Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare

Share

QKMF në Prishtinë është Institucion publik parësor shëndetësor.

QKMF në Prishtinë është Institucion publik parësor shëndetësor, i cili qëllim kryesor ka promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës. Aktivitetin tonë e realizojmë nëpërmes rrjetit të njësive organizative, që përfshinë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), 14-të Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF) dhe
15-të Ambulanca të Mjekësisë Familjare (AMF). Shërbimet shëndetësor

07/06/2026

Rritet interesimi për vaksinim kundër fruthit, mbi 1 mijë doza të dhëna në Prishtinë gjatë majit

Nga 16 prilli e deri më 1 qershor, janë raportuar 25 raste fëmijëve të cilët janë prekur nga fruthi.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ku vetëm në javën e fundit të majit ishin raportuar pesë raste të reja.

E gjithë këto raste po vijnë si shkak i hezitimit të prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre.

“Për fat të keq, ato teoritë konspirative që gjoja vaksina shkakton autizëm ka bërë që prindërit të hezitojnë ta sjellin fëmijën për vaksinim. Por pastaj studime të tëra kanë bërë që kjo nuk është e vërtetë”, tha mjeku Rush*t Ismaili.

Mjeku familjar që punon në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka treguar simptomat kryesore të fruthit.

“Për fat, kohëve të fundit prindërit e kanë kuptuar që është shumë e rëndësishme që të vaksinohet fëmija kundër fruthit, është një sëmundje goxha e rëndë e cila paraqitet me skuqje, me temperaturë shumë të lartë, në qoftë se përkeqësohet mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore”, thotë ai.

Që interesimi i prindërve për të vaksinuar fëmijët është rritur pas rasteve të fundit e thotë edhe infermieria përgjegjëse në këtë QKMF, Flora Rashani.

“Interesimi i prindërve për t’i paraqitur fëmijët në Qendrat e vaksinimit, po flas për Qendrat kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në 16 qendra të tjera ku ekziston njësia vaksinimi numri i prindërve që sjellin fëmijët për tu vaksinuar kundër fruthit është dukshëm i madh. Numri i fëmijëve vetëm këtë muaj ka arritur mbi 1 mijë fëmijë, grupmosha 1-5 vjeç”, tha Rashani.

Doza e parë e kësaj vaksine jepet në moshën 12 muajshe, kurse doza e dytë jepet para fillimit të shkollës (5-6 vjeç).

Photos from Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare's post 31/05/2026

Në kuadër të Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në muajin maj është mbajtur ligjerata me titull "HIPERTENSIONI ARTERIAL-KUJDESI INFERMIEROR ", ku morën pjesë 250 infermierë, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësor.
Ligjeratat janë mbajtur nga trajneret;
Gjyle Mexhuani
Nexhmije Beshiri,
Teuta Mehmeti.

Photos from Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare's post 29/05/2026

Dita Botërore kundër duhanit dhe drogave

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore Kundër Duhanit me moton “Zbulimi i joshjes – kundër varësisë nga nikotina dhe duhani” qendrat e KPSH-së të komunës së Prishtinës me profesionistët shëndetësor organizuan ligjërata vetëdijësuese, edukativo-shëndetësore në shkollat afër qendrave përkatëse për nxënësit si dhe në ambientet e QMF-ve me pacientët, qytetarët dhe komunitetin.

Aktiviteti kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit të të rinjve dhe të gjithë popullatës mbi pasojat e dëmshme të përdorimit të duhanit në shëndetin e njeriut. U theksua se duhani ndikon negativisht pothuajse në çdo organ të trupit, duke rritur rrezikun për sëmundje të shumta kronike dhe duke dëmtuar seriozisht cilësinë e jetës.

Gjithashtu, u përcoll mesazhi se konsumimi i duhanit nuk dëmton vetëm shëndetin e duhanpirësit, por edhe të personave përreth përmes ekspozimit ndaj tymit pasiv, dhe qëllimi është promovimi i një jete pa duhan dhe ruajtja e shëndetit të jëtë përgjegjësi e përbashkët për familjen dhe komunitetin.

Poashtu në këtë ditë profesionistët e KPSH-së organizuan ligjëratë edukativo-shëndetësore lidhur me parandalimin e përdorimit të drogave, informimin e saktë dhe të drejtë të nxënësve mbi rreziqet, pasojat nga përdorimi i drogave, dëmet shëndetësore dhe sociale që ato krijojnë. Gjatë aktiviteve të pranishëm ishin edhe zyrtarët për shëndetësi nga Drejtoria e Shëndetësis së Komunës së Prishtinës.

Duhani mbetet ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve të parandalueshme në botë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e miliona njerëzve.

