ShFMU "Faik Konica"

ShFMU "Faik Konica"

Share

Shkollë fillore dhe e mesme e ulët [Shq./ALB] SHFMU* "Faik Konica" është një ndër shkollat më të vjetra dhe më të mëdha në Kryeqytet.

Shkolla jonë u ofron nxënësve mundësi nxëniejeje duke u bazuar në Kurrikulën Kombëtare të Kosovës dhe promovon të mësuarit logjik dhe prakitik. Në shkollën tonë të gjithë janë të përfaqësuar përmes trupave organizativ. Trupat organizative që shkolla jonë ka janë: Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSh), Këshilli i Sigurisë (KS), Këshilli i Nxënësve (KN), Këshilli i Prindërve (KP), Këshilli i Mësimdhën

Photos from ShFMU "Faik Konica"'s post 26/05/2026

Sot, nxënësit e klasave të pesta realizuan vizitë edukative në ekspozitën interaktive “Kids on The Moon”. 🌓

Nxënësit mësuan më shumë për hapësirën përmes aktiviteteve praktike, duke e kthyer këtë vizitë në një përvojë të bukur, argëtuese dhe edukative.

Në ditët në vijim, vizita do të realizohet edhe me klasat e tjera.

Falënderojmë mësimdhënësit e angazhuar për përkushtimin dhe kujdesin e treguar.

Photos from ShFMU "Faik Konica"'s post 22/05/2026

Aktiviteti “Klasa ime, dhoma ime” u realizua edhe nga cikli parafillor dhe fillor (klasat 0–5) të shkollës sonë. Nxënësit, së bashku me mësimdhënësit dhe prindërit, u angazhuan me shumë përkushtim në pastrimin dhe rregullimin e hapësirave të klasave.

Kjo nismë tregoi bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet shkollës dhe familjes, si dhe ndërgjegjësim të lartë për rëndësinë e ruajtjes së pastërtisë në ambientin shkollor. Nxënësit u dëshmuan si shembull i mirë i përgjegjësisë dhe kujdesit ndaj hapësirës ku mësojnë dhe rriten çdo ditë.

Photos from ShFMU "Faik Konica"'s post 22/05/2026

Edhe nxënësit e klasave të katërta realizuan Krosin Pranveror, ku treguan angazhim dhe përkushtim të lartë gjatë gjithë aktivitetit.
Gjithashtu, gjatë krosit u ndanë medalje për të dy gjinitë, duke vlerësuar kështu përpjekjen dhe pjesëmarrjen e tyre.

Photos from ShFMU "Faik Konica"'s post 20/05/2026

Në kuadër të fushatës “Vape nuk është lojë”, sot nxënësit e shkollës tonë patën rastin që të dëgjojnë pulmologun dr. Besim Morina dhe të njihen më saktë me pasojat që shkakton përdorimi i vape-t sidomos tek te miturit.

Shkolla jonë mbetet e përkushtuar të luftojë dukuritë negative që po prekin femijët dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë prindërve dhe institucioneve kompetente që të krijojmë një mjedis më të sigurt dhe shëndetshëm.

Falënderojmë doktorin z. Morina për ligjëratën dhe nxënësit, Dren Kodraliu, Noar Gorqaj, Ema Haliti, Noar Sejdiu dhe Rigon Kika për organizimin e jashtëzakonshëm të aktivitetit.

19/05/2026

Fillimi i fundit 2022-2026

Qëndroni të fortë, të suksesshëm dhe gjithmonë me humor 👊👊

Photos from ShFMU "Faik Konica"'s post 15/05/2026

Në shkollën tonë sot u realizua aktiviteti “Klasa ime, dhoma ime”, me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve për rëndësinë e pastërtisë dhe kujdesit ndaj ambientit ku kalojnë një pjesë të madhe të ditës. Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit u angazhuan në pastrimin dhe rregullimin e klasave dhe hapësirave shkollore, duke treguar përgjegjësi dhe përkushtim për një mjedis më të pastër e më të këndshëm për të gjithë.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit dëshmuan se kujdesi për shkollën është detyrë dhe përgjegjësi e përbashkët. Atmosfera e punës dhe bashkëpunimit krijoi një frymë pozitive, ndërsa hapësirat mësimore morën pamje më të rregullt dhe më të pastër.

Aktivitete të tilla ndikojnë në edukimin e nxënësve për kulturën e mirëmbajtjes së ambientit dhe forcimin e ndjenjës së përkatësisë ndaj shkollës së tyre.

Falënderojmë prindërit dhe stafin e mësimdhënësve që me prezencën e tyre fizike përkrahën këtë aktivitet pa asnjë hezitim.

Ndoshta japonez nuk jemi porrrr, të mbjellim sot me siguri se do te korrim nesër! ☺️🫶

15/05/2026

Krosi Pranveror vazhdoi edhe me nxënësit e klasave të treta, të cilët u përfshinë me shumë entuziazëm dhe energji pozitive.
Nxënësit treguan përkushtim, disiplinë dhe frymë sportive gjatë gjithë garës, duke e kthyer këtë aktivitet në një përvojë të bukur dhe motivuese për secilin pjesëmarrës. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të gjallë, ku dominuan gëzimi, bashkëpunimi dhe gara e ndershme.
Në përfundim të aktivitetit u ndanë medalje për vendin e parë, të dytë dhe të tretë, për të dyja gjinitë.

Photos from ShFMU "Faik Konica"'s post 12/05/2026

Sot, më datë 12.05.2026, me nxënësit e klasave të pesta u mbajt Krosi Pranveror.
Në këtë aktivitet morën pjesë të gjithë nxënësit, të cilët treguan angazhim, energji dhe frymë sportive gjatë gjithë garës.

Në përfundim të aktivitetit u ndanë medalje për vendin e parë, të dytë dhe të tretë, për të dyja gjinitë.

Aktiviteti u përmbyll me një atmosferë të jashtëzakonshme dhe me mesazhin e rëndësishëm për vlerën e sportit dhe rëndësinë e aktivitetit fizik për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Photos from ShFMU "Faik Konica"'s post 12/05/2026

Me buzëqeshje, lojë dhe kreativitet, shumëzimi sot u kthye në argëtim! ✨🧮Nxënësit e klasës së dytë realizuan aktivitet me gota dhe hamer, duke mësuar përmes veprimit, bashkëpunimit dhe lojës.
👩‍🏫 Donjeta Bivolaku

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Xhorxh Bush 60
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 07:30 - 18:00
Tuesday 07:30 - 18:00
Wednesday 07:30 - 18:00
Thursday 07:30 - 18:00
Friday 07:30 - 18:00