastrukture Pošte u cilju unapređenja pristupa građana uslugama Agencije.

Izvršna direktorka KAUVI, gđa Afërdita Beka Arifaj, naglasila je značaj saradnje sa javnim institucijama u cilju povećanja institucionalne efikasnosti i pružanja što pristupačnijih usluga građanima.

Sa druge strane, izvršna direktorka Pošte Kosova, gđa Nora Rraci, izrazila je spremnost Pošte da podrži KAUVI kroz mrežu poštanskih kancelarija i usluge koje ova institucija pruža na celoj teritoriji Republike Kosovo.

Obe strane su se saglasile da nastave koordinaciju i tehničke razgovore kako bi u narednom periodu konkretizovale oblike saradnje.

𝐊𝐏𝐂𝐕𝐀 𝐚𝐧𝐝 𝐏𝐨𝐬𝐭 𝐨𝐟 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐨 𝐝𝐢𝐬𝐜𝐮𝐬𝐬 𝐨𝐩𝐩𝐨𝐫𝐭𝐮𝐧𝐢𝐭𝐢𝐞𝐬 𝐟𝐨𝐫 𝐜𝐨𝐨𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧

The Executive Director of the Kosovo Property Comparison and Verification Agency (KPCVA), Ms. Afërdita Beka Arifaj, hosted a meeting with a delegation from the Post of Kosovo led by the Chief Executive Officer of the Post of Kosovo, Ms. Nora Rraci.

During the meeting, the parties discussed possibilities for establishing inter-institutional cooperation between KPCVA and the Post of Kosovo, with a focus on utilizing the capacities and infrastructure of the Post in order to improve citizens’ access to the Agency’s services.

The Executive Director of KPCVA, Ms. Afërdita Beka Arifaj, emphasized the importance of cooperation with public institutions in order to increase institutional efficiency and provide more accessible services to citizens.

On the other hand, the Chief Executive Officer of the Post of Kosovo, Ms. Nora Rraci, expressed the Post’s readiness to support KPCVA through its network of post offices and the services it provides throughout the territory of the Republic of Kosovo.

Both parties agreed to continue coordination and technical discussions in order to further specify the forms of cooperation in the coming period.

24/02/2026

𝐀𝐊𝐊𝐕𝐏 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐧𝐣𝐨𝐡𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥

Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë - Veri u mbajt një aktivitet zyrtar me përfaqësues të institucioneve të sigurisë, drejtësisë dhe agjencive të tjera shtetërore, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në veri të vendit.

Me këtë rast, Policia e Kosovës ndau mirënjohje për bashkëpunim institucional për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në proceset që ndërlidhen me zbatimin e vendimeve dhe lirimin e pronave në veri të vendit.

Mirënjohja u pranua në emër të agjencisë nga Drejtoresha Ekzekutive, znj. Afërdita Beka Arifaj, dhe u konsiderua si dëshmi e bashkërendimit të suksesshëm institucional në funksion të forcimit të rendit, ligjshmërisë dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.

𝐊𝐀𝐔𝐕𝐈 𝐧𝐚𝐠𝐫𝐚đ𝐞𝐧𝐚 𝐩𝐫𝐢𝐳𝐧𝐚𝐧𝐣𝐞𝐦 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐬𝐤𝐞 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐣𝐞 𝐳𝐚 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐧𝐮 𝐬𝐚𝐫𝐚𝐝𝐧𝐣𝐮

U prostorijama Regionalne Policijske Direkcije Mitrovica - Sever, održan je zvanični događaj uz prisustvo predstavnika institucija bezbednosti, pravosuđa i drugih državnih agencija, gde je istaknuta važnost međuinstitucionalne saradnje na severu zemlje.

Tom prilikom, Kosovska Policija je dodelila priznanje za institucionalnu saradnju KAUVI-u, u znak priznanja za njen kontinuirani angažman i doprinos u procesima koji se odnose na sprovođenje odluka i oslobađanje imovine na severu zemlje.

Priznanje je u ime agencije primila izvršna direktorka, gđa Afërdita Beka Arifaj, i ocenjeno je kao potvrda uspešne međuinstitucionalne koordinacije u funkciji jačanja javnog reda, zakonitosti i bezbednosti svih građana.

𝐊𝐏𝐂𝐕𝐀 𝐡𝐨𝐧𝐨𝐫𝐞𝐝 𝐰𝐢𝐭𝐡 𝐫𝐞𝐜𝐨𝐠𝐧𝐢𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐟𝐫𝐨𝐦 𝐭𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐨 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐞 𝐟𝐨𝐫 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐭𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐜𝐨𝐨𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧

A formal event was held at the Regional Police Directorate in Mitrovica - North, attended by representatives of security institutions, the judiciary, and other state agencies, where the importance of interinstitutional cooperation in the north of the country was emphasized.

