12/04/2021
Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit i cili fillon nesër, më 13 prill 2021 Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat, iu uron agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë dhe jashtë saj.
Muaji i madhërishëm i Ramazanit, muaj ky që Allahu e nderoi me zbritjen e Kur'anit, muaj i sakrificës, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, është muaj kur të gjithë besimtarët i gëzohen atmosferës së re të agjërimit, të adhurimit e lutjeve, mëshirës e pendimit. Duke e ndihmuar njëri tjetrin, duke e falur njëri tjetrin, duke ia zgjatur dorën e ndihmës njëri tjetrit, do t’i japim kuptim edhe qëndrimit tonë dinjitoz para Allahut, gjatë ibadeteve tonë që i kryejmë vetëm për Të.
Ramazani është një rast i mirë që besimtarët t’i kthehen Krijuesit dhe ta kuptojnë sa më mirë misionin e tyre në Tokë.
16/02/2021
Balli Kombëtar Demokrat- Kosovë, uron të gjithë shqiptarët me rastin e 13 vjetorit të shtetësisë së Kosovës.
Me shumë mund dhe sakrificë arritëm deri tek momenti më kulmor ndër shqiptar, ku 17 shkurti hyri në historinë e lavdishme si një datë që vulosë pavarësinë e Kosovës.
Duke i kujtuar përherë dëshmorët, që me gjakun e tyre hapen rrugën e lirisë, ne të gjallët duhet të motivohemi për fuqizimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, në mënyrë që të presim një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Urime!
Balli Kombëtar Demokrat - Kosovë
31/01/2021
LIDHJA E PRIZRENIT - EFEKTET DIPLOMATIKE TË SAJ!
Populli shqiptar, gjatë përiudhës së vetë historike, ka disa ngjarje me rëndësi të madhe, të cilat, herë pas heret, provojnë aftësinë e kombit shqiptar, për mendime të larta dhe teori të mdha.
Në shek. XV luftëtarët e Skenderbeut me një grusht njerëzish kundrejt një Përandorie ushtarake, si ajo e Turqisë, e cila atëherë ndodhej në kulmin e fuçisë, formojnë tragjedinë e parë historike të këtij kombi.
Lidhja e Prizrenit formon kunorën e dytë të Glores shqiptare.
Lufta e Vlorës prej një grusht njerëzish kundra një pushteti të madh prej 40 milion formon kunorën e tretë.
Që nga lufta e Skenderbeut e gjërë në vitin 1878 që është fillimi i kongresit kombëtar të Prizrenit, populli shqiptar prej Europës së qytetruar konsiderohej si i thëthitur prej popullit turk dhe si një anëtar i familjes së madhe muslimane, që nuk pranonte kombësi të veëantë. Si përfundim i këtij mendimi Shqipëria konsiderohej si një kuptim gjeografik dhe populli shqiptar i destinuar për të pësuar fatin e turqve të Ballkanit dmth. për t'u zhdukur nga kjo tokë e për t'u mërguar, shpejt ose vonë në Azinë e Vogël.
Lidhja e Prizrenit ishte faktori i parë i rëndësishëm që përmbysi kuptimin e keq të Europës Oksidentale rreth populli nshqiptar.
Veprimet e Lidhjes treguan faqe botës së populli shqiptar kundrejt rrezikut mund të bashkohet dhe ky komb luftëtar kur të bashkohet me zemër me të vërtetë mund të bëjë mrekulli. Shpirtësuesi i kësaj lëvizje kombëtare ishte një njeri i jashtëzakonshëm nga cilësi e nga karakteri i cili quhej Abdyl bej Frashëri.
Duke qenë së mbledhja e Prizrenit në fillim kishte një trajtë fanatike, e cila do të rezultonte më tëpër e damshme së sa e dobijshme. Abdyl beu me intelegjencën e shquar, me mendjen e këthjellt, me karakterin e lartë të tij, me ndihmën e një kulture oksidentale formoj qëndrën e Frashërit; hartoj programin dhe me një shpirt bteorie i ndryshoj fazën Lidhjes dhe i dha frymën nacioanale dhe kuptimin europian.
Kjo vepër e meritueshme u kurorzua me rënjën viktimë të iniciatorit dhe shokëve të tij, me fitimin parcial të idealit kombëtar.
