Fondi i Sigurimeve Shëndetësore

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore

Share

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Photos from Fondi i Sigurimeve Shëndetësore's post 02/06/2026

Fondi i Sigurimit Shëndetësore (FSSh), në kuadër të zbatimit të Programit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike (TMJIShP), gjatë muajit Maj 2026 ka shqyrtuar dhe trajtuar një numër të konsiderueshëm të aplikimeve dhe ankesave.

Gjate kësaj periudhe, FSSh ka pranuar 71 aplikime, nga të cilat 53 janë raste të rregullta dhe 18 janë raste urgjente. Bordi për TMJIShP, ka shqyrtuar 83 lëndë. Nga këto, janë aprovuar 55 lëndë si raste të rregullta, 23 lëndë si raste urgjente, 5 lëndë anulime.

Gjithashtu, Komisioni i Ankesave, ka shqyrtuar 1 Ankesa të dorëzuara kundër vendimeve të Bordit për TMJISHP, pas shqyrtimit të plotë, Komisioni ka nxjerrë 1 vendime Refuzuese.

25/05/2026

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore pati kënaqësinë të mirëpresë në vizitë znj. Arbërie Nagavci, Shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së dhe ish Ministre e Arsimit.

Gjatë takimit me drejtorin e Fondit, Amir Keka, dhe stafin e institucionit, u diskutua për zhvillimet aktuale në sektorin e sigurimeve shëndetësore, rëndësinë e funksionalizimit të skemës së sigurimeve shëndetësore, si dhe për rolin e Fondit në forcimin e sistemit shëndetësor në vend.

Në fokus të diskutimit ishte edhe miratimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili përfaqëson një ndër reformat më të rëndësishme drejt ndërtimit të një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm, më funksional dhe më të drejtë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore mbetet i përkushtuar në avancimin e reformave dhe ofrimin e shërbimeve më efikase dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët.

13/05/2026

11–17 Maj 2026 shënohet Java e Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, me moton:

“Të veprojmë për veten, për të tjerët, për të gjithë ne”

Kjo javë synon të promovojë rëndësinë e kujdesit për shëndetin mendor, mbështetjen dhe mirëkuptimin për të gjithë ata që përballen me sfida të shëndetit mendor.



Photos from Fondi i Sigurimeve Shëndetësore's post 05/05/2026

Fondi i Sigurimit Shëndetësore (FSSh), në kuadër të zbatimit të Programit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike (TMJIShP), gjatë muajit Prill 2026 ka shqyrtuar dhe trajtuar një numër të konsiderueshëm të aplikimeve dhe ankesave.

Gjate kësaj periudhe, FSSh ka pranuar 77 aplikime, nga të cilat 52 janë raste të rregullta dhe 25 janë raste urgjente. Bordi për TMJIShP, ka shqyrtuar 78 lëndë. Nga këto, janë aprovuar 52 lëndë si raste të rregullta, 24 lëndë si raste urgjente, 2 lëndë anulime.

Gjithashtu, Komisioni i Ankesave, ka shqyrtuar 3 Ankesa të dorëzuara kundër vendimeve të Bordit për TMJISHP, pas shqyrtimit të plotë, Komisioni ka nxjerrë 3 vendime Refuzuese.

Photos from Ministria e Shëndetësisë's post 23/04/2026
23/04/2026

𝐌𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭 𝐋𝐢𝐠𝐣𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐲𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐒𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐫

Ky ligj shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi shëndetësor më të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të ketë rol kyç në:
•Sigurimin e qasjes së barabartë në shërbime shëndetësore
•Menaxhimin efikas dhe transparent të fondeve
•Përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
•Rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin shëndetësor

𝐒𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐨𝐫𝐭𝐞̈!

03/04/2026

Miratohet në Qeveri projektligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Përkundër vonesës së shkaktuar nga Gjykata Kushtetuese për arsye procedurale, sot sërish fillon hapi i parë i reformës më të rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor.


27/03/2026

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore njofton opinionin publik se, duke filluar nga data 𝟎𝟏 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟔, do të fillojë operimin në një lokacion të ri.

Në përputhje me Marrëveshjen e Mirëkuptimit të arritur me Qëndren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aktivitetet dhe shërbimet institucionale të Fondit do të zhvillohen në:

𝐊𝐚𝐭𝐢𝐧 𝐈𝐈, 𝐧𝐞̈ 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐥𝐢𝐧𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞 𝐅𝐢𝐳𝐢𝐚𝐭𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐑𝐞𝐡𝐚𝐛𝐢𝐥𝐢𝐭𝐢ë 𝐅𝐢𝐳𝐢𝐤𝐚𝐥, 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐚𝐝𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐐𝐊𝐔𝐊-𝐬𝐞̈.

Ky ndryshim bëhet me qëllim të përmirësimit të organizimit institucional dhe rritjes së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore siguron qytetaret se të gjitha shërbimet do të vazhdojnë të ofrohen pa ndërprerje.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Photos from Fondi i Sigurimeve Shëndetësore's post 05/03/2026

Fondi i Sigurimit Shëndetësore (FSSh), në kuadër të zbatimit të Programit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike (TMJIShP), gjatë muajit Shkurt 2026 ka shqyrtuar dhe trajtuar një numër të konsiderueshëm të aplikimeve dhe ankesave.

Gjate kësaj periudhe, FSSh ka pranuar 57 aplikime, nga të cilat 38 janë raste të rregullta dhe 19 janë raste urgjente. Bordi për TMJIShP, ka shqyrtuar 65 lëndë. Nga këto, janë aprovuar 44 lëndë si raste të rregullta, 14 lëndë si raste urgjente, 5 lëndë anulime si dhe 2 lëndë refuzim.

Gjithashtu, Komisioni i Ankesave, ka shqyrtuar 5 Ankesa të dorëzuara kundër vendimeve të Bordit për TMJISHP, pas shqyrtimit të plotë, Komisioni ka nxjerrë 5 vendime Refuzuese.

Photos from Fondi i Sigurimeve Shëndetësore's post 04/02/2026

Fondi i Sigurimit Shëndetësore (FSSh), në kuadër të zbatimit të Programit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike (TMJIShP), gjatë muajit Janar 2026 ka shqyrtuar dhe trajtuar një numër të konsiderueshëm të aplikimeve dhe ankesave.

Gjate kësaj periudhe, FSSh ka pranuar 79 aplikime, nga të cilat 45 janë raste të rregullta dhe 34 janë raste urgjente. Bordi për TMJIShP, ka shqyrtuar 80 lëndë. Nga këto, janë aprovuar 57 lëndë si raste të rregullta, 16 lëndë si raste urgjente, 6 lëndë anulime si dhe 1 lëndë refuzim.

Gjithashtu, Komisioni i Ankesave, ka shqyrtuar 5 Ankesa të dorëzuara kundër vendimeve të Bordit për TMJISHP, pas shqyrtimit të plotë, Komisioni ka nxjerrë 4 vendime Refuzuese si dhe 1 lëndë pezullim i Procedurës Administrative.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address

Pristina

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00