Largimi nga duhani sjell përfitime të menjëhershme dhe afatgjata për organizmin:Ulë ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës, mushkërive dhe kancer, përmirëson funksionin e mushkërive dhe qarkullimin e gjakut, ndikon pozitivisht në mirëqenie dhe cilësi më të mirë të jetës.

Rritja e ndërgjegjësimit për dëmet që shkakton duhani, alkooli dhe substancat e tjera të dëmshme mbetet thelbësore për mbrojtjen e shëndetit publik, veçanërisht tek të rinjtë.

Parandalimi dhe largimi nga duhani janë hapa të rëndësishëm drejt një jete më të shëndetshme, me më shumë mirëqenie për individin, familjen dhe komunitetin.
Le të përcjellim së bashku mesazhin për një jetë pa duhan dhe me më shumë shëndet.

Photos from Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare's post 25/05/2026

Delegacioni i ICARS Danimarkë u prit në QKMF Prishtinë

Të hënën, më 25 maj 2026, në QKMF Prishtinë u prit një delegacion nga ICARS Danimarkë, në kuadër të aktiviteteve për Kujdestarinë e Antimikrobikëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Delegacioni u prit nga Dr. Valdet Hashani, Drejtor i QKMF-së Prishtinë, Dr. Rush*t Ismajli, Koordinator i Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional, Dr. Violeta Haxhiaj Nobrdali, drejtuese e grupit për Kujdestarinë e Antimikrobikëve, si dhe Z. Erton Hysenaj, farmacist.

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet që QKMF Prishtinë ka realizuar dhe vazhdon të zbatojë në fushën e Kujdestarisë së Antimikrobikëve, me fokus në përdorimin racional të antibiotikëve, edukimin e profesionistëve shëndetësorë dhe ndërgjegjësimin e pacientëve për parandalimin e rezistencës antimikrobike.

Po ashtu, u theksua rëndësia e zbatimit të Procedurës Standarde Operative për Kujdestarinë e Antibiotikëve, si kornizë orientuese për standardizimin e praktikave në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

QKMF Prishtinë mbetet e përkushtuar në avancimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, forcimin e përdorimit të drejtë të antibiotikëve dhe bashkëpunimin me partnerë vendorë e ndërkombëtarë në këtë fushë të rëndësishme të shëndetit publik.

Photos from Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare's post 21/05/2026

Raport për aktivitetin e ZHVP-së
Data: 20 maj 2026

Në kuadër të aktiviteteve të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional në QKMF Prishtinë, më 20 maj 2026 u realizua ligjërata dhe bashkëbisedimi profesional me temën “Reanimacioni kardiopulmonar dhe përdorimi i defibrilatorit”.

Ligjërues i këtij aktiviteti ishte Dr. Bujar Gashi, Drejtor i Shëndetësisë, i cili prezantoi aspektet kryesore teorike dhe praktike lidhur me reanimacionin kardiopulmonar, njohjen e hershme të arrestimit kardiak, rëndësinë e kompresioneve torakale cilësore dhe përdorimin e sigurt e efektiv të defibrilatorit në situata emergjente.

Në aktivitet morën pjesë specialistë të mjekësisë familjare dhe specialistë të specialiteteve të tjera, të cilët kontribuuan në diskutim përmes pyetjeve, komenteve dhe ndarjes së përvojave profesionale nga praktika e përditshme.

Gjatë ligjëratës u theksua rëndësia e reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të stafit shëndetësor në rastet emergjente, si dhe nevoja për rifreskimin e vazhdueshëm të njohurive praktike në këtë fushë. Aktiviteti shërbeu si mundësi e mirë për forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit shëndetësor dhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ky aktivitet paraqet një kontribut të rëndësishëm në kuadër të ZHVP-së dhe në përgatitjen e vazhdueshme të profesionistëve shëndetësorë për menaxhimin sa më efektiv të situatave emergjente në kujdesin parësor shëndetësor.

Photos from Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare's post 20/05/2026

Me data 22 dhe 29 prill në kuadër të aktiviteteve të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në Prishtinë, u mbajt ligjërata me temën “Infeksionet e pakomplikuara të traktit të poshtëm urinar – paraqitja e tyre klinike, diagnoza dhe trajtimi”, e prezantuar nga Dr. Arieta P**a.

Aktiviteti kishte për qëllim përditësimin e njohurive të profesionistëve shëndetësorë lidhur me njohjen klinike, diagnostikimin dhe trajtimin e infeksioneve të pakomplikuara të traktit të poshtëm urinar, me fokus të veçantë në praktikën e mjekësisë familjare. Gjatë prezantimit u diskutuan simptomat kryesore, kriteret diagnostike, rastet kur nevojiten ekzaminime laboratorike, si dhe parimet e përdorimit racional të antibiotikëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë mjekë familjarë nga QKMF Prishtinë, si dhe profesionistë të specialiteteve të tjera, të cilët kontribuan në diskutim përmes pyetjeve, komenteve dhe ndarjes së përvojave nga praktika klinike.

