Prizreni sot u ngrit në këmb🧡
Tubimi i sotëm qendror në Prizren ishte më shumë se një takim politik – ishte dëshmi e shpresës, e besimit dhe e vullnetit të qytetarëve për ndryshim të vërtetë. Energjia e sallës, pjesëmarrja e jashtëzakonshme dhe mesazhet e qarta treguan se Prizreni e di çfarë do dhe është gati të ecë përpara.
Ky bashkim i madh rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës konfirmon se rruga e vlerave, e përgjegjësisë dhe e vizionit evropian është rruga e duhur për qytetin tonë dhe për Kosovën.
Nëndega 2 Korriku – Prizren shpreh mirënjohje të thellë për çdo qytetar, aktivist e mbështetës që ishte pjesë e këtij momenti historik.
Le ta mbajmë gjallë këtë energji.
Le ta shndërrojmë këtë besim në veprim.
Bashkë, të mobilizuar dhe të vendosur, ta çojmë ndryshimin deri në fund – sepse e ardhmja ndërtohet nga ne, tani.
LDK-Nëndega 2 Korriku - Prizren
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from LDK-Nëndega 2 Korriku - Prizren, Political Party, Prizren.
20/12/2025
FTESË ZYRTARE
Nëndega 2 Korriku – Prizren fton qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës që të marrin pjesë në tubimin qendror që do të mbahet në Prizren.
Ky tubim do të nderohet me praninë e kandidatit për Kryeministër të Republikës së Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidatët dhe strukturat drejtuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ky takim përfaqëson një moment vendimtar për angazhimin qytetar dhe politik – një thirrje për bashkim rreth vlerave demokratike, për ndryshim të përgjegjshëm dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë, më zhvillimore dhe më dinjitoze për Prizrenin dhe për Kosovën.
📍 ShMU “Hysen Rexhepi” – Salla sportive, Ortakoll
📅 E hënë, 22 dhjetor
Të hënën, Prizreni flet me një zë.
Le ta mbushim sallën, le ta tregojmë forcën e qytetarëve të angazhuar dhe besimin në ndryshim.
Ejani të bashkohemi, të mobilizohemi dhe të ecim përpara – sepse e ardhmja nuk pret, ajo ndërtohet tani.
Mirë se vini!
17/09/2025
16/09/2025
Eja të kthejmë bashkë zërin tënd në forcë për ndryshim! 🧡
📍 Nesër jemi në Nëndegën “2 Korriku”, ku do të takohemi me ju për të biseduar hapur, për të ndarë idetë dhe për të paraqitur vizionin tonë për një Prizren më të mirë.
Fjala juaj ka rëndësi, prandaj ju ftoj të na bashkoheni në këtë rrugëtim të përbashkët.
Prizreni meriton të ecë përtej!
Driton Selmanaj, 113!
13/08/2025
NA PRIFTË E MBARA✌️
Të dashur qytetarë të Prizrenit,
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Prizren.
Pas takimeve dhe konsulltimeve të shumta, me krenari dhe përgjegjësi të lartë, ju prezantojmë listën tonë zgjedhore për Asamblenë Komunale të Prizrenit – një ekip të përbërë nga profesionistë të dalluar, aktivistë të përkushtuar dhe përfaqësues të fuqishëm të çdo lagjeje, komuniteti dhe grupmoshe në qytetin tonë.
Ju siguroj se kjo listë është ndërtuar mbi parime të meritës, përfaqësimit të barabartë dhe angazhimit të sinqertë qytetar.
Prizreni ka nevojë për përfaqësues të ndershëm dhe që e duan qytetin tonë si shtëpinë e tyre.
Me këtë listë, ne ofrojmë pikërisht këtë, njerëz të pastër, të përkushtuar dhe të aftë për ta çuar Prizrenin përpara!
Na jepni mbështetjen tuaj – dhe bashkë do të ndërtojmë Prizrenin që e duam dhe e meritojmë!
12 tetori është dita juaj!
LDK është gati për Prizrenin tonë!
11/07/2025
Dritoni për Prizrenin✌️
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Prizren
2000