On this occasion, the Kosovo Police awarded a certificate of appreciation for institutional cooperation to KPCVA, in recognition of its continued engagement and contribution in processes related to the implementation of decisions and the repossession of properties in the north of the country.

The recognition was received on behalf of the agency by the Executive Director, Ms. Afërdita Beka Arifaj, and was considered evidence of successful interinstitutional coordination aimed at strengthening public order, the rule of law, and security for all citizens.

12/02/2026

𝐁𝐨𝐫𝐝𝐢 𝐌𝐛𝐢𝐤𝐞̈𝐪𝐲𝐫𝐞̈𝐬 𝐢 𝐀𝐊𝐊𝐕𝐏-𝐬𝐞̈ 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐢 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟔

Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP-së) mbajti takimin e parë për këtë vit.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje me rëndësi të veçantë që lidhen me zbatimin e mandatit të AKKVP-së, si dhe u prezantuan zhvillimet e fundit institucionale.

Një ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte përmbyllja e afatit për pranimin e kërkesave për njohje ligjore dhe formalizim të së drejtës pronësore, e cila u vlerësua si e suksesshme.

Po ashtu, u theksua rëndësia e hapave të mëtejmë të procesit, përfshirë verifikimin e dokumentacionit, përpunimin administrativ dhe ligjor të lëndëve, dhe vendimmarrjen nga Komisioni për Kërkesa Pronësore.

Anëtarët e Bordit vlerësuan punën dhe përkushtimin e deritanishëm në realizimin e objektivave institucionale.

AKKVP mbetet e përkushtuar në zbatimin profesional dhe transparent të mandatit të saj ligjor, në funksion të garantimit dhe forcimit të të drejtave pronësore.

𝐍𝐚𝐝𝐳𝐨𝐫𝐧𝐢 𝐎𝐝𝐛𝐨𝐫 𝐊𝐀𝐔𝐕𝐈 𝐨𝐝𝐫𝐳̌𝐚𝐨 𝐩𝐫𝐯𝐢 𝐬𝐚𝐬𝐭𝐚𝐧𝐚𝐤 𝐳𝐚 𝟐𝟎𝟐𝟔. 𝐠𝐨𝐝𝐢𝐧𝐮

Nadzorni Odbor Kosovske Agencije za Upoređivanje i Verifikaciju Imovine (KAUVI) održao je prvi sastanak za ovu godinu.

Tokom sastanka razmatrana su pitanja od posebnog značaja koja se odnose na sprovođenje mandata KAUVI, kao i najnovija institucionalna dešavanja.

Jedna od glavnih tačaka dnevnog reda bila je završetak roka za podnošenje zahteva za pravno priznavanje i formalizaciju imovinskih prava, koji je ocenjen kao uspešan.

Takođe je naglašena važnost narednih koraka u procesu, uključujući verifikaciju dokumentacije, administrativnu i pravnu obradu predmeta, kao i donošenje odluka od strane Komisije za Imovinske Zahteve.

Članovi Odbora su ocenili dosadašnji rad i posvećenost u ostvarivanju institucionalnih ciljeva.

KAUVI ostaje posvećena profesionalnom i transparentnom sprovođenju svog zakonskog mandata, u cilju garantovanja i jačanja imovinskih prava.

𝐓𝐡𝐞 𝐒𝐮𝐩𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐨𝐫𝐲 𝐁𝐨𝐚𝐫𝐝 𝐨𝐟 𝐭𝐡𝐞 𝐊𝐏𝐂𝐕𝐀 𝐇𝐞𝐥𝐝 𝐈𝐭𝐬 𝐅𝐢𝐫𝐬𝐭 𝐌𝐞𝐞𝐭𝐢𝐧𝐠 𝐟𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔

The Supervisory Board of the Kosovo Property Comparison and Verification Agency (KPCVA) held its first meeting for the year 2026.

During the meeting, matters of particular importance concerning the implementation of the KPCVA’s legal mandate were reviewed, and the latest institutional developments were presented and discussed.

A key item on the agenda was the conclusion of the deadline for the submission of requests for the legal recognition and formalization of property rights.

The Board further emphasized the significance of the subsequent stages of the process, including the verification of submitted documentation, the administrative and legal processing of cases, and decision-making by the Property Claims Commission.

The members of the Supervisory Board expressed their appreciation for the work carried out and the continued commitment demonstrated in advancing the KPCVA’s institutional objectives.

KPCVA remains firmly committed to the professional and transparent implementation of its legal mandate, with the aim of guaranteeing and strengthening property rights.