Aktiviteti u vlerësua si i dobishëm dhe me rëndësi praktike për përmirësimin e menaxhimit të pacientëve me infeksione të pakomplikuara urinare në kujdesin parësor shëndetësor, si dhe për fuqizimin e qasjes së bazuar në evidencë dhe përdorim racional të terapisë antimikrobike.

Photos from Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare's post 20/05/2026

Komiteti i Cilësisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kryeqytet vazhdon të ketë rol kyç në ndërtimin dhe forcimin e sistemit të cilësisë në qendrat e mjekësisë familjare në Kryeqytet, përmes monitorimit të vazhdueshëm, identifikimit të mundësive për përmirësim, rritjes së sigurisë për pacientët dhe stafin shëndetësor, si dhe avancimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët tanë.

Gjithashtu, Komiteti vazhdon të ofrojë rekomandime profesionale për menaxhmentin dhe Drejtorinë e Shëndetësisë në Kryeqytet, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, u mbajt takimi i rregullt i Komitetit të Cilësisë me Drejtorin e QKMF-së, Dr. Valdet Hashani, lidhur me raportimin dhe analizën e monitorimit të kritereve obligative të cilësisë bazuar në standardet ndërkombëtare ISO 9001:2015 të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë (SMC) në QMF Arbëri, QMF Veternik dhe QMF Hajvali si dhe planifikimin e monitorimit të qendrës së radhës.

Photos from Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare's post 19/05/2026

DITA BOTËRORE E MJEKUT FAMILJAR-19 MAJ

Sot shënojmë Ditën Botërore të Mjekut Familjar, një ditë kushtuar profesionistëve shëndetësorë që janë pranë qytetarëve në çdo etapë të jetës, duke ofruar kujdes, mbështetje dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Në takimin solemn të organizuar në sallën e kuvendit të Komunës së Prishtinës në këtë ditë të veçant,në fjalën hyrëse Drejtori i DSH-së së Kryeqytetit Dr.Bujar Gashi theksoi për rolin e pazëvendësueshëm të mjekut familjar që është shtylla më e afërt e kujdesit shëndetësor për qytetarët dhe njëherit falenderoj të gjithë mjekët familjarë dhe ekipet e kujdesit parësor për kontributin e tyre në shërbim të shëndetit të qytetarëve.

Kryetari i Kryeqytetit z.Përparim Rama falenderoj mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor për punën, përkushtimin dhe kujdesin që ofrojnë çdo ditë për qytetarët e Kryeqytetit, ai poashtu theksoi se Kryeqyteti vazhdon të mbetet i përkushtuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, kushteve të punës dhe mbështetjes së vazhdueshme për profesionistët shëndetësor.

Poashtu Drejtori i QKMF-së Dr.Valdet Hashani shprehi falenderim për të gjithë mjekët familjarë dhe profesionistët e KPSH-së për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm dhe punën e palodhur në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për pacientët dhe qytetarët e Kryeqytetit.

U.D e Drejtorit Dr.Arlinda Abdullahu nga QMU shprehi falenderim të sinqertë për punën dhe kujdesin që ofrojnë mjekët dhe profesionistët e KPSH-së.

Në këtë ditë të veçantë Kryetari i Kryeqytetit z.Përparim Rama dhe Drejtori i DSH-së Dr.Bujar Gashi me respekt dhe nderim ndanë mirënjohje për mjekët familjarë si shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve.
Aktivitetet u zhvilluan edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në këtë ditë të shënuar ku profesionistët e KPSH-së ofruan shërbime shëndetësore për qytetarët e Kryqytetit, këshilla të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit si dhe u shpërndanë materiale edukativo-shëndetësore

Urime Dita Botërore e Mjekut Familjar-19 maj 2026!

Faleminderit për përkushtimin, humanizmin dhe kujdesin tuaj të pandalshëm ndaj pacientëve dhe komunitetit.

Photos from Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare's post 17/05/2026

Dita Botërore e Hipertensionit

Në kuadër të Ditës Botërore të Hipertensionit me moton ”Ta kontrollojmë hipertensionin së bashku”, Drejtoria e Shëndetësis në Kryeqytet me menaxhmentin e QKMF-së organizuan një sërë aktivitetesh edukativo-shëndetësore me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës mbi rëndësinë e kontrollit të presionit të gjakut.

Sot me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Hipertensionit, profesionistët e KPSH-së zhvilluan aktivitet edukativo-shëndetësor në sheshin e Kryeqytetit “Zahir Pajaziti” me ç’rast qytetarëve iu bë matja e tensionit arterial, parametrave vital si dhe u shpërndanë materiale edukativo-shëndetësore.

