23/04/2026
💧 Miratimi i Ligjit për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore
Sot u shënua një hap shumë i rëndësishëm për sektorin e ujërave në Kosovë me miratimin e Ligjit për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore. Ky ligj krijon bazë më të fuqishme për mbrojtjen, zhvillimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore si pasuri jetike për qytetarët dhe të ardhmen e vendit tonë.
🔹 Ky zhvillim do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve institucionale për menaxhim më efikas të ujërave.
🔹 Do të mbështesë investimet në ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së resurseve ujore.
🔹 Do të avancojë zbatimin e politikave moderne dhe standardeve evropiane në sektorin e ujit.
Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore e mirëpret këtë vendim dhe mbetet i përkushtuar në zbatimin e përgjegjësive ligjore për menaxhim të integruar dhe të qëndrueshëm të ujërave në Kosovë.
💠 Uji është jetë, përgjegjësia jonë është ta mbrojmë dhe menaxhojmë me vizion.
23/04/2026
💧 Workshopi i Dytë i WRIPS-it — Ndërtimi i së Ardhmes së Ujit në Kosovë
Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore mori pjesë në Workshopin e Dytë të Palëve të Interesuara të Studimit për Përgatitjen e Investimeve në Burimet Ujore (WRIPS), ku u mblodhën politikëbërës, ekspertë teknikë dhe akterë të sektorit të ujërave për të diskutuar mbi hapat strategjikë drejt sigurimit të së ardhmes ujore të Kosovës.
🔹 WRIPS përfaqëson një dokument me rëndësi të veçantë strategjike, i cili integron hartografimin hidrogjeologjik, vlerësimet e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, analizat e cilësisë së ujit, trendet e konsumit dhe modelimin hidro-ekonomik.
🔹 Gjatë workshopit u prezantuan gjetje dhe analiza të avancuara lidhur me gjendjen e infrastrukturës ujore, sistemet e informacionit hapësinor, modelimin e shkrirjes së borës, hartografimin e ujërave nëntokësore, ndikimet mjedisore si dhe prioritetet për investime të qëndrueshme në sektor.
🔹 Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore kontribuoi në mënyrë aktive gjatë punimeve të workshopit përmes pjesëmarrjes profesionale, diskutimeve konstruktive dhe dhënies së sugjerimeve konkrete, me qëllim avancimin e planifikimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore në vend.
🔹 Një vend që i njeh burimet e veta ujore, mund t’i mbrojë ato, t’i menaxhojë me mençuri dhe të investojë me besim për brezat e ardhshëm.
💧 Shprehim mirënjohje të veçantë për kontributin profesional të Flows si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm gjatë këtij procesi me rëndësi të madhe për Kosovën.
💠 WRIPS po vendos themelet për një të ardhme ujore më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të planifikuar për vendin tonë.
22/04/2026
💧 Sot shënojmë Ditën Botërore të Tokës 🌍
Toka është shtëpia jonë e përbashkët, ndërsa uji është burimi më i çmuar që e mban atë gjallë. Çdo lumë, liqen, burim dhe ujë nëntokësor është pjesë e ekuilibrit natyror që duhet ta mbrojmë me përgjegjësi.
🔹 Si Autoritet i Rajonit të Pellgjeve Lumore, mbetemi të përkushtuar në menaxhimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e burimeve ujore, për një mjedis më të pastër dhe një të ardhme më të sigurt për brezat që vijnë.
🔹 Kujdesi për tokën fillon me kujdesin për ujin – sepse aty ku ka ujë të pastër, ka jetë, zhvillim dhe shpresë.
💠 Në këtë Ditë Botërore të Tokës, le të reflektojmë dhe të veprojmë së bashku për ta ruajtur natyrën që na mban gjallë. 💧🌍
21/04/2026
💧 Avancimi i bashkëpunimit ndërkufitar për ujërat midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Javën e kaluar, ministritë përkatëse të linjës në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, me mbështetjen e Programit IWRM-K dhe Programit për Menaxhimin, Përdorimin dhe Mbrojtjen e Ujërave Nëntokësore në Maqedoninë e Veriut, zhvilluan një tryezë të përbashkët dyditore të fokusuar në forcimin e bashkëpunimit në Pellgjet Lumore Lepenc/Vardar, në nivel teknik.
🔹 Në këtë takim morën pjesë institucionet relevante, autoritetet e pellgjeve lumore, shërbimet hidrometeorologjike dhe ekspertët teknikë nga të dy vendet.
🔹 Diskutimet u përqendruan në mësimet e nxjerra nga bashkëpunimi ekzistues ndërkufitar, mundësitë për përmirësimin e shkëmbimit të të dhënave dhe informacionit, si dhe identifikimin e prioriteteve konkrete për bashkëpunim në të ardhmen.
🔹 Tryeza shënoi një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të besimit dhe krijimit të një kornize më praktike e të bazuar në nivel lokal për bashkëpunim në Pellgjet Lumore Lepenc/Vardar, e fokusuar në mësim të përbashkët, shkëmbim teknik dhe të dhënash.