27/01/2026

𝐏𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐧 𝐚𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐣𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) njofton qytetaret se ka përfunduar afati për parashtrimin e kërkesave për njohje ligjore dhe formalizim të së drejtës pronësore, në kuadër të mandatit të saj ligjor.

Gjatë kësaj periudhe, janë pranuar mbi 20,000 kërkesa, çka dëshmon interesimin e lartë të qytetarëve dhe rëndësinë që ka ky proces për garantimin e sigurisë juridike të pronës në Republikën e Kosovës.

AKKVP shpreh mirënjohjen e saj të thellë për të gjithë qytetarët që kanë aplikuar brenda afatit të paraparë, si dhe një falënderim të veçantë për zyrtarët e AKKVP-së, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm kanë kontribuar në mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm.

Angazhimi dhe puna e palodhshme e zyrtarëve të AKKVP-së kanë qenë kyçe për informimin e qytetarëve, pranimin e kërkesave dhe garantimin e një procesi transparent, të drejtë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

AKKVP mbetet e përkushtuar që edhe në fazat e mëtejme të trajtimit të kërkesave të veprojë me profesionalizëm, përgjegjësi dhe transparencë të plotë, në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të sigurisë juridike të pronës në Republikën e Kosovës.


𝐈𝐬𝐭𝐞𝐤𝐚𝐨 𝐣𝐞 𝐫𝐨𝐤 𝐳𝐚 𝐩𝐨𝐝𝐧𝐨𝐬̌𝐞𝐧𝐣𝐞 𝐳𝐚𝐡𝐭𝐞𝐯𝐚 𝐳𝐚 𝐩𝐫𝐚𝐯𝐧𝐨 𝐩𝐫𝐢𝐳𝐧𝐚𝐧𝐣𝐞 𝐢 𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐥𝐢𝐳𝐚𝐜𝐢𝐣𝐮 𝐢𝐦𝐨𝐯𝐢𝐧𝐬𝐤𝐨𝐠 𝐩𝐫𝐚𝐯𝐚

Kosovska agencija za upoređivanje i verifikaciju imovine (KAUVI) obaveštava građane da je rok za podnošenje zahteva za pravno priznanje i formalizaciju imovinskog prava u okviru njenog zakonskog mandata istekao.

Tokom ovog perioda primljeno je preko 20.000 zahteva, što dokazuje veliko interesovanje građana i važnost ovog procesa za garantovanje pravne sigurnosti imovine u Republici Kosovo.

KAUVI izražava duboku zahvalnost svim građanima koji su aplicirali u predviđenom roku,kao i posebnu zahvalnost službenicima KAUVI koji su profesionalizmom, posvećenosti i stalnim angažmanom doprineli ovom važnom procesu.

Posvećenost i neumoran rad službenika KAUVI-a bili su ključni za informisanje građana, prijem zahteva i obezbeđivanje transparentnog i pravednog procesa u skladu sa važećim zakonodavstvom.

KAUVI ostaje posvećena profesionalnom postupanju, odgovornosti i punoj transparentnosti u daljim fazama obrade zahteva, u službi građana i jačanju pravne sigurnosti imovine u Republici Kosovo.

𝐃𝐞𝐚𝐝𝐥𝐢𝐧𝐞 𝐟𝐨𝐫 𝐒𝐮𝐛𝐦𝐢𝐭𝐭𝐢𝐧𝐠 𝐂𝐥𝐚𝐢𝐦𝐬 𝐟𝐨𝐫 𝐋𝐞𝐠𝐚𝐥 𝐑𝐞𝐜𝐨𝐠𝐧𝐢𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐚𝐧𝐝 𝐅𝐨𝐫𝐦𝐚𝐥𝐢𝐳𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐨𝐟 𝐏𝐫𝐨𝐩𝐞𝐫𝐭𝐲 𝐑𝐢𝐠𝐡𝐭𝐬 𝐇𝐚𝐬 𝐂𝐨𝐧𝐜𝐥𝐮𝐝𝐞𝐝

The Kosovo Property Comparison and Verification Agency (KPCVA) hereby informs citizens that the deadline for submitting claims for the legal recognition and formalization of property rights, within the scope of its legal mandate, has concluded.

During this period, more than 20,000 claims were received, reflecting significant public interest and highlighting the importance of this process in ensuring legal certainty of property rights in the Republic of Kosovo.

The KPCVA expresses its sincere appreciation to all citizens who submitted their claims within the prescribed deadline, and extends special thanks to KPCVA staff members whose professionalism, dedication, and sustained commitment ensured the effective implementation of this important process.

The tireless efforts and engagement of the KPCVA officials were essential in informing citizens, receiving claims, and guaranteeing a transparent, fair, and fully compliant process with applicable law.