I ndjeri Abdyl bej Frashëri kishte shënuar kujtimet e tij, në një dorshkrim të rreshtuar në gjuhën turqishte; por, për fat të keq ky dorëshkrim tëpër i çmueshëm, duke qenë i depozituar në shtëpinë e Kahreman bej Vrionit në Fier, në kohën e luftërave që u zhvilluan në atë vend (pra, në Fier - vr. ime) në mes të ushtarëve italianë dhe austriakë, u zhduk për të mos rënë në dorë asnjë herë tjetër.
Veprimet e Lidhjes së Prizrenit vazhduanë tri vjetë që nga viti 1878 gjërë në vitin 1881 që ishte data e zgjidhjes të çështjeve kufitare të Shqipërisë, njëkohsisht dhe data e arrestimit të Abfyl beut Frashërit me shokët e tij, Gani e Nazif bej Frashërit, ashtu edhe dënimi i tyre prej gjyqit ushtarak të Prizrenit të kryesuar prej gjeneralit turk, Dervish Pashës.
Që nga kjo Lëvizje e pastaj çdo ngjarje politike që zhvillohej në Ballkan e që bëhej objekt bisedimi në qarqët diplomatike, filloj të zën vend edhe çështja shqiptare si një çështje kombësie e veçantë.
(Mehdi Frashëri)
II
Lidhja e Prizrenit formon kapitullin e parë të Rilindjes shqiptare, prandej ka një rëndësi të veçantë për brezat e rinj.
Lidhja e Prizrenit nuk u kufizue në diskutime dhe fjalë boshe; por ajo mori masa energjike për mbrojtjen e vendit. L.P. përdori të gjitha mënyrat që kishte në dispozicion duke filluar nga protestat që ia dërgoj Kongresit të Berlinit dhe Fuqive të Mdha e gjërë të organizimi i një qëndrese të armatosur që ishte mjeti më i sigurtë i shpëtimit kombëtar.
Qëndresa me armë e shqiptarëve e bëri çështjen e Shqipërisë si një problem ndërkombëtar dhe e detyroj Kongresin e Berlinit që ta ndryshoj disa herë aneksimin e tokave shqiptare nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia.
Edhe pse L.P. nuk arriti ta vëjë në veprim programin e saj për shkaqe tashmë të njohura; por Lidhja ishte i tërë roli historik i reagimit të shqiptarëve si Komb. Këtu edhe qëndron suksesi i Lidhjes së Prizrenit.
Po e përfundoj me këtë thënje të Hasan Prishtinës të thënë në Mbledhjen e Prizrenit. Po e citoj: "Shqiptarë! Mos luftoni për hesap te të huajve dhe për të zgjedhur së kujt të ia dorëzoni çëlsat e Shqipërisë. Mundohuni t'i dalloni interesat tuaja nga ato te të huajve dhe të luftojmë për vetën tonë, për lirinë tonë. Të nngulim në mendje një herë e përgjithmonë që vetëm me vetën tonë, në bashkimin tonë, në mirëkuptimin tonë,qëndron edhe shpëtimi jonë. Atdheu dhe Kombi mbi të gjitha.
(Agim Curri)
31/01/2021
K U J D E S!
Të ndëruar qytetarë të Dardanisë trime dhe Ju mërgimtarë kujdes nga Pandemia - "COVID MAFIA".
Pas Gjykatës Kushtetuse, KQZ-së dhe PZAP-it, "Covid Mafia" ka dëpërtuar edhe në gjyqësorin e shetit. Ky Covid së fundmi ka sulmuar edhe Gjykatën Supreme.
Prandej, të ndëruar qytetarë të Dardanisë dhe ju mërgimtarë, duhet të këni kujdes nga shtrirja e këtij virusi shumë të rrezikshëm për shëndetin e shtetit.
Agim Curri,Kordinator i OBKD-së për Europë dhe Amerikë.
05/01/2021
Sot kam ndarë mirënjohje për Prof. Agim Currin!
Në 70 vjetorin e lindjes!
Duke u bazuar në veprimtarin e tij në shërbim të çështjes kombëtare dhe luftës për liri, Prof. Agim Curri është veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën tonë çlirim dhe bashkim Kombëtar!
Prof. Agim Curri hynë në kategorinë e atyre që e duan atdheun pa kushte.
Gjithmonë Ballist !
31/12/2020
Balli Kombëtar Demokrat, mbarë popullit shqiptar në të gjitha trojet etnike dhe kudo në Botë ju urojmë Vitin e Ri 2021, me dëshirat që ndërrimi i moteve ti gjejë në gëzime, begati e harmoni në familjet tona së bashku me më të dashurit tanë. Urojmë që viti 2021, të jetë vit i përparimit të gjithëmbarshëm të kombit tonë.
