Prishtina HeatSave

Prishtina HeatSave

Share

Prishtina HeatSave do të mundësojë kalimin e konsumatorëve të Termokos nga faturimi sipas hapësirës së matur, në faturim në bazë te konsumit.

Prishtina HeatSave është investim 10M dollarësh nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) & Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), me qëllim të modernizimit të sistemit të m***es së shpenzimeve të ngrohjes përmes Termokos Projekti përfshinë pajisjen e rreth 14,000 apartamenteve dhe shtëpive individuale me matës të energjisë termike, instalimin e mbi 60000 valvuolave rregulluese termostatike si dhe 60000 alokatorëve të energjisë termike, falas për të gjithë konsumatorët.

Photos from Prishtina HeatSave's post 08/11/2024

📮Fillon shpërndarja e faturave sipas konsumit!

Ngrohtorja Termokos njofton të gjithë konsumatorët, që kanë përfituar njehsorët e ngrohjes, se do të fillojë me shpërndarjen e faturave të para, bazuar në shpenzimin e ngrohjes.

Nga ky vikend mbi 7.000 konsumatorë do të pranojnë faturat me përllogaritjen e bazuar në shpenzimet e ngrohjes, përgjatë këtij muaji.

⚠️ Vërejtje:
Nëpërmes softuerëve të instaluar dhe inspektimeve në terren, tek një pjesë e konsumatorëve tanë janë vërejtur ndërhyrje të paautorizuara në pajisjet e instaluara, ndërrim të radiatorëve, tentim për bllokim të valvolave etj. gjë që ka vështirësuar procesin e faturimit. Të gjitha këto ndërhyrje janë lokalizuar dhe do të vizitohen nga ekipet tona ditëve në vijim për të evituar çdo parregullsi në mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve si dhe për të siguruar një proces të rregullt dhe të saktë të faturimit.

Procesi i faturimit sipas konsumit, pavarësisht vështirësive që mund të hasen në këtë fillim, do të jetë një proces i pandalshëm, që me kohë do të jetë i mundshëm për secilën familje që furnizohet me ngrohje nga NP “Termokos”.

Secila faturë përmbanë sqarimet plotësuese, këshillat dhe udhëzimet për kursim të energjisë ngrohëse.

Këtej e tutje, faturat e gjithë konsumatorëve, që kanë pëfituar pajisjet matëse do të varen nga shpenzimet e ngrohjes. Andaj, kurseni ngrohjen, që të keni fatura më të ulëta!

04/10/2024

Kujdes‼️

Me pajisjet e , jo domosdoshmërisht do të keni fatura më të ulëta.

📉Fatura më të ulëta do të keni vetëm nëse:

- rregulloni ngrohjen dhe përcaktoni temperaturën sipas nevojës:
Me pajisjet e , ju tani mund të ngrohni vetëm dhomat të cilat i përdorni më shpesh gjatë ditës. Reduktimi i ngrohjes në hapësirat më pak të përdorura mund të ulë ndjeshëm konsumin e ngrohjes, rrjedhimisht edhe faturat.

- monitoroni konsumin:
Matësit e ngrohjes ju lejojnë të përcjellni konsumin e ngrohjes. Duke qenë në dijeni sa po shpenzoni dhe duke krahasuar konsumin e ngrohjes gjatë periudhave të ndryshme, ju mund të vini re parregullësi dhe të reduktoni ngrohjen e panevojshme.

- ndryshoni shprehitë e ngrohjes:
Duke përmirësuar shprehitë tona të përdorimit të ngrohjes, ne mund të kemi fatura deri në dyfish më të ulëta, përmes njehsorëve të

30/09/2024

Sezoni ngrohës po afron 🍂

Faturat tash e tutje, për konsumatorë që i kanë matësit e ngrohjes të instaluar, do të vijnë për aq sa kanë shpenzuar.

Pajisjet e në radiator ju ndihmojnë të keni rehati të shtuar, ambient më të shëndetshëm dhe fatura më të ulta nëse:
📌Ju i përdorni arsyeshëm, pa i dëmtuar ato
📌Ju e kontrolloni ngrohjen sipas nevojës dhe e kurseni atë
📌Nuk lejoni që temperatura në dhomë të tejkalojë 22°C, ashtu sic rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kurse ngrohjen, paguaj më pak!

07/09/2024

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Ajrit të Pastër për Qiej të Kaltër, kujtojmë përpjekjet e vazhdueshme të Ngrohtores , në përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së jetës, në qytetin tonë.

