Pd-Prishtinë

Pd-Prishtinë

Share

Dega 1,2,dhe 3 e PD -së ne Prish*tnë

29/09/2017

Fushata ne Lipjan

29/09/2017

Fushata ne Podujevë

29/09/2017

Fushata ne Prishtinë- Tregu me shumicë

Photos from Pd-Prishtinë's post 29/09/2017

FUSHATA NE TREGUN E GJELBER- PRISHTINE

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Prof. Dr. Ferid Agani, së bashku me bartësin e listës Liridon Kadriu dhe kandidatët për Kuvend Komunal në komunën e Prishtinës, sot kanë vizituar Tregun me shumicë duke u njoftuar për se afërmi me problemet që ka ky treg.
Kryetari Agani gjatë një bashkëbisedimi me pronarët e bizneseve ka thënë se institucionet e vendit, qendrore dhe ato komunale, nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje për Tregun dhe kjo fletë për mungesën e plotë të vizionit politik të vullnetit dhe vendosmërisë të zgjidhet ky problem i madh për Kryeqytetin.
“Gjendja e Tregut me shumicë të cilën e konstatuam sot në mënyrë të përsëritur si në rastin e zgjedhjeve të viteve të kaluara është e njëjtë, shumë e keqe dhe fletë për mungesën e plotë të vizionit politik dhe vullnetit e vendosmërisë të zgjidhet ky problem i rëndësishëm i Kryeqytetit”, tha Kryetari Agani.
Sipas Kryetarit Agani, zgjidhja e vetme në situatën aktuale është sigurimi i një investitori të jashtëm në bazë të Ligjit për Investime Strategjike duke privatizuar Tregun me shumicë, por pas arritjes së marrëveshjes paraprake me pronarët e bizneseve, marrëveshje kjo që do të facilitohet nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.
Liridon Kadriu bartës i listës nga Partia e Drejtësisë për zgjedhjet për Kuvend Komunal, tha se ne do të jemi zë i fuqishëm i këtyre tregtarëve që t’u gjendet një zgjidhje e mirëfilltë në të mirë të tretarëve në këtë treg.
“Ne si Parti e Drejtësisë me moton ‘Qeverisje me Drejtësi!’, do të jemi zëri i këtyre tregtarëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe do të lobojmë që të merret një vendim i cili është i drejtë dhe i pranueshëm për këta tregtarë”, premtoi Kadriu.
Më tej ai theksoi se vendimi më i drejtë është sjellja e investimeve të huaja, privatizim i mirëfilltë dhe ndërtimi i një tregu modern për Prishtinën.

Photos from Pd-Prishtinë's post 22/09/2017

Kontriboni qe te kemi pozite ne Komunen e Prishtines

20/09/2017

TE NDERUAR QYTETARË TË PRISHTINËS

Duke i falënderuar aktivistët e Partisë së Drejtësisë të cilët i qëndruan besnik programit të Partisë ,si dhe Liderit Dr. Ferid Agani ne iu kemi përveshur punës për garën politike në qytetet e Kosovës dhe në Kryeqytet. Përkrahja e juaj na mundëson që të jemi edhe më të zëshëm në ruajtjen e vlerave tona. Ne nuk jemi Parti Fetare,por parti Kombëtare e themeluar që në ditët e para të historisë modern të Kosovës. Jemi parti konservative e qendrës së djathtë që ruajmë dhe mbrojmë vlerat tona kombëtare,familjare kulturore,tradicionale e fetare. Andaj kërkojmë nga ju që kësaj radhe të na përkrahni edhe më fuqishëm.

Photos from Ferid Agani's post 20/09/2017

Aty ku ështe Dituria e shkenca gjindet edhe Lideri ynë.
DrFerid Agani

Untitled album 20/09/2017
20/09/2017

TE NDERUAR QYTETAR TË PRISHTINËS
Partia e Drjetësisë duke dashur që t’iu sjell optimizëm në vazhdimin e fuqizimit të frymës së saj po bënë përpjekje që kësaj radhe të ketë suksese në fitimin e vendëve në Asamblenë e Kuvendit Komunal të Prishtinës.E për këtë kërkojm edhe angazhimin e juaj pa kursim.
PD konsideron se sigurimi i standardeve më të larta të të drejtave dhe lirive të njeriut me dispozita kushtetuese dhe ligjore, pa asnjë lloj të diskriminimit, përfshirë lirinë e plotë të ushtrimit të identitetit fetar në institucionet publike dhe të drejtën e arsimimit fetar në shkolla, paraqet themel për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar.
Këtë pjesë nga Platforma Politike e Partisë së Drejtësisë si dhe insertet tjera, do t’i bëjë funksionale me përkrahjen e juaj.Angazhohuni që t’i informoni njerëzit e juaj për të na përkrahur.
VOTO Nr. 44 Partia e Drjetësisë.
Voto nr. 2
Shkelzim Gashi- Kryetar i Degës së Parë

20/09/2017

TE NDERUAR QYTETAR TË PRISHTINËS

Partia e Drejtësisë si parti politike e qendrës, e mbështetur në konceptet politike të demokracisë progresive konservatore, social liberalizimit dhe social demokracisë artikulon interesat gjenuine të qytetarëve për shtet të pavarur dhe demokratik të Kosovës, të integruar në bashkësinë evropiane dhe në NATO.
Në kuadër të ktij pasusi të Platformës së PD-së do të tentojmë që si grup i Asambleistëve të përcjellim zërin tuaj në Kuvendin Komunal.
Ne me këmbëngulje e vullnet jemi vazhdimësi e Partisë së Drejtësisë dhe së bashku me juve shpresojmë se do t’ia dalim. Jo vetëm për të marrë pozitë legjislacionin komunal,por edh epër të forcuar frymën e Partisë tonë dhe tuaj.
Vota e juaj është e shenjtë dhe kjo na obligon për ngritjen e platformës së Partisë së Drjetësisë.Votoni Nr. 44 dhe Asambleistët tanë.
Me respekt e përkushtim.
Liridon Kadriu Bartës i Listës.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address

Bajram Kelmendi
Pristina
10.000