Gruaja Demokratike - PDK

Gruaja Demokratike - PDK

Share

Gruaja e Partisë Demokratike të Kosovës është organ funksional i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)

Sot gruaja në Kosovë, nuk është vetëm nënë, rol të cilin vazhdon ta luaj me mjaft përkushtim, por është edhe bartëse e zhvillimeve pozitive në shoqëri. Gruaja e Partisë Demokratike të Kosovës është organ i funksional i Partisë Demokratike të Kosovës. GD zhvillon aktivitetin e vet në përputhje me Programin dhe Statutin e PDK-së nëpërmjet të cilave synon:

- Promovimin e programeve

14/12/2017

Hapësirë më të madhe për gratë në PDK. Agim Aliu nominon Kristina Gashi -Bytyçin për Kryesuese të Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Kryesia e Degës së PDK-së, në Ferizaj, mbrëmë mbajti mbledhjen e rregullt, me ç’rast Kryetari i ri i Komunës z. Agim Aliu mori përkrahjen e pa rezervë për formimin e institucioneve të reja komunale.

Gjithashtu, në këtë mbledhje, nga Kryetari Aliu u nominua për pozitën e Kryesuesit të Kuvendit Komunal, znj. Kristina Gashi Bytyçi, nominim që u përkrahë nga kryesia e degës.

Photos from Gruaja Demokratike - PDK's post 10/11/2017

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli së bashku me kryetaret e Degëve të Gruas së PDK-së në mbështetje të kandidatës për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi.

Photos from Gruaja Demokratike - PDK's post 13/09/2017

Mbledhja e Kryesisë së Gruas Demokratike të PDK-së

Photos from Gruaja Demokratike - PDK's post 05/09/2017

NDI certifikon gratë e PDK-së, ndjekëse të trajnimit “Politka me prioritet në nivel lokal”

Arbënesha Kuçi me këtë rast falenderoi NDI për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Gruan Demokratike dhe PDK-në përgjithësisht, ndërsa Safete Hadergjonaj përgëzoi gratë për suksesin e treguar gjatë trajnimit, duke thënë se përvojat e tyre do të jenë të dobishme për zgjedhjet lokale.

Prishtinë, 05 shtator - Nënkryetaret e Kryesisë së Gruas Demokratike të Partisë Demokratike të K-osovës, Arbënesha Kuqi dhe Safete Hadergjonaj, u takuan me gratë e PDK-së të cilat u certifikuan për “Politikat me prioritet në nivel lokal” të organizuar nga NDI dhe USAID. Takimi u zhvillua në Selinë Qendrore të PDK-së.

Certifikata morën gjashtë gra të cilat përfunduan kursin mbi gjashtëmujor, të udhëhequr nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendor. Kursi ka përfshirë fushat: Fuqizimi ekonomik i gruas; Qasja në kujdesin parësor shëndetësor; Qasja dhe cilësia në arsim dhe Pjesëmarrja e gruas në pozitat udhëheqëse.

Arbënesha Kuqi me këtë rast falenderoi NDI për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Gruan Demokratike dhe PDK-në përgjithësisht, ndërsa Safete Hadergjonaj përgëzoi gratë në suksesin e treguar gjatë trajnimit, duke thënë se përvojat e tyre do të jenë të dobishme për zgjedhjet lokale.

29/08/2017

Kryesia e Gruas së Partisë Demokratike të Kosovës dënon ashpër sulmin fizik ndaj bashkëshortes së anëtarit të Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, Vitores.
Sulmi ndaj një gruaja, një nëne është akt i ulët dhe qyqar.
Ftojmë organet e drejtësisë që sa më parë, kryesit e këtij akti mizor, t’i sjellin para ligjit, sepse të tillët nuk e meritojnë të jenë të lirë.

Photos from Gruaja Demokratike - PDK's post 28/07/2017

Gruaja Demokratike e PDK-së, zhvillon takime të përbashkëta intensive në prag të përgaditijes së Zgjedhjeve Lokale të 22 Tetorit 2017, në mes të Grupit punues nga Niveli Qendror dhe Gruas Demokratike të Kosovës, dega në Deçan.

Gjatë këtyre ditëve Gruaja Demokratike e Kosovës, dega në Deçan po punohet në përcaktimin e kandidatëve për asamblenë komunale nga PDK-ja në Deçan. Po ashtu, po bisdeohet për konsolidimin e strukturave të gruas dhe shtrirjen e PDK-së në çdo lagje.

04/07/2017

Justina Shiroka - P**a uron popullin amerikan për ditën e pavarësis

“Përzemërisht ju ambasadorë Greg Delawie e përmes jush edhe gjithë popullit amerikan ua uroj festën e madhe të pavarësisë 4 Korrikun. Shteti juaj në datëlindjen e 241-të është bërë shtet që simbolizon demokracinë, humanizmin dhe paqen në botë. Uroj për këtë festë gjithë popullin amerikan, ata tatimpagues që japin për kultivim të këtyre vlerave. Populli i Kosovës do të jetë gjithnjë mirënjohës dhe përkrah shtetit dhe popullit, të cilët iu gjenden në luftë dhe ndërtim të paqes: URIME”. - Justina Shiroka - P**a

Photos from Gruaja Demokratike - PDK's post 28/06/2017

Gruaja Demokratike e Partisë Demokratike sot mbajti mbledhjen e kryesisë, me ç’rast u diskutua reth organizimit të përgjithshëm të gruas.