Sezonin e fundit, ka zgjeruar ngrohjen për rreth 10 mijë familje më shumë se më parë, duke zvogëluar dukshëm përdorimin e lëndëve djegëse për ngrohje, të cilat janë burimet kryesore të ndotjes dhe qiejve gri në qytet.

Me , ju e kurseni dhe e kontrolloni ngrohjen, ndërsa ne vazhdojmë të zgjerohemi dhe reduktojmë edhe më tej përdorimin e energjisë elektrike.

Së bashku, ndërtojmë një me qiej të kaltër.

06/09/2024

🚫 Me vite të tëra, hapja e dritareve ishte e vetmja zgjidhje ndaj ngrohjes që nuk mund të kontrollohej.

⭕️ Tani, ngrohja dhe përdorimi i saj është në duart tona. Me ndryshimin shprehive tona dhe fillimit të përdorimit efiçient dhe të arsyeshëm të ngrohjes, ne do të kemi më shumë rehati e më pak shpenzime.

04/09/2024

Prishtinë e dashur,
Teksa, Ngrohtorja Termokos po punon fort për një sezon të ri ngrohës sa më të rehatshëm për ju dhe më miqësor ndaj mjedisit, ne po ju bëjmë thirrje, të gjithë juve që tanimë keni pajisjet tona të instaluara, t’i përdorni ato arsyeshëm dhe me kujdes.

Që nga ky sezon, filloni ta kontrolloni ngrohjen dhe ta kurseni atë. Kështu, ju paguani më pak, ndërsa ne rritemi edhe në lagjet e tjera të Prishtinës, për një të ardhme të qëndrueshme.

🌳

28/08/2024

Si do të faturohen konsumatorët, sivjet? Cilat janë të gjeturat nga testimi i faturimit me m***e? Si përfitojnë konsumatorët direkt nga ? Sa do të paguajnë tani me m***e?

Për këto dhe më shumë, diskutoi në mëngjesin e sotëm, Kryeshefi Ekzekutiv i Termokos Fisnik Osmani në Klan Kosova

28/08/2024

Sipas hulumtimeve të bëra në prag të fillimit të , rreth 40% të konsumatorëve në Prishtinë, hapnin dritaret si mënyra e vetme e kontrollit të ngrohjes, në mungesë të kokave termike dhe të ndonjë shtyse për të kursyer.

Tani, çdo kush me njehsorët e instaluar, e ka në dorë kontrollin e ngrohjes dhe shpenzimet.

📌Rikujtojmë se faturimi i ri nuk garanton që do të paguash më pak, por garanton që nëse e përdorë ngrohjen arsyeshëm dhe e kursen atë, do të paguash më pak se ata që nuk e kontrollojnë.

Transformimi i sistemit të ngrohjes në Prishtinë, po merr formë me metodën e re të m***es së konsumit - NACIONALE 27/08/2024

“Faturimi i ri nuk garanton, që disa banorë do të paguajnë më pak, por garanton që ata që kursejnë do të paguajnë më pak se ata që nuk kursejnë” bën të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i NP Termokos Fisnik Osmani, në një intervistë për Nacionale.com

Lexojeni intervistën e plotë, ku do të gjeni shumë informata me rëndësi rreth faturimit të ngrohjes këtë sezon dhe zgjerimit të rrjetit:

Transformimi i sistemit të ngrohjes në Prishtinë, po merr formë me metodën e re të m***es së konsumit - NACIONALE Intervistë me Fisnik Osmanin, Kryeshefin Ekzekutiv të NP “Termokos” rreth faturimit të ngrohjes këtë sezon dhe zgjerimit të rrjetit. Nacionale: Tash e disa vite po paralajmërohet se faturat e klientëve të “Termokos” do të ndryshojnë dhe do ...

26/08/2024

Rreth 17.000 familje të Prishtinës do të faturohen sipas konsumit, që nga ky tetor.

Me vendosjen e matësve në radiatorë, në banesat e tyre, këto familje morën nën kontroll shfrytëzimin ditor dhe shpenzimet e tyre të ngrohjes.

⭕️ Si mund të përfitojmë nga ky investim?

Të gjithë ne, me njehsorët e ngrohjes të instaluar, mund të kursejmë në faturat tona të ngrohjes duke mos afektuar në komoditetin e shtëpive tona. Duke kontrolluar ngrohjen, jo vetëm që na shkurtohen faturat, por përmirësojmë edhe mjedisin ku qëndrojmë e banojmë.

08/07/2024

🌿🌡️🌱⚡️🌳🌞 🌲🌬️ ♻️💡

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address

Pristina
10 000