Qendra për Politika dhe Avokim

Qendra për Politika dhe Avokim

Share

CPA will work to increase transparency, responsibility and accountability of political and public officials towards citizens.

Center for Policy and Advocacy is a non-for-profit, non-partisan organization aiming to strengthen and promote an active citizenry; citizens’ participation in designing, implementing and monitoring of public policies. CPA also aims to influence decision-making structures through lobbying and advocacy, to raise issues that are on the interest of citizens and make them part of government agenda.

Photos from Demokracia në Veprim's post 07/06/2026
07/06/2026

A e dini sa ka lëvizur numri i qytetarëve që kanë zgjedhur për të votuar nga jashtë vendit në tre zgjedhjet e fundit parlamentare?

06/06/2026

🟠𝐃𝐍𝐕 𝐦𝐞 𝐩𝐥𝐚𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞𝐭𝐚𝐣𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐞̈𝐳𝐡𝐠𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐯𝐞 - 𝐩𝐚𝐬 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐚𝐭𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐠𝐣𝐞𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐫𝐢𝐯𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐤𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤

Në prag të ditës së votimit për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare të 7 qershorit, koalicioni Demokracia në Veprim (DnV) sot mbajti konferencë për media ku shpalosi vlerësimin e saj mbi periudhën parazgjedhore, zhvillimin e fushatës zgjedhore dhe planin për vëzhgimin e Ditës së Zgjedhjeve.

Vlerësimet e DnV-së bazohen në monitorimin sistematik të procesit zgjedhor, përfshirë fushatën, punën e KQZ-së në administrimin e zgjedhjeve, monitorimin e mediave tradicionale, dhe monitorimin e aktiviteteve, përkatësisht shpenzimeve të subjekteve dhe kandidatëve në rrjetet sociale.

𝐕𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐢 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫𝐞
Në përgjithësi, fushata zgjedhore është zhvilluar në një ambient konkurrues dhe kryesisht të qetë, duke u mundësuar subjekteve politike dhe kandidatëve të paraqesin ofertat e tyre para qytetarëve. Gara zgjedhore ka qenë e hapur për subjektet politike dhe komunitetet, duke reflektuar pluralizmin politik dhe standardet themelore të një procesi demokratik.

Subjektet politike kanë pasur mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre zgjedhore dhe të komunikojnë me votuesit në të gjithë territorin e vendit, përmes mobilizimeve në terren dhe përmes kampanjave digjitale.

Megjithatë, pabarazia në garën zgjedhore ka mbetur një nga shqetësimet kryesore të evidentuara gjatë kësaj periudhe. Veprime dhe vendime të institucioneve publike me ndikim elektoral, para fillimit të fushatës, kanë ndikuar në perceptimin e barazisë së mundësive ndërmjet konkurrentëve politikë.

Në përgjithësi, fushata është karakterizuar më shumë nga promovimi i liderëve politikë dhe mesazheve elektorale sesa nga prezantimi i kandidatëve individualë. Është poashtu pozitive që në këtë fushatë nuk është shënuar ndonjë incident i theksuar.

𝐎𝐟𝐞𝐫𝐭𝐚 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫𝐞, 𝐭𝐞𝐦𝐚𝐭 𝐝𝐨𝐦𝐢𝐧𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐚𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐭
Temat që kanë dominuar fushatën zgjedhore lidhen kryesisht me ekonominë, energjinë, pagat, pensionet, skemat sociale, zhvillimin e infrastrukturës dhe teknologjinë.

Premtimet për rritjen e të ardhurave, mbështetjen sociale dhe përmirësimin e mirëqenies ekonomike kanë qenë të pranishme pothuajse te të gjitha subjektet politike, pavarësisht dallimeve programore ndërmjet tyre. Megjithatë, në shumicën e rasteve ka munguar elaborimi i plotë i kostos financiare, burimeve të financimit dhe afateve konkrete të realizimit të këtyre zotimeve.
Për pasojë, debati publik shpesh është fokusuar më shumë në slogane dhe mesazhe politike sesa në politika publike të matshme, të financueshme dhe të zbatueshme.

Një zhvillim pozitiv i kësaj gare zgjedhore është përfshirja e një numri të konsiderueshëm kandidatësh të rinj. Mbi gjysma e kandidatëve garojnë për herë të parë për një mandat përfaqësues, ndërsa mosha mesatare e kandidatëve është rreth 42 vjeç.
Gratë përbëjnë rreth 34 për qind të kandidatëve për deputetë, duke tejkaluar pragun minimal ligjor të përfaqësimit. Megjithatë, monitorimi i DnV-së ka evidentuar se pjesëmarrja e grave në debatet televizive, panelet publike dhe hapësirën mediatike gjatë fushatës ka qenë dukshëm më e ulët krahasuar me burrat.
Kjo tregon se përfaqësimi formal nuk garanton domosdoshmërisht mundësi të barabarta për pjesëmarrje dhe përfaqësim në diskursin publik dhe politik

𝐍𝐚𝐭𝐲𝐫𝐚 𝐞 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐚𝐭𝐞̈𝐬, 𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤
Fushatën 10 ditëshe zyrtare e kanë dominuar tubimet e mëdha elektorale në qendrat kryesore të Kosovës. Takimet në komunitete dhe aktivitetet derë më derë, kanë qenë më pak të pranishme. Në rastet kur janë zhvilluar aktivitete në terren, ato shpesh kanë qenë të fokusuara në vizita biznesesh apo aktivitete promovuese, ndërsa më pak në diskutime të hapura me qytetarët mbi nevojat dhe prioritetet e tyre.