The KPCVA remains fully committed to conducting the subsequent phases of claim handling with professionalism, accountability, and full transparency, in the service of citizens and in further strengthening legal certainty of property rights in the Republic of Kosovo.

30/12/2025

𝐏𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐀𝐊𝐊𝐕𝐏-𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞̈𝐬

Viti 2025 shënoi rezultate të rëndësishme për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) në funksion të forcimit të sigurisë juridike të së drejtës pronësore në Republikën e Kosovës.
Gjatë këtij viti, AKKVP realizoi një fushatë gjithëpërfshirëse informuese në nivel vendi, duke shpërndarë mbi 100,000 fletushka dhe 50,000 afishe, si dhe duke informuar qytetarët për procedurat e njohjes dhe formalizimit të pronës.

📌 Janë pranuar mbi 15,000 kërkesa për formalizim të pronës
📌 Janë publikuar mbi 800 njoftime në përputhje me ligjin
📌 Janë liruar 41 prona, prej të cilave 32 prona janë kthyer pronarëve ligjorë në veri të Mitrovicës
📌 Mbi 25,000 inspektime janë realizuar për administrimin e 11,000+ pronave
📌 Ristrukturimi dhe sistematizimi i vendeve të punës është realizuar për herë të parë që nga viti 2010 dhe është përmbyllur me sukses, duke përfshirë një staf prej rreth 200 zyrtarësh.

Këto arritje dëshmojnë përkushtimin institucional të AKKVP-së në zbatimin e mandatit ligjor, transparencën dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Në këtë kontekst, Drejtoresha Ekzekutive e AKKVP-së, znj. Afërdita Beka-Arifaj, falënderon stafin e Agjencisë për angazhimin e vazhdueshëm, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të sigurisë juridike të pronës.

𝐏𝐨𝐬𝐯𝐞𝐜́𝐞𝐧𝐨𝐬𝐭 𝐊𝐀𝐔𝐕𝐈-𝐚 𝐳𝐚 𝐩𝐫𝐚𝐯𝐧𝐮 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐧𝐨𝐬𝐭 𝐢𝐦𝐨𝐯𝐢𝐧𝐞

2025 Godina je obeležila velike rezultate Kosovske agencije za upoređivanje i verifikaciju imovine (KAUVI) u funkciji jačanja pravne sigurnosti imovinkskih prava u Republici Kosovo.
Tokom ove godine, KAUVI je sprovodio sveobuhvatnu informativnu kampanju na nivou države, podelivši više od 100000 obaveštenja i 50000 letaka, takođe i informišući građane o procedurama priznavanja i formalizacije imovine.

📌 primljeno je 15000 zahteva za formalizaciju imovine
📌 objavljeno je 800 obaveštenja u skladu sa zakonom
📌 oslobođeno je 41 imovina od toga su 32 imovine vraćene zakonskim vlasnicina na severu Mitrovice
📌 više od 25000 inspekcija je realizovano na 11000+ imovina pod upravom.
📌 Ristriktuiranje i sistematizacija radnih mesta je po prvi put realizovana još od 2010. godine i uspešno je privedena kraju, obuhvaćajući osoblje od oko 200 zaposlenih.

Ova dostignuća svedoče o institucionalnoj posvećenosti KAUVI-a u sprovođenju zakonskog mandata, transparentosti i usluge građanima.

U ovom kontekstu, izvršna direktorica KAUVI-a, gđa Afërdita Beka Arifaj, se zahvaljuje osoblju Agencije na kontinuiranom angažmanu, profesionalizmu i doprinosu datom na usluzi građanima i jačanju pravne sigurnosti imovine.


𝐓𝐡𝐞 𝐊𝐏𝐂𝐕𝐀’𝐬 𝐂𝐨𝐦𝐦𝐢𝐭𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐭𝐨 𝐒𝐭𝐫𝐞𝐧𝐠𝐭𝐡𝐞𝐧𝐢𝐧𝐠 𝐋𝐞𝐠𝐚𝐥 𝐂𝐞𝐫𝐭𝐚𝐢𝐧𝐭𝐲 𝐨𝐟 𝐏𝐫𝐨𝐩𝐞𝐫𝐭𝐲

In 2025, the Kosovo Property Comparison and Verification Agency (KPCVA) achieved significant progress in strengthening legal certainty of property rights in the Republic of Kosovo.
Throughout the year, the KPCVA carried out a comprehensive nationwide public information campaign, distributing over 100,000 leaflets and 50,000 posters, and raising awareness among citizens about procedures for the recognition and formalization of property rights.

