Fshati Hade

Fshati Hade

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fshati Hade, Public & Government Service, Hade 34, Pristina.

27/05/2026

Me fat Kurban Bajrami 🎉

06/05/2026

🏅 Mirënjohje për punë të dalluar

Me krenari ju njoftojmë se infermieri ynë, Fatmir Mirena, është vlerësuar me mirënjohje nga Oda e Infermierëve të Kosovës, si punëtor i dalluar.

Ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe angazhimit të tij të vazhdueshëm në shërbim të pacientëve dhe komunitetit.

👏 Falënderojmë z. Mirena për punën e palodhshme dhe kontributin e çmuar në sistemin shëndetësor.

🙏 Urime dhe suksese të mëtejshme!

21/04/2026

Me Respekt dhe perulesi
Perkujtojm sakrificen e tyre te shenjte,
Qe mbetet udherrefyes per brezat
LAVDI !

19/04/2026

Avni Grajqevci nga fshati Hade i komunës së Obiliqit ishte ndër ata djem që në kohë të vështira vendosën fatin e vendit mbi gjithçka tjetër. I rritur në një familje me ndjenja të forta atdhedashurie, ai u formua me bindjen se liria kërkon guxim dhe përkushtim, prandaj edhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa hezitim.

Gjatë kësaj rruge, ai nuk qëndroi i vetëm. Shumë të rinj nga Hade u bënë pjesë e të njëjtit rrugëtim, duke ndarë sakrifica, sfida dhe shpresën për një të ardhme të lirë. Avniu u dallua për qëndrueshmërinë dhe vullnetin e tij, duke u bërë shembull për të tjerët. Edhe sot, kujtimi dhe veprimi i tij mbeten dëshmi e përkushtimit të palëkundur ndaj Kosovës dhe lirisë së saj.

17/04/2026

Nga fshati ynë në ekranet e Kosovës! 🎬
Aktorja jonë Verona Mirena në “Mamma Mia Llapërqino” — krenari për ne !

16/04/2026

Gazmend Mirena nga fshati Hade, komuna e Obiliqit, qysh i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke treguar guxim dhe përkushtim për vendin. Ai rrjedh nga një familje që ka kontribuar për Kosovën, duke trashëguar vlerat e atdhedashurisë dhe sakrificës.

Në rrugën e tij nuk ishte vetëm shumë shokë të tij nga fshati Hade ishin krah për krah me të, të bashkuar për të njëjtin ideal, lirinë e Kosovës. Edhe sot, Gazmendi mbetet shembull i një njeriu që i ka qëndruar pranë vendit të tij në kohët më të vështira.

11/04/2026

Luftëtarë nga beteja e fshatit Hadë, Obiliq, 1998

Kjo fotografi paraqet një grup luftëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga beteja e fshatit Hadë në komunën e Obiliqit, gjatë vitit 1998. Në periudhën kur lufta për çlirimin e vendit po zgjerohej në shumë zona të Kosovës, Hadja u bë një nga pikat ku u organizua rezistenca kundër forcave serbe.

Luftëtarët e UÇK-së në këtë zonë vepronin në kushte të vështira, në terren të hapur dhe shpesh në temperatura të ulëta dimri, por me vendosmëri për mbrojtjen e popullatës dhe të trojeve shqiptare. Fotografitë e tilla mbeten dëshmi historike të një periudhe kur sakrifica dhe guximi i tyre u bënë pjesë e rrugës drejt lirisë.

20/03/2026

Gëzuar Fitër Bajramin!
Uroj që kjo festë t’ju sjellë paqe, lumturi dhe begati në familjen tuaj. Qoftë një ditë e mbushur me dashuri, falje dhe mirësi për të gjithë. 🌙✨

20/03/2026

Njoftim Mortor

Të nderuar familjarë, miq dhe dashamirë,

Ju njoftojmë se sot, më 19.03.2026, në orët e mëngjesit, ndërroi jetë familjari ynë i dashur
Jonuz (Abdurrahman) Grajçevci.

Ceremonia e varrimit dhe nderimet e fundit do të bëhen nesër, më 20.03.2026, në Varrezat e Dragodanit (Arbërisë), në kohën e faljes së xhumasë, në ora 12:00.

Pritja e ngushëllimit në familje:
Dy ditë vikendi: Shtunë-Dielë
Orari: 09:00-17:00
Vendi: Dardani-Prishtinë, Banesa e të ndjerit!

Me respekt,
Familja Grajçevci

11/12/2025

Me emrin e Allahut, prej Tij jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjen, miqtë dhe të gjithë të afërmit se Fetije Smajli Grajqevci, nëna jonë e dashur dhe gjyshja jonë e shtrenjtë, ka ndërruar jetë më 10.12.2025.
Ajo u dallua për zemërgjerësinë, mirësinë dhe urtësinë e saj, duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një zbrazëti të madhe në zemrat tona.

Lusim Allahun e Madhërishëm ta mëshirojë, t’i falë dritë e qetësi dhe ta shpërblejë me Xhenetin firdeus .

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, më datë 11.12.2025, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Hade.

Allahu e pastë mëshiruar.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Hade 34
Pristina
24534