Kjo ka kufizuar mundësinë për një dialog më substancial ndërmjet kandidatëve dhe votuesve dhe për një diskutim më të thelluar rreth politikave publike.

Fushata zgjedhore është zhvilluar në një atmosferë më të qetë krahasuar me disa procese të mëhershme zgjedhore. Kanë qenë të shprehura rastet e përfshirjes së fëmijëve në aktivitete politike dhe promovuese të subjekteve zgjedhore. Përdorimi i fëmijëve për qëllime të promovimit politik mbetet praktikë e papërshtatshme dhe në kundërshtim me parimin e mbrojtjes së interesit më të mirë të fëmijës.

Megjithatë, nuk kanë munguar rastet e gjuhës etiketuese, sulmeve personale dhe retorikës polarizuese ndërmjet akterëve politikë, të cilat kanë ndikuar në cilësinë e debatit publik.

Shqetësim i veçantë mbetet vazhdimi i trendit të dezinformimit dhe shpërndarjes së informacionit të paverifikuar, veçanërisht në rrjetet sociale. Këto dukuri cenojnë cilësinë e debatit publik dhe ndikojnë në të drejtën e qytetarëve për të marrë vendime të informuara.

𝐒𝐡𝐩𝐞𝐧𝐳𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐩𝐨𝐧𝐨𝐬𝐨𝐫𝐢𝐳𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞
Vëzhgimet preliminare tregojnë se fushata është karakterizuar nga investime të konsiderueshme në organizimin e tubimeve publike, materialeve promovuese, reklamimit në media tradicionale dhe komunikimit digjital.

Rrjetet sociale kanë vazhduar të shërbejnë si një nga platformat kryesore të komunikimit politik, duke zënë një pjesë të rëndësishme të aktiviteteve promovuese të subjekteve politike dhe kandidatëve.
DnV ka monitoruar detajisht shpenzimet e subjekteve politike dhe kandidatëve gjatë periudhës zgjedhore për promovimin e aktiviteteve të tyre në rrjete sociale, kryesisht në platformën Meta. DnV poashtu do të monitorojë se si këto shpenzime priten të reflektohen në raportet financiare të subjekteve politike pas zgjedhjeve.

Janë monitoruar rreth 500 profile në rrjetet sociale, përfshirë profilet zyrtare të partive kryesore politike (LVV, PDK, LDK, AAK dhe PSD), të gjithë kandidatët e tyre, si dhe kandidatët e dy subjekteve politike nga komuniteti serb. Vetëm gjatë javës së fundit të fushatës janë evidentuar shpenzime për sponsorizim në vlerë prej mbi 100,000 euro.

Gjatë periudhës së monitorimit janë evidentuar rreth 10 mijë postime në rrjetin social Facebook. Prej tyre, afërsisht 20% kanë qenë postime të bazuara në prodhim/produksion video, çka përfaqëson një formë relativisht të re dhe më të kushtueshme të fushatës zgjedhore.

Mbi një e treta e numrit të përgjithshëm të postimeve kanë qenë të sponsorizuara, me vlera që variojnë nga 100 deri në 1,000 euro për postim.

Profili me shpenzimet më të larta për sponsorizim rezulton të jetë ai i kandidatit Uran Ismaili, me rreth 9 mijë euro. Pas tij renditen profili i subjektit politik LDK me rreth 6 mijë euro, profili i kandidatit Bedri Hamza me rreth 4 mijë euro, profili i subjektit politik LVV me rreth 4 mijë euro, profili i kandidatit Ardian Gjini me rreth 3,500 euro, si dhe profili i kandidatit Lumir Abdixhiku me rreth 3 mijë euro.

Sa i përket shpenzimeve të përgjithshme për sponsorizim, subjekti politik PDK dhe kandidatët e tij renditen të parët me rreth 33 mijë euro. Pas tyre vijnë LDK dhe kandidatët e saj me rreth 26,500 mijë euro, LVV dhe kandidatët e saj me rreth 25 mijë euro, AAK dhe kandidatët e saj me rreth 10 mijë euro. Kandidatët e subjekteve politike nga komuniteti serb kanë shënuar nivele minimale ose nuk kanë raportuar shpenzime të evidentueshme për sponsorizim gjatë periudhës së monitorimit.

𝐑𝐨𝐥𝐢 𝐢 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐥𝐚𝐭𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭𝐚𝐥𝐞
Mediat kanë luajtur rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në krijimin e hapësirës për debat politik gjatë periudhës zgjedhore.

Intervistat dhe debatet televizive kanë kontribuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies publike. Megjithatë, në disa raste raportimi mediatik është fokusuar më shumë në retorikën politike dhe dinamikat e garës sesa në analizimin e programeve, kostove dhe politikave konkrete të propozuara nga subjektet politike. Kanë munguar përballjet dhe debatet midis kandidatëve për kryeministra.

Rrjetet sociale kanë vazhduar të luajnë rol të rëndësishëm në komunikimin politik, por njëkohësisht kanë shërbyer edhe si kanal për përhapjen e dezinformatave dhe informacionit të paverifikuar.

𝐀𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫
DnV vlerëson se institucionet zgjedhore kanë përmbushur shumicën e obligimeve të tyre në përputhje me kornizën ligjore dhe afatet e parapara.