Kryetarja e GD-së, Justina Shiroka P**a, theksoi rëndësinë e mobilizimit edhe më të mirë të gruas, që struktura e gruas së PDK-së të jetë model edhe për partitë tjera.

“GD-ja duhet të organizohet edhe më mirë, që të jetë model për funksionimin e mirëfilltë, përfaqësimin e denj dhe rolin e saj në shërbim të vendit. Sfidat para nesh mund të kapërcehen vetëm në saje të këtyre përpjekjeve, punës dhe angazhimit maksimal”.

Anëtaret e kryesisë shprehen gatishmërinë që menjëherë të fillojnë të punojnë rreth objektivave të gruas që u dikutuan në takimin e zhvilluar sot.

Photos 25/06/2017

Urime për paqe, solidaritet dhe respekt

Kryetarja e Gruas të Partisë Demokratike të Kosovës, Justina Shiroka-P**a, qytetarëve të besimit Islam ua ka uruar festën e Fitër Bajramit, duke shpresuar se paqja, solidariteti, toleranca, urtësia dhe respekti për të gjithë njerëzit edhe të besimeve tjera të jenë virtyte që e karakterizojnë shpirtin e çdo qytetari. “Dita e Bajramit është festë e madhe për qytetarët tanë të besimit Islam. Uroj që këtë festë ta kremtojmë bashkërisht me të dashurit tanë, në sofrën e begatë me të mirat që na ka dhuruar Zoti. Këto urime për këtë festë u dedikohen edhe të afërmve tanë, të cilët nga angazhimet që kanë në vendet tjera të botës nuk do të jenë me ne. Uroj që kjo festë të gjithëve të na bashkojë rreth vlerave humane të paqes, tolerancës, por edhe respektit ndaj të gjithë njerëzve”.

Kryetarja P**a ka uruar për festën edhe drejtuesit e Bashkësisë së Fesë Islame “Urime për festën. Vazhdimi i kultivimit të vlerave që bashkojnë njerëzit, është misioni më fisnik në jetë”

Photos from Gruaja Demokratike - PDK's post 23/06/2017

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Gruaja Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovës, shtroi iftar për strukturen e saj, duke i falenderuar ato, për kontributin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore, në zgjedhjet nacionale, të cilat u mbajten me 11 qershor të këtij muaji. Me këtë rast, kryetarja e GD-së Justina Shiroka-P**a, uroi kandidatet - fituese, të cilat besojmë se do na përfaqesojnë fuqishëm në Parlamentin e Kosovës.

Photos from Gruaja Demokratike - PDK's post 09/06/2017

6 anëtarë të familjes Podrima nga Prishtina aderojnë në PDK

Partisë Demokratike të Kosovës të premten iu bashkuan edhe gjashtë anëtarë të rinj. Të gjithë anëtarë të familjes Podrima, sot morën librezat e anëtarësisë së kësaj partie, të cilat ua ndau Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati.

Musmurati, të anëtarësuarve në PDK, iu uroj mirësardhje në partinë më të madhe në vend, Partinë Demokratike të Kosovës.

Photos from Gruaja Demokratike - PDK's post 07/06/2017

Gruaja Demokratike e PDK-së zhvilloi takim me anëtaret dhe simpatizantete e PDK-së, në Gjilan dhe Dardanë

Autobusi Fillimi i Ri u ndal në Gjilan, ku nënkretarja e PDK-së, dr. Flora Brovina e shoqëruar kandidatja për deputete Leonora Morina Bunjaku, në këtë takim tha se gruaja nuk do të kërkoj përfaqësim formal në institucione lokale e qendrore sipas kuotës, sepse ajo do ta këtë pozitën e merituar në shoqëri dhe institucione e vendit.

"Gratë kanë më shumë cilësi se përqindja e kuotës minimale gjinore. Kjo përqindje duhet t’i afrohet raportit të gjinive në vend. Se kjo do të bëhet, garanton Fillimi i Ri, një platformë e shkëlqyer që u promovua nga kryetari Kadri Veseli", vuri në dukje, dr. Flora Brovina. Pas takimit në Gjilan, doktoresh Flora Brovina në takim me strukturat e Gruas Demokratike dhe simpatizantet e PDK-së në Dardanë, kanë diskutuar për mobilizimin për 11 qershor, si dhe konceptin e të ri.

“ , garanton zhvillimin industrial dhe shfrytëzimin racional të resurseve natyrore. Jo në formën e shfrytëzimit për eksport të lëndës së parë por gjysmë prodhime apo prodhime finale, duke rritur fitimet për ekonominë tone”, theksoi dr. Flora Brovina.

Ajo më tutje ka porositur simpatizantet dhe anëtaret e PDK-së, që duhet të votojnë liderin tonë Kadri Veselin dhe të zgjedhin kandidatet femra nga Partia Demokratike, për shumë arsye, në mesin e tjerave, për veten dhe familjen e tyre, sepse siç theksoi Brovina, Fillimi i Ri është platformë që në fokus ka gruan si pjesë aktive e shtetit. Zhvillimi i ekonomisë familjare, zhvillimi i bizneseve të grave, mbështetja me subvencione e veprimtarive dhe bizneseve të ushtruara nga gratë. Këto sipas dr.Flora Brovina, janë vetëm disa nga prioritetet e Fillimit të Ri. Fitorja më 11 Qershor duhet të jetë bindëse që të mund ta realizojmë fuqizimin e gruas.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Bulevardi Nëna Terezë , Nr. 20
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00