29/05/2026
Kryeshefja Ekzekutive, znj. Nora Rraci, së bashku me stafin drejtues zhvilloi takim me anëtarët e Komisionit të Pullës Postare, ku u diskutua për aktivitetet, projektet dhe prioritetet në fushën e filatelisë dhe promovimit institucional. 💛📬
Gjatë takimit u theksua rëndësia e pullës postare si një vlerë e veçantë kulturore dhe historike, e cila vazhdon të mbetet një ambasadore e identitetit, trashëgimisë dhe shtetësisë së Republikës së Kosovës edhe në kohën e komunikimit digjital.
Diskutimet u fokusuan në avancimin e bashkëpunimit për realizimin e emisioneve tematike që promovojnë historinë, kulturën, personalitetet, trashëgiminë natyrore dhe zhvillimin shoqëror të vendit tonë, me synim prezantimin sa më dinjitoz të Kosovës brenda dhe jashtë vendit. 🇽🇰
Po ashtu, u vlerësua rëndësia e përfshirjes së temave me karakter social, edukativ, kulturor dhe mjedisor në emisionet filatelike, duke reflektuar përkushtimin e Postës së Kosovës ndaj vlerave universale dhe çështjeve me rëndësi për shoqërinë.
Anëtarët e Komisionit të Pullës Postare shprehën mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen institucionale, duke theksuar se Filatelia mbetet një mekanizëm i rëndësishëm për promovimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
28/05/2026
Ju njoftojmë se pagesat e faturave të Kosovo Leadership Academy mund t'i kryeni në zyrat e Posta e Kosovës 🙂
Zyrat postare janë të hapura nga ora 08:00 si dhe punojnë edhe gjatë vikendeve.
Orarin dhe adresat mund t'i gjeni në këtë link 👇
https://postakosoves.com/orari/
27/05/2026
Njoftim për qytetarët!
Disa nga zyrat postare punojnë edhe gjatë festave, për t’ju ofruar shërbimet postare dhe pagesat që ju nevojiten, me orar të reduktuar 10:00 deri në 16:00.
📍 Për orarin e saktë të zyrës suaj postare, ju lutemi informohuni paraprakisht në këtë link: https://postakosoves.com/orari/
Posta e Kosovës – gjithmonë në shërbimin tuaj. ✉
27/05/2026
Me fat Kurban Bajrami!
Posta e Kosovës ju uron një festë të bekuar, të mbushur me paqe, mirësi dhe harmoni.
Qoftë kjo ditë e veçantë burim gëzimi, begatie dhe bashkimi në familjet tuaja, duke sjellë shëndet, lumturi dhe mbarësi për të gjithë.
26/05/2026
Pagesat për dënimet e policisë mund t'i paguani në Postën e Kosovës 🚓🚦
✅ Shlyhet automatikisht nga sistemi i policisë!
Zyrat postare janë të hapura çdo ditë nga ora 08:00 si dhe disa zyra postare gjatë festave nga ora 10:00.
👉 https://postakosoves.com/orari-kodet-postare/
23/05/2026
Mbushje elektronike, internet, numra, pagesat e telefonisë fikse...💻📱
Të gjitha produktet dhe ofertat e VALA i gjeni në zyrat postare.
Në çdo kohë. Në çdo zyrë postare.
Edhe të shtuneve zyrat postare janë të hapura nga ora 08:00!
22/05/2026
Posta më afër qytetarëve! 💛
Në Gjakovë realizuam një aktivitet informues dhe promocional me qytetarët, përmes një këndi prezantues ku u promovuan shërbimet postare dhe financiare jo-bankare të Posta e Kosovës.
Gjatë aktivitetit, qytetarët u njohën më nga afër me mundësitë dhe lehtësitë që ofrojnë shërbimet tona, ndërsa patën mundësi të pranojnë edhe materiale promocionale. 📮📦
Mirënjohës për interesimin, bashkëbisedimin dhe vizitën e secilit qytetar!
21/05/2026
Momentet më të rëndësishme të jetës suaj mund t'i personalizoni në pullë postare 📬🖼
Befaso më të dashurit tuaj me këtë dhuratë unike në rastin e ditëlindjes, pensionimit, diplomimit, martesës apo edhe për diasporën me foto nga vendlindja, etj.
✅ Pullën e personalizuar e mundëson vetëm Posta e Kosovës 💛
Për porosi na kontaktoni në:
☎️+383 (0)38 246 770
✉️ [email protected]
20/05/2026
Zyra Postare 1 në Gjakovë me ambient të ri 📬
Zyra Postare Gjakovë 1, tani ju ofron hapësirë më funksionale, kushte moderne dhe shërbime më të shpejta për nevojat tuaja të përditshme.
Ju mirëpresim të na vizitoni!
📍 Adresa: Rr. "UÇK" 50010
🕒 Orari: 08:00 – 20:00
18/05/2026
Posta më afër qytetarëve!
Sot realizuam një aktivitet promocional me qytetarë përmes shtandit informues, ku prezantuam nga afër shërbimet tona postare dhe financiare jo-bankare.
Qytetarët patën mundësinë të informohen për shërbimet, përfitimet dhe lehtësitë që ofron posta, si dhe të marrin materiale promocionale. 📦📨
Faleminderit të gjithë qytetarëve për interesimin dhe vizitën!
Ne vazhdojmë të jemi gjithmonë pranë jush — me shërbime të sigurta, të shpejta dhe moderne.
16/05/2026
Posta e Kosovës, është pranë jush çdo ditë, në çdo vend 🌞
Kryeni pagesat tuaja shpejt dhe sigurt në çdo zyrë postare 📬 Nga faturat mujore deri te shërbimet e ndryshme financiare jo-bankare, gjithçka që ju nevojitet gjendet afër jush, me staf të përkushtuar që ju mirëpret dhe ju ndihmon.
Orarin e punës për ditën e shtune mund ta gjeni këtu 👉 https://postakosoves.com/orari