Aktivitetet poashtu u zhvilluan edhe në Qendrat Kulturore Sociale për të Moshuarit, në lagjen Tophane, në lagjen Aktash dhe në qytezën Pejton me ç'rast mjekët dhe infermierët familjarë qytetarëve që i vizitojnë këto qendra iu bë matja e tensionit arterial, parametrave vital, ofrimi i këshillave për një jetë të shëndetshme, ku të pranishëm ishin Drejtori i DSH-së i Kryeqytetit Dr.Bujar Gashi dhe Zyrtarët për Shëndetësi nga Drejtoria e Shëndetësisë së Komunës së Prishtinës.

Hipertensioni arterial nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet me kohë, ai mund të shkaktojë komplikime serioze, përfshirë sulmin në tru, sulmin në zemër, dëmtimin e veshkave, dëmtimin e shikimit dhe pamjaftueshmërinë e zemrës.

Kujdesi i rregullt për shëndetin përmes matjes së tensionit të gjakut, kontrolleve mjekësore dhe përvetësimit të një stili të shëndetshëm jetese është thelbësor për parandalimin dhe kontrollin e hipertensionit arterial.

Photos from Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare's post 12/05/2026

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Nën moton “Infermierët tanë. E ardhmja jonë. Infermierë të fuqizuar shpëtojnë jetë.”, sot më 12 maj shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, një ditë e veçantë dedikuar infermierëve për të vlerësuar dhe nderuar kontributin e tyre të çmuar në shërbim të pacientëve dhe komunitetit.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, Drejtoria e Shëndetësisë së Kryeqytetit me menaxhmentin e QKMF-së, organizuan një sërë aktivitetesh përfshirë ligjërata profesionale, aktivitete në sheshin e Kryeqytetit me ofrim të sherbimeve dhe këshillave edukativo-shëndetësore si dhe eventi qëndror kushtuar infermierëve të KPSH-së.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare u organizua një takim profesional ku morrën pjesë Drejtori i DSH-së Dr.Bujar Gashi, menaxhmenti i QKMF-së, Zyrtarët për Shëndetësi, infermierët, mjekët, profesionistët shëndetësor dhe të ftuar të tjerë, me ç’rast u shprehën falënderime dhe vlerësime për përkushtimin, sakrificën dhe kujdesin human të infermierëve kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Po ashtu, trajnerja e QTIF-së znj. Gjyle Mexhuani gjatë këtij takimi prezantoi punën dhe aktivitetet e realizuara në kuadër të ZHVP-së, si dhe aktivitetet e shumta edukativo-shëndetësore të zhvilluara për pacientët dhe komunitetin.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, aktivitete u zhvilluan edhe në sheshin” Skënderbeu” në Kryeqytet, ku profesionistët shëndetësorë ofruan këshilla të rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve dhe ruajtjen e shëndetit. Gjatë aktivitetit, një numri të madh të qytetarëve iu realizua matja e tensionit arterial, parametrave vital,matja e glikemisë, si dhe u shpërndanë materiale edukativo-shëndetësore me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe edukimit shëndetësor të qytetarëve.

Drejtoria e Shëndetësisë së Kryeqytetit me menaxhmentin e QKMF-së, organizuan një ceremoni solemne në këtë ditë të vecant me infermierë, mami, profesionistë të tjerë të shëndetit dhe pjesëmarrës të tjerë e dedikuar për ndarjen e mirënjohjeve për infermierët e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Kryeqytet dhe njëherit falenderim për gjithë infermerët dhe kontributin e tyre të çmuar. Në këtë organizim ishte nderë ta kishim prezent Nënkryetarin e Kryeqytetit z.Florian Dushi, Drejtorin e DSh-së së Kryeqytetit Dr.Bujar Gashi, Kryetarën e Odës së Infermierëve znj. Nexhmije Gori, Kryeinfermieria e QKMF-së znj.Merita Bajraktari Kongjeli, z.Drilon Morina Kryeinfermierë i Poliklinikës Stomatologjike, të cilët shprehën nderim, respekt dhe mirënjohje të thellë për punën e palodhur të infermierëve që bëjnë cdo ditë në ofrimin e kujdesit shëndetësor për pacientët dhe qytetaret tanë.

Në këtë ditë të shënuar Drejtori i DSH-së Dr.Bujar Gashi dhe Nënkryetari i Kryeqytetit z.Florian Dushi me respekt dhe nderim ndanë mirënjohje për infermierët e KPSH-së, organizimi vazhdoi me interpretimet muzikore nga nxënësit e shkollës së muzikës “Prenk Jakova”.

Urime 12 Maji – Dita Ndërkombëtare e Infermierisë! Faleminderit për përkushtimin, humanizmin dhe kujdesin e vazhdueshëm që tregoni çdo ditë në shërbim të pacientëve dhe shëndetin e qytetarëve.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rr. Fehmi Agani, Nr. 29
Pristina
10000