29/12/2020
DEKLARATË E BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT NË MËRGIM:
Koordinatori Ballit Kombëtar Demokrat për Europë dhe Amerikë, ztr. Agim Curri mbajti një takim - ONLINE me Koordinatorët e BKD-së për Gjermani (Agim Antoni) Austri (Daklan Syla) Beneluks (Ramadan Kashtanjeva) dhe Republikën Qeke (Ndrek Augustini): Me këtë rast u analizua, situata politike aktuale dhe gjendja konkrete kombëtare në Kosovë dhe në trojet tona etnike, vendosi që të përkrah fuqishëm aktivitetin e Ballit Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës dhe përpjekjen e forcave nacional demokratike në Iliridë për çështjen kombëtare dhe të drejtat e shqiptarëve për bashkim kombëtar, përkatësisht, krijimin e një shteti unitar shqiptar në trojet etnike shqiptare.
Pas diskutimesh të shumta dhe konstruktive u konkludua si në vijim:
1. Balli Kombëtar Demokrat në mërgim do të ruaj identitetin e vetë kombëtar si një parti historike, duke e pasur udhërrëfyes "Dekalogun" dhe mësimet e të madhit - Mit'hat Frashërit. Forcimi dhe progresi i kësaj partie në mërgim do të arrihet me shtimin e radhëve të saj me të rinj dhe intelektualë që përqafojnë idetë e "Dekalogut".
2. Balli Kombëtar Demokrat - Dega në Mergim do të vazhdoj punën e mëtejshme për zhvillimin e takimeve nëpër shtetet veuropiane për të realizuar me sukses programin e saj.
3. Balli Kombëtar Demokrat - Dega në Mërgim do të punojë për forcimin e të Djathtës historike shqiptare në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe në Mërgatën shqiptare.
4. Balli Kombëtar Demokrat - Dega në Mërgim u shpreh unanimisht i vendosur kundër individëve, të cilët përpiqën me çdo kusht dhe mjet për ta lëvizur idenë themelore të Ballit, që është shprehur qartë në Programin dhe Statutin e tij. Balli Kombëtar Demokrat është parti e djathët demokratike dhe e tillë do të mbetët përgjithmonë.
5. Kryesia e BKD-es - Dega në Mërgim vendosi që për forcimin dhe organizimin më të mirë të punës së vetë në parti, të bëjë freskime me anëtarë të rinj.
MUNIH, 28.12.2020
Për BKD-en :
Agim Curri, Koordinator i BKD-es për Europë dhe Amerikë.
19/12/2020
Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat - Prishtinë lëshon këtë KOMUNIKATË PËR MEDIA:
Sot, me datën 19.12.2020 Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat mbajti mbledhjen e saj të radhës dhe analizoj situatën politike dhe ekonomike në Republikën e Kosovës!!
Duke e parë se situata politike dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës po shkon drejt një targjedie të paparashikueshme dhe të pariparueshme, duke e parë së situata ekonomike po shkon drejt keqësimit, duke e parë së varfëria ekstreme ka arritur shkallën më të lartë të varfërisë; duke e parë së popullata shqiptare po kërkon një strukturë të re poltike të pa kriminalizuar dhe të pa korruptuar; atëherë NE si parti politike kërkojmë një President unifikues, të pa kriminalizuar dhe të pa korruptuar; kërkojmë një patriot të devotshëm i cili interesin e shtetit e vën mbi interesin përsonal dhe familjar.
Duke i marrë parasysh këto premisa, propzojm dhe përkrahim për postin e Presidentit të ztr. Murat Jashari.
Ky emër do të ishte emri më i mirë i cili do t'i prijë Kosovës edhe në dialogun me Serbinë. Murat Jashari është njeriu i cili do të angazhohet për një bashkëpunim me të gjithë në kushtët e një demokracie me vlera euro-atlantike, ku do të dominojë toleranca, transparenca dhe kultura civilizuese.
Murat Jashari me përsonalitetin e tij prej intelektuali do të synoj integrimin e shtetit në të gjitha instancat dhe mekanizmat ndërkombëtar europian dhe euro-atlantik.
Pra duke u nisur nga këto premisa ne mendojmë së përsoni më i duhur në këtë kohë është ztr. Murat Jashari.
Kommentare
Gib einen Kommentar ein ...