📌 More than 15,000 claims for property formalization were received
📌 Over 800 legal notices were published in accordance with the law
📌 41 properties were vacated, with 32 returned to lawful owners in northern Mitrovica
📌 More than 25,000 inspections were conducted for the administration of over 11,000 properties
📌 The restructuring and systematization of job positions was carried out for the first time since 2010 and successfully completed, covering a staff of approximately 200 officials

These results reflect the KPCVA’s strong institutional commitment to implementing its legal mandate, ensuring transparency, and providing effective services to citizens.

On this occasion, the Executive Director of the KPCVA, Mrs. Afërdita Beka-Arifaj, expresses her appreciation to the Agency’s staff for their continued dedication, professionalism, and contribution to serving citizens and strengthening legal certainty of property rights.

Photos from Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës 's post 23/12/2025

𝐀𝐊𝐊𝐕𝐏 𝐦𝐛𝐚𝐧 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞

AKKVP ka mbajtur me sukses trajnimin për koordinimin e mekanizmave të verifikimit në trajtimin dhe shqyrtimin e kërkesave për njohje ligjore dhe formalizim të së drejtës pronësore.

Procesi i verifikimit, si element kyç në trajtimin dhe shqyrtimin e kërkesave, u adresua përmes analizimit të procedurave ekzistuese, me synim forcimin e koordinimit ndërmjet mekanizmave përkatës dhe përcaktimin e hapave konkretë për një verifikim dhe përpunim sa më efikas, të unifikuar dhe transparent.

Përmes këtij trajnimi, AKKVP synon që pas procesit të vendimmarrjes nga Komisioni, vendimet të jenë të plota, të sakta dhe të bazuara në prova të qëndrueshme, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

AKKVP mbetet e përkushtuar në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve profesionale me qëllim përmbushjen e përgjegjësive ligjore dhe institucionale në trajtimin e rasteve.

𝐊𝐀𝐔𝐕𝐈 𝐨𝐝𝐫𝐳̌𝐚𝐥𝐚 𝐨𝐛𝐮𝐤𝐮 𝐨 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐜𝐢𝐣𝐢 𝐢 𝐨𝐛𝐫𝐚𝐝𝐢 𝐢𝐦𝐨𝐯𝐢𝐧𝐬𝐤𝐢𝐡 𝐳𝐚𝐡𝐭𝐞𝐯𝐚

Kosovska Agencija za Upoređivanje i Verifikaciju Imovine (KAUVI) uspešno je održala obuku za koordinaciju mehanizama verifikacije u postupku obrade i razmatranja zahteva za pravno priznanje i formalizaciju prava svojine.

Proces verifikacije, kao ključni element u obradi i razmatranju zahteva, razmatran je kroz analizu postojećih procedura, sa ciljem jačanja koordinacije između relevantnih mehanizama i utvrđivanja konkretnih koraka za što efikasniju, ujednačeniju i transparentniju verifikaciju i obradu predmeta.

Kroz ovu obuku, KAUVI ima za cilj da, nakon procesa donošenja odluka od strane Komisije, odluke budu potpune, tačne i zasnovane na pouzdanim dokazima, u potpunosti u skladu sa važećim zakonodavstvom.

KAUVI ostaje posvećena kontinuiranom jačanju profesionalnih kapaciteta radi ispunjavanja svojih zakonskih i institucionalnih odgovornosti u postupanju po predmetima.

𝐊𝐏𝐂𝐕𝐀 𝐇𝐨𝐥𝐝𝐬 𝐓𝐫𝐚𝐢𝐧𝐢𝐧𝐠 𝐨𝐧 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐟𝐢𝐜𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐚𝐧𝐝 𝐏𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐬𝐢𝐧𝐠 𝐨𝐟 𝐏𝐫𝐨𝐩𝐞𝐫𝐭𝐲 𝐂𝐥𝐚𝐢𝐦𝐬

The Kosovo Property Comparison and Verification Agency (KPCVA) has successfully conducted a training on the coordination of verification mechanisms in the processing and review of applications for legal recognition and formalization of property rights.

The verification process, as a key element in the processing and review of applications, was addressed through an analysis of existing procedures, with the aim of strengthening coordination among the relevant mechanisms and defining concrete steps for more efficient, unified, and transparent verification and case processing.

Through this training, KPCVA aims to ensure that, following the decision-making process by the Commission, decisions are complete, accurate, and based on reliable evidence, in full compliance with the applicable legislation.

KPCVA remains committed to the continuous strengthening of professional capacities in order to fulfill its legal and institutional responsibilities in the handling of cases.