🔹 Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore shpreh mirënjohje të veçantë për Programin IWRM-K për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e dhënë në forcimin e bashkëpunimit rajonal, përmirësimin e qeverisjes së ujërave dhe promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve të përbashkëta ujore.
💠 Bashkëpunimi ndërkufitar mbetet kyç për mbrojtjen dhe menaxhimin efikas të burimeve tona ujore.
20/04/2026
💧 PREZANTIMI I PROJEKTIT TË BATIMETRISË DHE ANALIZËS SË SEDIMENTEVE
🔹 Është duke u zhvilluar workshop-i në kuadër të prezantimit të projektit: “Studimi Batimetrik (Matja e volumit të ujit), analiza e sedimenteve për 6 rezervuaret e Kosovës”, i realizuar në bashkëpunim me kompanin inxhinierike E.B.S & GEOCAD.
🔹 Gjatë këtij aktiviteti po prezantohen rezultatet e studimit, metodologjia e punës dhe të gjeturat teknike për gjashtë rezervuarët kryesorë të Kosovës.
🔹 Realizimi i këtij projekti është paraprirë edhe nga një trajnim profesional dyditor ne Shqiperi i organizuar nga ekipi i kompanisë inxhinierike E.B.S & GEOCAD, ku përfaqësues të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore dhe Kompanive Rajonale të Ujësjellësit patën mundësinë të njihen nga afër me procedurat moderne të batimetrisë dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar multi beam. Përmes pjesës teorike dhe demonstrimeve praktike në terren, janë ngritur kapacitetet profesionale për zbatimin dhe interpretimin e studimeve që kontribuojnë në ruajtjen e kapacitetit ujëmbajtës, sigurinë e digave dhe menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve ujore të vendit.
🔹 Workshop-i po shërben gjithashtu si hapësirë diskutimi ndërmjet institucioneve dhe palëve relevante për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore dhe rëndësinë strategjike të rezervuarëve.
🔹 Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore mbetet i përkushtuar në punë që kontribuojnë në ruajtjen, zhvillimin dhe menaxhimin efikas të resurseve ujore.
💠 Për ujëra të sigurta dhe të ardhme të qëndrueshme.
03/04/2026
💧 Zhvillime kyçe në procesin e planifikimit të mbrojtjes së resurseve ujore
Për të mbrojtur në mënyrë efektive ujërat sipërfaqësore, është thelbësore që fillimisht të kemi një kuptim të saktë mbi:
🔹 cilët janë trupat ujorë
🔹 shtrirjen e tyre gjeografike (delineimi)
🔹 karakteristikat dhe tipologjinë e tyre
Sot, Grupet Punuese për përgatitjen e Planeve për Menaxhimin e Pellgjeve Lumore (PMPL) u mblodhën për të çuar këtë proces përpara.
🔹 Ky përbën një hap të rëndësishëm drejt thellimit të analizave cilësore, me qëllim:
🔹 identifikimin e saktë të presioneve mbi trupat ujorë
🔹 vlerësimin e gjendjes së tyre
🔹 hartimin e Programit të Masave për përmirësimin dhe mbrojtjen e tyre
Ky angazhim është thelbësor për menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave dhe për përmbushjen e standardeve të direktivave evropiane. Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore shpreh falënderim për Programin IWRM-K për mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e këtij procesi.
💠 Bashkë për ujëra të mbrojtura dhe një mjedis më të qëndrueshëm!
02/04/2026
💧Aktivitete në terren për identifikimin e pengesave në lumenj
Në zbatim të vendimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për lehtësimin e rrjedhës natyrore të lumenjve, Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore (ARPL) ka nisur aktivitetet konkrete në terren për identifikimin dhe vlerësimin e pengesave artificiale në lumenj.
🔹 Ekipet e ARPL-së janë duke punuar në terren për:
Identifikimin e strukturave hidroteknike të braktisura;
Evidentimin e digave të vogla, pragjeve dhe pengesave të tjera;
Vlerësimin e ndikimit të tyre në rrjedhën natyrore të ujit dhe ekosistemin.
🔹 Këto ndërhyrje synojnë:
Mundësimin e rrjedhës së lirë të lumenjve;
Lehtësimin e migrimit të faunës ujore;
Përmirësimin e transportit natyror të sedimenteve;
Zvogëlimin e rrezikut nga vërshimet.
🔹 Përmes Inventarit Kombëtar të pengesave në lumenj, çdo strukturë do të analizohet dhe klasifikohet, me qëllim që ato që janë jashtë funksionit dhe të largohen në mënyrë graduale dhe të qëndrueshme.
💠 Ky është një hap i rëndësishëm drejt restaurimit të lumenjve dhe mbrojtjes së biodiversitetit në Republikën e Kosovës, në përputhje me standardet evropiane dhe objektivat për zhvillim të qëndrueshëm.