Megjithatë, gjatë kësaj periudhe disa vendime dhe interpretime të KQZ-së kanë nxitur diskutime publike dhe dilema lidhur me shtrirjen e kompetencave të institucionit dhe interpretimin e dispozitave ligjore. Disa vendime dhe rregulla të nxjerra për këtë proces, vlerësohen se përmbajnë tejkalime të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjitshme (votimi me dokumente të vlefshme, rregulla për akreditim të vëzhguesve).
Në anën tjetër, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka luajtur rol të rëndësishëm në shqyrtimin e ankesave dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kornizës ligjore zgjedhore. Përmes vendimmarrjes së tij, PZAP ka kontribuar në qartësimin e standardeve ligjore dhe në adresimin e rasteve të evidentuara gjatë fushatës.
Ankesat e trajtuara gjatë kësaj periudhe kanë qenë të lidhura kryesisht me përfshirjen e fëmijëve në aktivitete politike dhe përdorimin e hapësirave publike për qëllime promovimi politik.
Deri sot, PZAP ka pranuar gjithsej 19 ankesa lidhur me shkeljet e kryera gjatë fushatës zgjedhore, gjysma prej të cilave janë deponuar nga organizatat e shoqërisë civile dhe gjysma tjetër nga subjektet politike. Janë nxjerrë 19 vendime, prej të cilave 10 kanë qenë aprovuese dhe 9 refuzuese. Për shkeljet e konstatuara të Kodit të Etikës gjatë fushatës zgjedhore, PZAP ka shqiptuar deri tani 26,100 euro gjoba ndaj subjekteve politike.

𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫
Nga aspekti i sigurisë, institucionet përgjegjëse, në veçanti Policia e Kosovës, kanë kontribuar në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për zhvillimin e aktiviteteve zgjedhore.

Në përgjithësi, periudha parazgjedhore është zhvilluar pa incidente serioze që do të mund të cenonin ushtrimin e të drejtave politike të qytetarëve apo zhvillimin normal të procesit zgjedhor.
Në këtë kontekst, angazhimi i rreth 100 prokurorëve gjatë ditës së zgjedhjeve paraqet tregues të përkushtimit të institucioneve të drejtësisë për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor. Ky angazhim synon të ofrojë garanci shtesë për qytetarët dhe njëkohësisht të sigurojë reagim të shpejtë dhe efektiv ndaj çdo përpjekjeje për të ndikuar, manipuluar apo dëmtuar procesin zgjedhor dhe vullnetin e votuesve.

𝐀𝐧𝐠𝐚𝐳𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐃𝐧𝐕-𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐕𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭
Përderisa procesi i votimit jashtë vendit, në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt, nesër, nga ora 07:00, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën për të votuar.
DnV ka mobilizuar rrjetin e saj të vëzhguesve në mbarë vendin. Mbi 600 vëzhgues do të jenë të pranishëm në terren për të monitoruar hapjen e vendvotimeve, procesin e votimit, mbylljen e vendvotimeve dhe numërimin e votave. 500 nga ta do të jenë vëzhgues statikë në vendvotimet e përzgjedhura sipas mostrës përfaqësuese.

Gjatë ditës së zgjedhjeve, DnV do të informojë rregullisht publikun dhe mediat përmes konferencave për media, ku do të prezantohen gjetjet dhe vlerësimet nga vëzhgimi në terren.

Për vlerësimin e procesit zgjedhor, DnV do të zbatojë metodologjinë e Numërimit Paralel të Votave (PVT), e cila mbështetet në një mostër statistikisht përfaqësuese të vendvotimeve në nivel vendi dhe mundëson vlerësimin e pavarur dhe të besueshëm të procesit të votimit dhe numërimit të votave.
DnV u bën thirrje të gjitha subjekteve politike, kandidatëve dhe mbështetësve të tyre që të respektojnë rregullat zgjedhore, të shmangin çdo formë presioni ndaj votuesve dhe të kontribuojnë në ruajtjen e një atmosfere të qetë dhe demokratike gjatë ditës së votimit.

Po ashtu, pret që institucionet përgjegjëse të veprojnë në mënyrë profesionale, të paanshme dhe transparente në trajtimin e çdo ankese apo parregullsie eventuale.
DnV inkurajon qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë të lirë, të pavarur dhe pa presion.

Në fund Dnv theksoi se Dita e votimit përbën një moment të rëndësishëm të procesit demokratik, por integriteti zgjedhor nuk matet vetëm me mënyrën se si zhvillohet votimi. Ai matet po ashtu me mënyrën se si administrohet procesi, si numërohet çdo votë dhe si garantohet që rezultati përfundimtar të pasqyrojë saktësisht vullnetin e qytetarëve.



***Serbian

🟠𝐃𝐧𝐃 𝐬𝐚 𝐝𝐞𝐭𝐚𝐥𝐣𝐧𝐢𝐦 𝐩𝐥𝐚𝐧𝐨𝐦 𝐳𝐚 𝐩𝐨𝐬𝐦𝐚𝐭𝐫𝐚𝐧𝐣𝐞 𝐢𝐳𝐛𝐨𝐫𝐧𝐨𝐠 𝐝𝐚𝐧𝐚 – 𝐧𝐚𝐤𝐨𝐧 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐧𝐳𝐢𝐯𝐧𝐞 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐚𝐧𝐣𝐞 𝐬𝐚 𝐢𝐳𝐫𝐚𝐳̌𝐞𝐧𝐢𝐦 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐜̌𝐤𝐢𝐦 𝐫𝐢𝐯𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐨𝐦

Uoči dana glasanja za vanredne parlamentarne izbore 7. juna, koalicija Demokratija na Delu (DnD) danas je održala konferenciju za medije na kojoj je predstavila svoju procenu predizbornog perioda, toka izborne kampanje i plan za posmatranje Izbornog dana.