Photos from Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës 's post 19/12/2025
Photos from Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës 's post 25/11/2025

𝐌𝐛𝐚𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐢 𝐁𝐨𝐫𝐝𝐢𝐭 𝐌𝐛𝐢𝐤𝐞̈𝐪𝐲𝐫𝐞̈𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐀𝐊𝐊𝐕𝐏-𝐬𝐞̈

Sot u mbajt takimi i radhës i Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), ku u diskutua për progresin e proceseve aktuale dhe prioritetet institucionale në funksion të zbatimit të mandatit ligjor.

Në këtë takim mori pjesë edhe anëtarja e sapoemëruar e Bordit Mbikëqyrës, znj. Emily Rakhorst. Drejtoresha Ekzekutive e AKKVP-se, znj. Afërdita Beka Arifaj i uroi mirëseardhje dhe e siguroi për bashkëpunim të plotë në funksion të mbikëqyrjes institucionale.

Bordi vlerësoi rezultatet e deritanishme dhe nënvizoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm në funksion të arritjes së objektivave strategjike.

AKKVP mbetet e përkushtuar të garantojë trajtim efikas dhe transparent të kërkesave pronësore të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

𝐎𝐝𝐫𝐳̌𝐚𝐧 𝐬𝐚𝐬𝐭𝐚𝐧𝐚𝐤 𝐍𝐚𝐝𝐳𝐨𝐫𝐧𝐨𝐠 𝐎𝐝𝐛𝐨𝐫𝐚 𝐊𝐀𝐔𝐕𝐈-𝐚

Danas je održan sastanak Nadzornog Odbora Kosovske Agencije za Upoređivanje i Verifikaciju Imovine (KAUVI), na kojem se razgovaralo o napretku tekućih procesa i institucionalnim prioritetima u funkciji sprovođenja zakonskog mandata.

Sastanku je prisustvovala i novoimenovana članica Nadzornog Odbora, gospođa Emily Rakhorst. Izvršna direktorka KAUVI-a, gospođa Aferdita Beka Arifaj, poželela joj je dobrodošlicu i uverila je u punu saradnju u funkciji institucionalnog nadzora.

Odbor je ocenio dosadašnje rezultate i istakao značaj nastavka koordinacije u ostvarivanju strateških ciljeva.

KAUVI ostaje posvećena obezbeđivanju efikasnog i transparentnog postupanja sa imovinskim zahtevima građana Republike Kosovo.

𝐒𝐮𝐩𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐨𝐫𝐲 𝐁𝐨𝐚𝐫𝐝 𝐨𝐟 𝐊𝐏𝐂𝐕𝐀 𝐇𝐨𝐥𝐝𝐬 𝐈𝐭𝐬 𝐌𝐞𝐞𝐭𝐢𝐧𝐠

The Supervisory Board of the Kosovo Property Comparison and Verification Agency (KPCVA) held its regular meeting today, during which the progress of ongoing processes and institutional priorities in line with the Agency’s legal mandate were discussed.

The meeting was also attended by the newly appointed Board member, Mrs. Emily Rakhorst. The Executive Director of KPCVA, Mrs. Aferdita Beka Arifaj, welcomed her and assured full cooperation in support of effective institutional oversight.

The Board assessed the results achieved so far and underlined the importance of continued coordination in achieving the Agency’s strategic objectives.

KPCVA remains committed to ensuring efficient and transparent handling of property claims submitted by the citizens of the Republic of Kosovo.

21/11/2025

𝟏𝟐.𝟎𝟎𝟎 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐀𝐊𝐊𝐕𝐏!

Procesi i njohjes ligjore dhe formalizimit te së drejtës pronësore po ecën me ritëm të shkëlqyeshëm.

Falë interesimit të qytetarëve dhe angazhimit të madh të qytetarëve dhe bashkpunimit te pandërprerë të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), janë dorëzuar mbi 12 mijë kërkesa.

Prandaj, nëse ende nuk ke aplikuar, mos hezito – përfito nga mundësia ligjore për të siguruar të drejtën tënde pronësore.

- I gjithë procesi është falas dhe i thjeshtë

- “Afati përfundimtar - janar 2026”

AKKVP – Jepi vlerë pronës tuaj!

20/11/2025

𝐀𝐊𝐊𝐕𝐏 𝐝𝐡𝐞 𝐁𝐚𝐧𝐤𝐚 𝐁𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐑𝐄𝐆𝐈𝐏

Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, znj. Afërdita Beka Arifaj, ka zhvilluar sot një takim pune me z. Caleb Trevis Johnson nga Banka Botërore.

Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet AKKVP-së dhe Bankës Botërore, si dhe finalizimin e zbatimit të aktiviteteve të AKKVP-së në kuadër të projektit REGIP.

