Kosova Konservative

Kosova Konservative

Share

Opinione politike të ndërlidhura me gjendjet aktuale

30/04/2025

Opinion politik / 30.04.2025

Partia, politika, kuvendi apo republika...

Kush duhet të jetë prioritet i politikanëve? Patjetër që politika, egoja e pushtetit – autoriteti që nuk i lejon të "lëshojnë bajrakun".

A e meriton populli i Kosovës një ngërç politik si ky i tanishmi? Dikush mund të thotë se jemi popull përtac dhe i prapambetur, por a është kjo e vërtetë? Nga njëra anë, bërtet Distria prej majës së Evropës: "Jo more, veç pallavra janë ato që flasin!" Pra, të prapambetur nuk jemi. Përtacë? Paksa po. Përtacë për t’i dalë zot vetes, për të luftuar për të drejtat themelore – të drejta që në Evropë janë fituar para vitit 1950. Kur një popull nuk "reagon" ndaj shtypjes, atë popull e pret vetëm prapambetja. Kur e shikon "hollë e hollë", duket se nuk kemi mësuar nga vuajtjet dhe shtypjet që na janë bërë si popull.

Sa njerëz akoma konsumojnë prodhime serbe? Miliarda euro në vit ia dhurojnë "armikut" që as për t’u përshëndetur nuk na do. Por këto janë tema të tjera, jashtë interesave të politikës dyanëshe: njëra anë për ta kënaqur Perëndimin, tjetra për ta mbushur xhepin vetjak.

Po mbetemi te politika. Pra, populli ka votuar "të fortët" e parlamentit, ata që na kanë futur në këtë ngërç. Të kuqtë e Kuvendit më duken se kanë ende pak nostalgji për Leninin. A i keni parë kur flasin? Fiks si leninistë klasikë. Armikun nuk e kemi më te dera, por brenda shtëpisë. Takime, dorështrëngime e trillime kemi parë me bollëk; na duhen veprime, pajtime dhe bashkëpunime.

Boll keni luajtur me një popull që nuk "zgjohet" as kur buka që e ha i shtrejtohet. Shteti është shtet, por shteti pa popullin e vetëdijesuar, a është vërtet shtet?

– Kosova Konservative

30/04/2025

Mirë se vini në faqen e Kosova Konservative. Këtu mund të ndiqni opinione politike të ndërlidhura me gjendjen aktuale në Republikë.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address

Pristina