Procene DnD-a zasnivaju se na sistematskom praćenju izbornog procesa, uključujući kampanju, rad CIK-a u administriranju izbora, monitoring tradicionalnih medija, kao i praćenje aktivnosti, odnosno troškova političkih subjekata i kandidata na društvenim mrežama.

𝐎𝐩𝐬̌𝐭𝐚 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐧𝐚 𝐢𝐳𝐛𝐨𝐫𝐧𝐞 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐚𝐧𝐣𝐞
Generalno, izborna kampanja odvijala se u konkurentnom i uglavnom mirnom okruženju, omogućavajući političkim subjektima i kandidatima da predstave svoje ponude građanima. Izborna trka bila je otvorena za političke subjekte i zajednice, odražavajući politički pluralizam i osnovne standarde demokratskog procesa.
Politički subjekti imali su mogućnost da sprovode svoje izborne aktivnosti i komuniciraju sa biračima na celoj teritoriji zemlje, kroz terenske aktivnosti i digitalne kampanje.

Međutim, neravnopravnost u izbornoj trci ostala je jedna od glavnih zabrinutosti evidentiranih tokom ovog perioda. Postupci i odluke javnih institucija sa izbornim uticajem, pre početka kampanje, uticali su na percepciju jednakih mogućnosti među političkim konkurentima.

Uopšteno, kampanju je više karakterisala promocija političkih lidera i izbornih poruka nego predstavljanje pojedinačnih kandidata. Takođe je pozitivno što tokom ove kampanje nije zabeležen nijedan ozbiljniji incident.

𝐈𝐳𝐛𝐨𝐫𝐧𝐚 𝐩𝐨𝐧𝐮𝐝𝐚, 𝐝𝐨𝐦𝐢𝐧𝐚𝐧𝐭𝐧𝐞 𝐭𝐞𝐦𝐞 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐚𝐧𝐣𝐞 𝐢 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭𝐢
Teme koje su dominirale izbornom kampanjom uglavnom su bile povezane sa ekonomijom, energetikom, platama, penzijama, socijalnim šemama, razvojem infrastrukture i tehnologijom.
Obećanja o povećanju prihoda, socijalnoj podršci i unapređenju ekonomskog blagostanja bila su prisutna kod gotovo svih političkih subjekata, bez obzira na programske razlike među njima. Međutim, u većini slučajeva izostala je potpuna razrada finansijskih troškova, izvora finansiranja i konkretnih rokova za realizaciju ovih obećanja.
Kao posledica toga, javna debata često je bila više usmerena na slogane i političke poruke nego na merljive, finansijski održive i sprovodive javne politike.

Pozitivan razvoj ove izborne trke predstavlja uključivanje značajnog broja novih kandidata. Više od polovine kandidata prvi put se kandiduje za predstavnički mandat, dok je prosečna starost kandidata oko 42 godine.

Žene čine oko 34 odsto kandidata za poslanike, čime je premašen zakonski minimum zastupljenosti. Međutim, monitoring DnD-a pokazao je da je učešće žena u televizijskim debatama, javnim panelima i medijskom prostoru tokom kampanje bilo znatno manje u poređenju sa muškarcima.
To pokazuje da formalna zastupljenost ne garantuje nužno jednake mogućnosti za učešće i predstavljanje u javnom i političkom diskursu.

𝐏𝐫𝐢𝐫𝐨𝐝𝐚 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐚𝐧𝐣𝐞 𝐢 𝐭𝐨𝐧 𝐣𝐚𝐯𝐧𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐜𝐢𝐣𝐞
Zvaničnom desetodnevnom kampanjom dominirali su veliki predizborni skupovi u glavnim centrima Kosova. Susreti sa zajednicama i aktivnosti od vrata do vrata bili su manje prisutni. U slučajevima kada su organizovane terenske aktivnosti, one su često bile fokusirane na posete preduzećima ili promotivne aktivnosti, a manje na otvorene razgovore sa građanima o njihovim potrebama i prioritetima.

To je ograničilo mogućnost za sadržajniji dijalog između kandidata i birača, kao i za dublju raspravu o javnim politikama.
Izborna kampanja odvijala se u mirnijoj atmosferi u poređenju sa nekim prethodnim izbornim procesima. Ipak, zabeleženi su slučajevi uključivanja dece u političke i promotivne aktivnosti izbornih subjekata. Korišćenje dece u svrhe političke promocije ostaje neprimerena praksa i suprotno je principu zaštite najboljeg interesa deteta.

Međutim, nisu izostali slučajevi etiketirajućeg jezika, ličnih napada i polarizujuće retorike među političkim akterima, što je uticalo na kvalitet javne debate.

Posebnu zabrinutost predstavlja nastavak trenda dezinformacija i širenja neproverenih informacija, posebno na društvenim mrežama. Ove pojave narušavaju kvalitet javne debate i utiču na pravo građana da donose informisane odluke.