Znj. Beka Arifaj theksoi gatishmërinë e AKKVP-së për të kontribuar në çdo iniciativë që synon forcimin e administrimit të pronës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Z. Caleb Trevis Johnson vlerësoi rolin aktiv të AKKVP-së dhe shprehu mbështetjen e mëtejshme të Bankës Botërore për projektet zhvillimore në këtë fushë.

𝐊𝐀𝐔𝐕𝐈 𝐢 𝐒𝐯𝐞𝐭𝐬𝐤𝐚 𝐁𝐚𝐧𝐤𝐚 𝐫𝐚𝐳𝐠𝐨𝐯𝐚𝐫𝐚𝐣𝐮 𝐨 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐚𝐜𝐢𝐣𝐢 𝐮𝐤𝐥𝐣𝐮𝐜̌𝐢𝐯𝐚𝐧𝐣𝐚 𝐮 𝐑𝐄𝐆𝐈𝐏

Izvršna direktorka Kosovske Agencije za Upoređivanje i Verifikaciju Imovine, gospođa Afërdita Beka Arifaj, održala je danas radni sastanak sa gospodinom Caleb Trevis Johnson iz Svetske Banke.

Na sastanku je razgovarano o kontinuiranoj saradnji između KAUVI-ja i Svetske banke, kao i finalizaciji sprovođenja aktivnosti KAUVI-ja u okviru projekta REGIP.

Gospođa Beka Arifaj je naglasila spremnost KAUVI-ja da doprinese svakoj inicijativi koja ima za cilj jačanje upravljanja imovinom i unapređenje usluga za građane.

Gospodin Trevis Johnson je ocenio aktivnu ulogu KAUVI-ja i izrazio dalju podršku Svetske banke za razvojne projekte u ovoj oblasti.

𝐊𝐏𝐂𝐕𝐀 𝐚𝐧𝐝 𝐖𝐨𝐫𝐥𝐝 𝐁𝐚𝐧𝐤 𝐝𝐢𝐬𝐜𝐮𝐬𝐬 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐧𝐠 𝐢𝐧𝐜𝐥𝐮𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐢𝐧 𝐑𝐄𝐆𝐈𝐏

The Executive Director of the Kosovo Property Comparison and Verification Agency, Ms. Afërdita Beka Arifaj, held a working meeting today with Mr. Caleb Trevis Johnson from the World Bank.

The meeting focused on the ongoing cooperation between KPCVA and the World Bank, as well as the finalization of the implementation of KPCVA’s activities under the REGIP project.

Ms. Beka Arifaj emphasized KPCVA’s readiness to contribute to any initiative aimed at strengthening property administration and improving services for citizens.

Mr. Caleb Trevis Johnson commended KPCVA’s active role and expressed the World Bank’s continued support for development projects in this field.

Photos from Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës 's post 10/11/2025

𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐚 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐫𝐚𝐡𝐚𝐬𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐫𝐨𝐧𝐞̈𝐬 (𝐀𝐊𝐊𝐕𝐏) 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐚 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 (𝐀𝐊𝐊) 𝐦𝐞 𝐌𝐞𝐦𝐨𝐫𝐚𝐧𝐝𝐮𝐦 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐚𝐝𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐑𝐄𝐆𝐈𝐏

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për zbatimin e aktiviteteve të AKKVP-së në kuadër të projektit “Regjistrimi i Pronës së Paluajtshme dhe Infrastruktura Gjeohapësinore në Kosovë” (REGIP), i cili financohet nga Banka Botërore.

Ky memorandum përcakton kornizën e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me qëllim përmirësimin e shërbimeve gjeohapësinore për qytetarët, në përputhje me mandatin e AKKVP-së.

Drejtoresha Ekzekutive e AKKVP-së, znj. Afërdita Beka Arifaj, theksoi se nënshkrimi i këtij memorandumi shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për zbatimin efikas të projektit REGIP, duke vlerësuar se ky proces do të kontribuojë ndjeshëm në avancimin e sistemit të administrimit të pronës në Kosovë.

Kjo marrëveshje vjen pas angazhimit të vazhdueshëm të Drejtoreshës Ekzekutive të AKKVP-së, duke nisur nga pjesëmarrja dhe takimet e zhvilluara në Konferencën e Bankës Botërore në Uashington në vitin 2024, e deri te finalizimi i kësaj marrëveshjeje.