24/03/2026
💧 Aty ku rrjedh uji, rritet barazia! | Dita Botërore e Ujit 2026
Me rastin e Ditës Botërore të Ujit 2026, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ambasada e Zvicrës, përmes Programit IWRM-K, shënuan këtë ditë të rëndësishme duke mbledhur përfaqësuese institucionale, gra fermere dhe OJQ, në një dialog dinamik dhe frymëzues nën temën globale: “Aty ku rrjedh uji, rritet barazia.”
🔹 Ngjarja përfshiu fjalime nga znj. Fitore Pacolli Dalipi dhe znj. Beate K. Elsasser, si dhe kontribute nga përfaqësuese institucionale, gra fermere dhe aktore të shoqërisë civile.
🔹 U theksua rëndësia e menaxhimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të ujërave, si një shtytës kyç për zhvillim rural, përfshirje sociale dhe qëndrueshmëri afatgjatë.
🔹 Pjesëmarrëset ndanë përvoja të fuqishme nga jeta reale – nga menaxhimi i ujit në praktikat e përditshme bujqësore deri te përballja me sfida sistemike.
🔹 U dëshmua roli thelbësor i grave në mbështetjen e komuniteteve dhe ekonomive lokale.
💠 Uji nuk është vetëm burim jetese – është themel i barazisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
22/03/2026
💧 Dita Botërore e Ujit – 22 Mars
🔹 Uji është jetë dhe një pasuri që duhet mbrojtur çdo ditë. Duke kursyer ujin, duke parandaluar ndotjen dhe duke promovuar përdorim të qëndrueshëm, secili prej nesh kontribuon në ruajtjen e këtij burimi jetik për brezat që vijnë.
🔹 ARPL ka shënuar përparime të rëndësishme në menaxhimin e resurseve ujore përmes realizimit të projekteve kapitale në rregullimin e lumenjve dhe infrastrukturës ujore, pastrimit të mbi 67 km lumenj, si dhe avancim në përgatitje drejt ndërtimit të digave. Njëkohësisht, janë hartuar plane për menaxhimin e pellgjeve lumore dhe hartat e rrezikut nga vërshimet, ndërsa digjitalizimi është përforcuar përmes zhvillimit të Sistemit Informativ Ujor dhe e-lejeve, si dhe avancimit të kornizës ligjore në sektorin e ujërave.
💠 Tema botërore e ditës së ujit këtë viti, “Aty ku rrjedh uji, rritet barazia”, na kujton se qasja e barabartë në ujë është thelbësore për mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm. Le të angazhohemi që uji të jetë i qasshëm për të gjithë, sepse aty ku rrjedh uji, rritet barazia.
11/03/2026
💧 Takim koordinues për furnizimin me ujë të disa fshatrave në Leposaviq
🔹 Në ambientet e Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore u mbajt një takim koordinues ndërmjet Fatos Qerimi, Drejtor i ARPL-së, Zoran Todiq, kryetarë i komunës së Leposaviqit, Bashkim Kurti, Kryeshef Ekzekutiv i KRU Mitrovica, si dhe përfaqësuesve kompetentë të fushës nga këto institucione.
🔹 Qëllimi i takimit ishte koordinimi ndërinstitucional lidhur me iniciativën për hapjen e dy pusetave, të cilat synojnë furnizimin me ujë të disa fshatrave në Komunën e Leposaviqit.
🔹 Gjatë takimit, përfaqësuesit e Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore prezantuan dhe sqaruan procedurat dhe hapat që duhet të ndiqen për aplikim për leje ujore, si dhe dokumentacionin e nevojshëm për zhvillimin e kësaj iniciative.
🔹 Palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional, me qëllim të avancimit të iniciativave që kontribuojnë në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore dhe përmirësimin e furnizimit me ujë për qytetarët.
💠 ARPL mbetet e përkushtuar në mbështetjen dhe koordinimin e proceseve që sigurojnë shfrytëzim të rregulluar dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore.
20/01/2026
💧 Punë. Përgjegjësi. Zbatim. – Fillimi i vitit në ARPL!
🔹 Këtë fillimvit Divizioni i Politikave dhe Planifikimit të Resurseve Ujore, organizoi një mbledhje me stafin e Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, ku u prezantua Draft Raporti për Çështje të Rëndësishme të Menaxhimit të Ujit në Kosovë, në kuadër të Planeve të Menaxhimit të Pellgjeve Lumore.
🔹 Takimi u karakterizua nga diskutime profesionale dhe konstruktive, me fokus në përmirësim të përmbajtjes dhe rritjen e cilësisë analitike të raportit.
🔹 Stafi i ARPL-së kontribuoi me sugjerime dhe vërejtje, duke reflektuar përkushtim institucional në menaxhim më efektiv dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore në Kosove.
💠 Angazhimi profesional dhe bashkëpunimi mbeten thelbësore për rezultate të qëndrueshme dhe të zbatueshme.