Lidhja me Mërgatën

Lidhja me Mërgatën

Share

Platforma zyrtare e LDK-së e dedikuar për Mërgatën

15/12/2025

Të dashur bashkatdhetarë në Mërgatë, regjistrimi për të votuar jashtë vendit ka nisur dhe është shumë i lehtë. Bëhet online në faqen e KQZ-së. Regjistrimi është i hapur deri më datë 6 dhjetor 2025.

Prandaj ju ftojmë të regjistroheni sa më parë, në mënyrë që vota juaj të jetë e sigurtë. Kujdes dhe vëmendje, ju lutem: mos u regjistroni për votim nga jashtë nëse planifikoni të vini në Kosovë për të votuar, sepse nuk lejohen të dyja bashkë.

Duhet njëra ose tjetra. Natyrisht, në vendin tuaj, në Kosovën tonë, jeni gjithmonë të mirëseardhur.

Faleminderit që e mbani gjallë lidhjen tonë. Le të fitojmë e na priftë e mbara!✌️

15/12/2025

Më 28 dhjetor, ditën e zgjedhjeve, ejani në Kosovë.
Kosova ka nevojë për shpresë. LDK ju thërret! LDK ju pret!

15/12/2025
15/12/2025

Dy javë nga sot festë të madhe do të kemi në Prishtinë e Kosovë.

123 është numri ynë.
Kosova ka nevojë për shpresë. Zgjidh shpresën.

11/12/2025

Të dashur bashkatdhetarë në Gjermani,

Duke respektuar rregullat ligjore të Gjermanisë, të cilat ndalojnë organizimin e aktiviteteve zgjedhore nga zyrtarë të huaj brenda periudhës tre mujore para zgjedhjeve, ju njoftojmë se tubimi i planifikuar i LDK-së në Frankenthal, më 13 dhjetor, është anuluar.

Ky vendim ka qenë jo i lehtë, sepse dëshira jonë për t’u takuar, për t’ju dëgjuar e për të qenë pranë jush është e madhe.

Por edhe pa tubim, ne mbetemi bashkë të lidhur me besim, me përkushtim dhe me dashuri për Kosovën.

Takimi ynë i vërtetë është para nesh:
më 28 dhjetor në Kosovë, aty ku vendoset e ardhmja që e duam.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe për mbështetjen tuaj të palëkundur.
Ne vazhdojmë rrugën tonë, me shpresë e me përgjegjësi.

Zgjidh Shpresën. Zgjedh LDK 123!

Photos from Lidhja me Mërgatën's post 09/12/2025

Të dielen, në Nivelles të Belgjikës, u themelua nëndega e re e LDK-së, e cila pasuron dhe forcon degën e LDK-së në Beneluks.

Kuvendi, i cili u monitorua nga komisioni përkatës për Beneluks, zgjodhi Mustaf Ukën në krye të kësaj nëndege dhe 7 anëtarë të tjerë.

Ky hap, dëshmon se mërgata e LDK-së është e organizuar dhe vendosur që të j*p kontribut për LDK-në dhe Kosovën.
Le ta bëjmë së bashku fitoren e 28 dhjetorit!

07/12/2025

🇽🇰🇨🇭 Të dashur bashkatdhetarë në Zvicër,
Kryetari Lumir Abdixhiku bashkë me delegacionin e LDK-së po vjen në Grenchen për t’u takuar me ju — me njerëzit që e duan Kosovën dhe që besojnë në shtëpinë tonë politike, LDK-në.

📅 E diel, 14 dhjetor 2025
⏰ 13:30
📍 Lindenstraße 41, 2540 Grenchen, Zvicër

Zgjedh Shpresën. Zgjedh LDK 123.

07/12/2025

LDK po vjen në Frankenthal për t’u takuar me ju, për t’ju dëgjuar e për t’u lidhur edhe më fort me ju!

📅 E shtunë, 13 dhjetor 2025
⏰ 17:00
📍 Frankenthaler Brauhaus, Johann-Klein-Straße 22, Frankenthal, Gjermani

Bashkohuni me kryeministrin në ardhje, Lumir Abdixhiku në një bashkëbisedim të hapur për Kosovën që e duam.

Zgjedh Shpresën. Zgjedh LDK 123.

07/12/2025

Zgjedh shpresën!
123 është numri ynë.

Mërgata është LDK. LDK është 123.

05/12/2025

Të dashur Mërgimtarë,

Ka mbetur vetëm edhe 1 ditë afat për tu regjistruar për votim me postë apo në ambasada e konsulata të Kosovës.

Regjistrohuni në https://diaspora.kqz-ks.org/

Le ta shënojmë së bashku fitoren e 28 dhjetorit!

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address

Rr. UÇK 2B
Pristina
10000