Projekti REGIP zbatohet nga AKK me mbështetjen e Bankës Botërore dhe synon forcimin e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e të dhënave të pronës dhe infrastrukturës gjeohapësinore, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

******
𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐬𝐤𝐚 𝐀𝐠𝐞𝐧𝐜𝐢𝐣𝐚 𝐳𝐚 𝐔𝐩𝐨𝐫𝐞đ𝐢𝐯𝐚𝐧𝐣𝐞 𝐢 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐜𝐢𝐣𝐮 𝐈𝐦𝐨𝐯𝐢𝐧𝐞 (𝐊𝐀𝐔𝐕𝐈) 𝐢 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐬𝐤𝐚 𝐊𝐚𝐭𝐚𝐬𝐭𝐚𝐫𝐬𝐤𝐚 𝐀𝐠𝐞𝐧𝐜𝐢𝐣𝐚 (𝐊𝐊𝐀) 𝐩𝐨𝐭𝐩𝐢𝐬𝐚𝐥𝐢 𝐦𝐞𝐦𝐨𝐫𝐚𝐧𝐝𝐮𝐦 𝐨 𝐬𝐚𝐫𝐚𝐝𝐧𝐣𝐢 𝐳𝐚 𝐬𝐩𝐫𝐨𝐯𝐨đ𝐞𝐧𝐣𝐞 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐧𝐨𝐬𝐭𝐢 𝐮 𝐨𝐤𝐯𝐢𝐫𝐮 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐚 𝐑𝐄𝐆𝐈𝐏

Kosovska Agencija za Upoređivanje i Verifikaciju Imovine (KAUVI) i Kosovska Katastarska Agencija (KKA) potpisale su Memorandum o saradnji za sprovođenje aktivnosti u okviru projekta REGIP.

Ovaj memorandum definiše okvir saradnje između dve institucije, sa ciljem unapređenja geoprostorne usluge za građane, u skladu sa mandatom KAUVI-ja.

Izvršna direktorka KAUVI-ja, gospođa Afërdita Beka Arifaj, istakla je da potpisivanje ovog memoranduma predstavlja značajan korak u jačanju međuinstitucionalne saradnje za efikasnu realizaciju projekta REGIP, ocenjujući da će ovaj proces značajno doprineti unapređenju sistema upravljanja imovinom u Kosovu.

Ovaj sporazum dolazi nakon kontinuiranog angažovanja izvršne direktorke KAUVI-ja, počevši od učešća i sastanaka na Konferenciji Svetske Banke u Vašingtonu 2024. godine, pa sve do finalizacije ovog sporazuma.

Projekat REGIP sprovodi KKA uz podršku Svetske Banke i ima za cilj jačanje institucionalnih kapaciteta za upravljanje podacima o imovini i geoprostornom infrastrukturom, u skladu sa međunarodnim standardima.

******
𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐨 𝐏𝐫𝐨𝐩𝐞𝐫𝐭𝐲 𝐂𝐨𝐦𝐩𝐚𝐫𝐢𝐬𝐨𝐧 𝐚𝐧𝐝 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐟𝐢𝐜𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐀𝐠𝐞𝐧𝐜𝐲 (𝐊𝐏𝐂𝐕𝐀) 𝐚𝐧𝐝 𝐭𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐨 𝐂𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥 𝐀𝐠𝐞𝐧𝐜𝐲 (𝐊𝐂𝐀) 𝐬𝐢𝐠𝐧 𝐚 𝐌𝐞𝐦𝐨𝐫𝐚𝐧𝐝𝐮𝐦 𝐨𝐟 𝐂𝐨𝐨𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐟𝐨𝐫 𝐭𝐡𝐞 𝐢𝐦𝐩𝐥𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐨𝐟 𝐚𝐜𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐢𝐞𝐬 𝐰𝐢𝐭𝐡𝐢𝐧 𝐭𝐡𝐞 𝐑𝐄𝐆𝐈𝐏 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐜𝐭

Kosovo Property Comparison and Verification Agency (KPCVA) and the Kosovo Cadastral Agency (KCA) have signed a Memorandum of Cooperation for the implementation of activities within the REGIP project.

This memorandum establishes the framework of cooperation between the two institutions, aiming to improve geospatial services for citizens in accordance with the mandate of KPCVA.

The Executive Director of KPCVA, Ms. Afërdita Beka Arifaj, emphasized that the signing of this memorandum marks an important step in strengthening inter-institutional cooperation for the effective implementation of the REGIP project, noting that this process will significantly contribute to advancing the property administration system in Kosovo.

This agreement follows the continued engagement of the Executive Director of KPCVA, from participation and meetings at the World Bank Conference in Washington in 2024 to the finalization of this agreement.

The REGIP project is implemented by KCA with the support of the World Bank and aims to strengthen institutional capacities for managing property data and geospatial infrastructure in accordance with international standards.

Want your business to be the top-listed Government Service in Prishtinë ?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address

Rruga “Bill Klinton”, Lakrishte, Kompleksi Donika 2, 10000 Prishtinë
Prishtinë

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00