𝐓𝐫𝐨𝐬̌𝐤𝐨𝐯𝐢 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐚𝐧𝐣𝐞 𝐢 𝐬𝐩𝐨𝐧𝐳𝐨𝐫𝐢𝐬𝐚𝐧𝐣𝐞 𝐧𝐚 𝐝𝐫𝐮𝐬̌𝐭𝐯𝐞𝐧𝐢𝐦 𝐦𝐫𝐞𝐳̌𝐚𝐦𝐚a
Preliminarna posmatranja pokazuju da su kampanju karakterisala značajna ulaganja u organizovanje javnih skupova, promotivnih materijala, oglašavanje u tradicionalnim medijima i digitalnu komunikaciju.

Društvene mreže nastavile su da služe kao jedna od glavnih platformi političke komunikacije, zauzimajući značajan deo promotivnih aktivnosti političkih subjekata i kandidata.
DnD je detaljno pratio troškove političkih subjekata i kandidata tokom izbornog perioda za promociju njihovih aktivnosti na društvenim mrežama, prvenstveno na Meta platformi. DnD će takođe pratiti na koji način će se ovi troškovi odraziti u finansijskim izveštajima političkih subjekata nakon izbora.

Praćeno je oko 500 profila na društvenim mrežama, uključujući zvanične profile glavnih političkih partija (LVV, PDK, LDK, AAK i PSD), svih njihovih kandidata, kao i kandidata dva politička subjekta iz srpske zajednice. Samo tokom poslednje nedelje kampanje evidentirani su troškovi za sponzorisanje u vrednosti većoj od 100.000 evra.

Tokom perioda monitoringa evidentirano je oko 10 hiljada objava na društvenoj mreži Facebook. Od toga je približno 20% bilo zasnovano na video produkciji, što predstavlja relativno nov i skuplji oblik izborne kampanje.

Više od jedne trećine ukupnog broja objava bilo je sponzorisano, sa iznosima koji su se kretali od 100 do 1.000 evra po objavi.
Profil sa najvećim troškovima za sponzorisanje bio je profil kandidata Uran Ismailija, sa oko 9 hiljada evra. Nakon njega slede profil političkog subjekta LDK sa oko 6 hiljada evra, profil kandidata Bedrija Hamze sa oko 4 hiljade evra, profil političkog subjekta LVV sa oko 4 hiljade evra, profil kandidata Ardijana Đinija sa oko 3.500 evra, kao i profil kandidata Lumira Abdidžikua sa oko 3 hiljade evra.
Kada je reč o ukupnim troškovima sponzorisanja, politički subjekt PDK i njegovi kandidati nalaze se na prvom mestu sa oko 33 hiljade evra. Slede LDK i njeni kandidati sa oko 26.500 evra, LVV i njeni kandidati sa oko 25 hiljada evra, te AAK i njeni kandidati sa oko 10 hiljada evra. Kandidati političkih subjekata iz srpske zajednice zabeležili su minimalne nivoe ili nisu imali evidentirane troškove za sponzorisanje tokom perioda monitoringa.

𝐔𝐥𝐨𝐠𝐚 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐣𝐚 𝐢 𝐝𝐢𝐠𝐢𝐭𝐚𝐥𝐧𝐢𝐡 𝐩𝐥𝐚𝐭𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢
Mediji su igrali važnu ulogu u informisanju javnosti i stvaranju prostora za političku debatu tokom izbornog perioda.
Televizijski intervjui i debate doprineli su povećanju transparentnosti i javne odgovornosti. Međutim, u pojedinim slučajevima medijsko izveštavanje bilo je više fokusirano na političku retoriku i dinamiku izborne trke nego na analizu programa, troškova i konkretnih politika koje predlažu politički subjekti. Izostali su direktni dueli i debate između kandidata za premijera.
Društvene mreže nastavile su da igraju važnu ulogu u političkoj komunikaciji, ali su istovremeno služile i kao kanal za širenje dezinformacija i neproverenih informacija.

𝐀𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐫𝐚𝐧𝐣𝐞 𝐢𝐳𝐛𝐨𝐫𝐧𝐨𝐠 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐚
DnD ocenjuje da su izborne institucije ispunile većinu svojih obaveza u skladu sa zakonskim okvirom i predviđenim rokovima.
Međutim, tokom ovog perioda određene odluke i tumačenja CIK-a podstakli su javne rasprave i dileme u vezi sa obimom nadležnosti institucije i tumačenjem zakonskih odredbi. Smatra se da pojedine odluke i pravila doneta za ovaj proces sadrže prekoračenja Zakona o opštim izborima (glasanje sa važećim dokumentima, pravila za akreditaciju posmatrača).

S druge strane, Izborni panel za žalbe i predstavke (IPŽP) odigrao je važnu ulogu u razmatranju žalbi i nadzoru nad sprovođenjem izbornog pravnog okvira. Kroz svoje odlučivanje, IPŽP je doprineo razjašnjavanju pravnih standarda i adresiranju slučajeva evidentiranih tokom kampanje.

Žalbe razmatrane tokom ovog perioda uglavnom su se odnosile na uključivanje dece u političke aktivnosti i korišćenje javnih prostora u svrhe političke promocije.

Do danas je IPŽP primio ukupno 19 žalbi u vezi sa prekršajima tokom izborne kampanje, od čega su polovinu podnele organizacije civilnog društva, a drugu polovinu politički subjekti. Doneto je 19 odluka, od kojih je 10 usvajajućih i 9 odbijajućih. Za utvrđena kršenja Etičkog kodeksa tokom izborne kampanje, IPŽP je do sada izrekao novčane kazne političkim subjektima u ukupnom iznosu od 26.100 evra.