07/12/2020
I ndëruari Koordinator i BKD-së për shtetet e Beneluksit - ztr. Ramadan Kashtanjeva.
Përmes këtij telegrami dëshirojë të iu përcjelli urimet tona më të sinqerta me rastin e përzgjedhjes tuaj në pozitën e Koordinatorit të BKD-së për shtetet e Benakuksit.
Përmes këtij telegram urimi dëshirojë të shfrytëzojë rastin të iu shpreh gadishmërinë tonë - BKD-së, për Kosovë për bashkëpunim të sinqertë.
Ndjehem shumë i gëzuar dhe i bindur së nën udhëheqjen tuaj si Koordinator i BKD-së për shtetet e Beneluksit, roli i këtij subjekti politik do të ngritët edhe më shumë, si në shtetet e Beneluksit, ashtu edhe në Europë dhe Amerikë.
Si zv. kryetar i BKD-së për Kosovë, edhe një herë dua të shfrytëzojë rastin për të rikujtuar dhe garantuar funksionimin sa më unik te të gjithë shqiptarëve, si në Kosovë dhe në Europë dhe në Amerikë, poashtu edhe në viset tjera ku do që jetojnë shqiptarët në trojet e tyre etnike.
Për në fund, me lëjoni që edhe një herë të iu përcjelli urimet tona për marrjen e dëtyrës tuaj të re si Koordinator i BKD-së për shtetet e Beneluksit, duke iu dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të mëtejme.
Zoti e bekoftë Mërgatën tonë shqiptare, ku do që ajo jeton në Europë dhe në Amerikë.
Me konsideratë i Juaji:
Zv. Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë - Bekim Baftiu.
02/12/2020
Komunikatë për media:
Muenih, 02. 12. 2020
Në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Kryesinë e Ballit Kombëtar Demokrat në Prishtinë dhe brenda kompetëncave që ka Koordinatori i i OBKD-së për Europë dhe Amerikë ztr. Agim Curri, sot është bërë emrimi i tre Koordinatorve për mbarëvajtjën e veprimtarisë dhe aktiviteteve që ka OBKD-ja në fushëveprimin e vetë, në shtetet europiane. E gjithë ecuria është bërë në mënyrë elektronike (Online) - përmes SKYPE-së.
!. Daklan Syla emrohet koordinator i OBKD-së për Austri;
2. Ramadan Kashtanjeva emrohet koordinator i OBKD-së për shtetet e Beneluksit. dhe
3. Agim Antoni emrohet koordinator i OBKD-së për Gjermani.
Të dhënat përsonale të këtyre tre koordinatorve do ua dërgojmë në mënyrë elektronike përfaqësuesit ndërlidhës, ztr. Bekim Baftiut.
Në ditët në vijim do i caktojmë koordinatorët edhe për Angli, Francë, Zvicërr dhe Amerikë.
Koordinatori i Ballit kombëtar Demokrat për Europë dhe Amerikë - Agim Curri.
27/11/2020
Balli Kombëtar Demokrat, uron 28 Nëntorin gjithë shqiptarëve!
Ku ka dashuri më të madhe, sesa dashuria për Kombin, për 28 Nëntorin, për Shqipërinë. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, është ndër datat më kryesore të lirisë së një pjese të kombit shqiptarë e cila pas një periudhe të gjatë robërie mase 500 vjeçare, na mundësoi rilindjen e një shtetit edhe pse të vogël shqiptar, ai edhe ashtu siç ishte na bëri më të fortë si komb, kur dihet se shqiptarët ishin të kërcënuar, pushtuar dhe rrezikuar nga të gjitha anët për zhdukje, por që fal atij shteti të vogël e të brishtë, shpresat tona nuk u zhdukën kurrë, por u rritën duke na dhën forcë dhe kurajë për të arritur në krijimin e dy shteteve të pavarura. Ne festojmë dhe kremtojmë këtë datë historike, edhe me shpresën tonë të madhe për rishikim të padrejtësive ndaj shqiptarëve dhe aktualizimin e kërkesës sonë të drejtë, që festat e ardhshme ti festojmë si Komb i Bashkuar në Shqipërinë Natyrale.
Urime edhe një herë të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, i cili siç na bashkon në festë, urojmë të na bashkojë edhe në një shtet, pavarësia e të cilit atëbotë ishte shpallur si tërësi për të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike e cila më në fund është koha që edhe ajo të jetësohet.
Rroftë Flamuri ynë Kombëtar!
Rroftë Shqipëria Etnike!
Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat
Gazmend Islami