𝐁𝐞𝐳𝐛𝐞𝐝𝐧𝐨𝐬𝐭 𝐢𝐳𝐛𝐨𝐫𝐧𝐨𝐠 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐚
Sa aspekta bezbednosti, nadležne institucije, a posebno Policija Kosova, doprinele su očuvanju mirnog i bezbednog okruženja za sprovođenje izbornih aktivnosti.

Generalno, predizborni period protekao je bez ozbiljnih incidenata koji bi mogli ugroziti ostvarivanje političkih prava građana ili normalno odvijanje izbornog procesa.

U tom kontekstu, angažovanje oko 100 tužilaca tokom izbornog dana predstavlja pokazatelj posvećenosti pravosudnih institucija zaštiti integriteta izbornog procesa. Ovaj angažman ima za cilj da pruži dodatne garancije građanima i istovremeno obezbedi brzo i efikasno reagovanje na svaki pokušaj uticaja, manipulacije ili ugrožavanja izbornog procesa i volje birača.

𝐀𝐧𝐠𝐚𝐳̌𝐨𝐯𝐚𝐧𝐣𝐞 𝐃𝐧𝐃-𝐚 𝐧𝐚 𝐝𝐚𝐧 𝐠𝐥𝐚𝐬𝐚𝐧𝐣𝐚
Dok se proces glasanja van zemlje, u diplomatsko-konzularnim predstavništvima Republike Kosovo, odvija mirno i uredno, sutra će od 07:00 časova građani Kosova imati mogućnost da ostvare svoje pravo glasa.
DnD je mobilisao svoju mrežu posmatrača širom zemlje. Više od 600 posmatrača biće prisutno na terenu kako bi pratili otvaranje biračkih mesta, proces glasanja, zatvaranje biračkih mesta i brojanje glasova. Njih 500 biće statični posmatrači na biračkim mestima odabranim prema reprezentativnom uzorku.
Tokom izbornog dana, DnD će redovno informisati javnost i medije putem konferencija za medije, na kojima će predstavljati nalaze i procene sa terenskog posmatranja.
Za procenu izbornog procesa, DnD će primenjivati metodologiju Paralelnog prebrojavanja glasova (PVT), koja se zasniva na statistički reprezentativnom uzorku biračkih mesta na nivou zemlje i omogućava nezavisnu i pouzdanu procenu procesa glasanja i brojanja glasova.
DnD poziva sve političke subjekte, kandidate i njihove pristalice da poštuju izborna pravila, izbegavaju svaki oblik pritiska na birače i doprinesu očuvanju mirne i demokratske atmosfere tokom dana glasanja.
Takođe očekuje da nadležne institucije postupaju profesionalno, nepristrasno i transparentno u rešavanju svake eventualne žalbe ili nepravilnosti.
DnD ohrabruje građane da učestvuju u izbornom procesu i ostvare svoje biračko pravo slobodno, nezavisno i bez pritiska.
Na kraju, DnD je naglasio da dan glasanja predstavlja važan trenutak demokratskog procesa, ali da se izborni integritet ne meri samo načinom na koji se glasanje odvija. On se meri i načinom na koji se proces administrira, kako se broji svaki glas i kako se garantuje da konačni rezultat tačno odražava volju građana.

28/05/2026

🟠 #𝐃𝐧𝐕 𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐬𝐮𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞𝐭 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐬𝐭𝐚𝐧𝐝𝐚𝐫𝐝𝐞𝐭 𝐞 𝐠𝐚𝐫𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐞𝐛𝐚𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐫

Me fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore, Demokracia në Veprim (DnV) prezantoi sot planin dhe komponetet e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026.

DnV vlerësoi se aktivitetet e parafushatës në terren dhe komunikimi elektoral i subjekteve në hapësirën online kanë filluar tash e një kohë. Gjithsesi, periudha para nisjes së fushatës zgjedhore është karakterizuar nga vendime qeveritare me ndikim të drejtpërdrejtë në integritetin e procesit zgjedhor dhe barazinë e garës, përmes shpërndarjes së pakove financiare në vlera qindra milionëshe, të orientuara kryesisht drejt kategorive të ndjeshme të popullsisë, përfshirë mërgatën dhe kompanitë private.

Në garën zgjedhore që do të zgjasë 10 ditë, DnV u bëri thirrje subjekteve politike, kandidatëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në proces që të respektojnë standardet dhe rregullat në fuqi për një garë demokratike, fer dhe të orientuar në përmbajtje programore.

DnV do të vlerësojë ecurinë, barazinë dhe kualitetin e fushatës zgjedhore në tre aspekte: Sa shpenzojnë subjektet politike për fushatë në rrjete sociale, përkatësisht platformën Meta (Facebook dhe Instagram), cila është përmbajtja e sponsorizuar dhe sa i japin hapësirë promovimit të kandidatëve në rrjetet sociale.

Po ashtu, DnV do të monitorojë gjuhën e urrejtjes, dezinformimin, lajmet e rreme, përmbajtjet manipuluese dhe trendet kryesore të komunikimit në rrjetet sociale dhe media online gjatë gjithë periudhës së fushatës.

Do të monitorohen edhe mediat tradicionale (televizionet me shtrirje kombëtare) për të vlerësuar nëse mediat respektojnë standardet për t’u ofruar kohën dhe hapësirën e barabartë të gjitha subjeketve në garë dhe në këtë drejtim rolin që KPM do t’a ketë në trajtimin e shkeljeve nga mediat tradicionale dhe të shkruara.
Monitoruesit do të përcjellin 11 televizione në gjuhën shqipe dhe serbe për të analizuar sa hapësirë subjektet po i japin kandidatëve të tyre për deputet dhe kandidatëve për kryeministër. Vëmendje do t’I kushtohet hapësirë së dedikuar për gratë në zgjedhje, gjuhës dhe temave që do të trajtohen nga subjektet politike.

Sa i përket Ditës së Zgjedhjeve, DnV do të angazhojë rreth 500 vëzhgues në nivel vendi, duke përfshirë të gjitha komunat. Vëzhguesit do tw vendosen nw 500 vendvotimet e përzgjedhura sipas mostrës statistikore të metodologjisë PVT (Parallel Vote Tabulation). Kjo metodologji do të garantojë vlerësim kredibil dhe të saktë të procesit dhe të rezultateve preliminare.

Të dhënat që do të vijnë nga terreni do të shërbejnë që publiku të informohet saktë për rregullsinë e ditës së zgjedhjeve, përfshirë respektimin e procedurave për hapjen dhe mbylljen e vendvotimeve, administrimin e votimit gjatë ditës dhe pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje.

Pas ditës së zgjedhjeve, DnV përmes vëzhguesve të saj do të monitorojë procesin e numërimit të votave për kandidatë në të gjitha 38 Qendrat Komunale të Numërimit. Për këtë operacion do të angazhohen 100 vëzhgues të cilit do të ndjekin respektimin e procedurave të numërimit, trajtimin e materialit zgjedhor, transparencën e procesit dhe konsistencën e praktikave ndërmjet komunave të ndryshme.

Përveç Qendrave Komunale të Numërimit, DnV do të mbulojë edhe zhvillimet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, përfshirë procesimin e votave me kusht, votave nga jashtë vendit dhe procedurat eventuale të rinumërimit.

Të gjitha observimet nga procesi i vëzhgimit do të publikohen fillimisht përmes deklaratës preliminare dhe më pas raportit përfundimtar, i cili do të përfshijë gjetjet dhe rekomandimet për procesin zgjedhor në tërësi.

Që nga viti 2007, DnV si rrjet i gjerë I organizatave të shoqërisë civile ka monitoruar të gjitha zgjedhjet e rregullta dhe të jashtëzakonshme, duke e përcjellë nga afër punën e KQZ-së dhe PZAP-it në administrimin e operacioneve, përkatësisht drejtësisë zgjedhore në të gjitha fazat.

# #

**Serbian

🟠 #𝐃𝐧𝐃 𝐩𝐨𝐳𝐢𝐯𝐚 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐜̌𝐤𝐞 𝐬𝐮𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞 𝐝𝐚 𝐩𝐨𝐬̌𝐭𝐮𝐣𝐮 𝐬𝐭𝐚𝐧𝐝𝐚𝐫𝐝𝐞 𝐢𝐳𝐛𝐨𝐫𝐧𝐞 𝐭𝐫𝐤𝐞 𝐢 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬𝐢𝐫𝐚𝐣𝐮 𝐬𝐞 𝐧𝐚 𝐬𝐚𝐝𝐫𝐳̌𝐚𝐣𝐧𝐮 𝐝𝐞𝐛𝐚𝐭𝐮

Sa zvaničnim početkom izborne kampanje, Demokratija na delu (DnD) danas je predstavila plan i ključne komponente svoje misije za posmatranje parlamentarnih izbora koji će biti održani 7. juna 2026. godine.

DnD ocenjuje da su aktivnosti predizborne kampanje na terenu, kao i izborna komunikacija političkih subjekata u online prostoru, već neko vreme u toku. Ipak, period pre zvaničnog početka izborne kampanje obeležen je odlukama Vlade koje imaju direktan uticaj na integritet izbornog procesa i ravnopravnost izborne trke, kroz raspodelu finansijskih paketa vrednih stotine miliona, uglavnom usmerenih ka osetljivim kategorijama stanovništva, uključujući dijasporu i privatne kompanije.

Tokom izborne trke koja će trajati 10 dana, DnD je pozvao političke subjekte, kandidate i sve učesnike procesa da poštuju važeće standarde i pravila za demokratsku, fer i sadržajno orijentisanu izbornu kampanju.

DnD će procenjivati tok, ravnopravnost i kvalitet izborne kampanje u tri ključna aspekta: koliko politički subjekti troše na kampanju na društvenim mrežama, odnosno na Meta platformama (Facebook i Instagram), kakav je sadržaj sponzorisanih objava i koliko prostora daju promociji kandidata na društvenim mrežama.

Takođe, DnD će tokom čitavog perioda kampanje pratiti govor mržnje, dezinformacije, lažne vesti, manipulativni sadržaj i glavne trendove komunikacije na društvenim mrežama i online medijima.
Biće praćeni i tradicionalni mediji (televizije sa nacionalnom pokrivenošću) kako bi se procenilo da li mediji poštuju standarde u pružanju jednakog vremena i prostora svim političkim subjektima u izbornoj trci, kao i uloga Nezavisne komisije za medije (KPM) u tretiranju kršenja od strane tradicionalnih i štampanih medija.

Posmatrači će pratiti 11 televizijskih stanica na albanskom i srpskom jeziku kako bi analizirali koliko prostora politički subjekti daju svojim kandidatima za poslanike i kandidatima za premijera. Posebna pažnja biće posvećena prostoru namenjenom ženama na izborima, kao i jeziku i temama koje će politički subjekti obrađivati.

Što se tiče Izbornog dana, DnD će angažovati oko 500 posmatrača širom zemlje, uključujući sve opštine. Posmatrači će biti raspoređeni na 500 biračkih mesta odabranih prema statističkom uzorku metodologije Paralelnog prebrojavanja glasova (PVT). Ova metodologija će obezbediti kredibilnu i tačnu procenu procesa i preliminarnih rezultata. Podaci koji budu pristizali sa terena služiće za tačno informisanje javnosti o regularnosti izbornog dana, uključujući poštovanje procedura za otvaranje i zatvaranje biračkih mesta, administriranje glasanja tokom dana i izlaznost birača.

Nakon izbora, DnD će preko svojih posmatrača pratiti proces brojanja glasova za kandidate u svih 38 Opštinskih centara za brojanje. Za ovu operaciju biće angažovano 100 posmatrača koji će pratiti poštovanje procedura brojanja, rukovanje izbornim materijalom, transparentnost procesa i doslednost praksi između različitih opština.

Pored Opštinskih centara za brojanje, DnD će pratiti i dešavanja u Centru za brojanje i rezultate, uključujući obradu uslovnih glasova, glasova iz inostranstva i eventualne procedure ponovnog brojanja.

Sva zapažanja iz procesa posmatranja biće prvo objavljena kroz preliminarnu izjavu, a potom i kroz završni izveštaj koji će sadržati nalaze i preporuke za izborni proces u celini.

Od 2007. godine, DnD kao široka mreža organizacija civilnog društva prati sve redovne i vanredne izbore, pažljivo nadgledajući rad Centralne izborne komisije (CIK) i Izbornog panela za žalbe i predstavke (IPŽP) u administriranju izbornih operacija i izborne pravde u svim fazama procesa.



**English

🟠𝐃𝐢𝐀 𝐂𝐚𝐥𝐥𝐬 𝐨𝐧 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐜𝐚𝐥 𝐄𝐧𝐭𝐢𝐭𝐢𝐞𝐬 𝐭𝐨 𝐑𝐞𝐬𝐩𝐞𝐜𝐭 𝐄𝐥𝐞𝐜𝐭𝐨𝐫𝐚𝐥 𝐒𝐭𝐚𝐧𝐝𝐚𝐫𝐝𝐬 𝐚𝐧𝐝 𝐅𝐨𝐜𝐮𝐬 𝐨𝐧 𝐒𝐮𝐛𝐬𝐭𝐚𝐧𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐃𝐞𝐛𝐚𝐭𝐞

With the official start of the election campaign, Democracy in Action (DiA) today presented the plan and key components of its observation mission for the parliamentary elections scheduled for 7 June 2026.

DiA assessed that pre-campaign activities on the ground, as well as electoral communication by political entities in the online sphere, have already been underway for some time. Nevertheless, the period prior to the official launch of the election campaign has been characterized by government decisions with a direct impact on the integrity of the electoral process and the equality of competition, particularly through the distribution of financial packages worth hundreds of millions, primarily targeted at vulnerable categories of the population, including diaspora and private companies.

As the 10-day election campaign begins, DiA called on political entities, candidates, and all participants in the process to respect the standards and rules in force for a democratic, fair, and content-oriented electoral race.

DiA will assess the progress, equality, and quality of the election campaign in three key aspects: how much political entities spend on campaigning through social media, specifically Meta platforms (Facebook and Instagram); the nature of sponsored content; and the extent to which candidates are promoted through social networks.

In addition, DiA will monitor hate speech, disinformation, fake news, manipulative content, and the main communication trends across social media and online media throughout the entire campaign period.

Traditional media outlets (national television broadcasters) will also be monitored to assess whether the media respect standards related to providing equal airtime and space to all political entities competing in the elections, as well as the role of the Independent Media Commission (IMC) in addressing violations committed by traditional and print media.

Observers will monitor 11 television stations in both Albanian and Serbian languages in order to analyze how much space political entities allocate to their candidates for parliament and candidates for prime minister. Particular attention will be paid to the space dedicated to women in the elections, as well as the language and themes addressed by political entities.

Regarding Election Day, DiA will engage approximately 500 observers across the country, covering all municipalities. Observers will be deployed to 500 polling stations selected according to the statistical sample of the Parallel Vote Tabulation (PVT) methodology. This methodology will ensure a credible and accurate assessment of both the process and the preliminary results. Data collected from the field will serve to accurately inform the public about the regularity of Election Day, including compliance with procedures for the opening and closing of polling stations, the administration of voting throughout the day, and voter turnout.

Following Election Day, DiA, through its observers, will monitor the vote-counting process for candidates in all 38 Municipal Counting Centers. For this operation, 100 observers will be engaged to monitor compliance with counting procedures, the handling of electoral materials, the transparency of the process, and the consistency of practices across different municipalities.

In addition to the Municipal Counting Centers, DiA will also monitor developments at the Counting and Results Center, including the processing of conditional votes, out-of-country votes, and any eventual recount procedures.

All observations from the monitoring process will initially be published through a preliminary statement, followed by a final report that will include findings and recommendations concerning the electoral process as a whole.

Since 2007, DiA, as a broad network of civil society organizations, has monitored all regular and extraordinary elections, closely following the work of the Central Election Commission (CEC) and the Electoral Complaints and Appeals Panel (ECAP) in the administration of electoral operations and electoral justice throughout all phases of the process.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Sheshi Zahir Pajaziti, Rr. Edith Durhan
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00