Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Prizren

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Prizren

Share

QRTK-Prizren, planifikon, koordinon, monitoron dhe zbaton planet dhe aktivitetet në fushën e trashëgimisë kulturore në Regjionin e Prizrenit.

24/04/2026
Photos from Saranda Bogujevci's post 19/04/2026

🇽🇰🤝🇲🇹 Thellim i bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Maltës

Photos from Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Prizren's post 18/04/2026

QRTK Prizren shënoi 18 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve përmes dy aktiviteteve të veçanta me karakter promovues dhe ndërgjegjësues për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Aktiviteti në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës
Në ambientet e këtij monumenti me vlera të veçanta, u zhvillua një aktivitet informues, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me fazat e restaurimit të hamamit, si dhe me rëndësinë e ndërhyrjeve konservuese në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Përmes prezantimeve dhe materialeve ilustruese, u ofrua edhe një pasqyrë e qartë e transformimit të objektit – para dhe pas restaurimit – duke mundësuar një kuptim më të thellë të procesit restaurues.

Aktiviteti në Muzeun Arkeologjik në Prizren
Në kuadër të kësaj dite, u realizua edhe prezantimi i veprës: “MOZAIKËT MISTIKE”
Kjo mbrëmje, e dedikuar trashëgimisë, solli para publikut një qasje artistike dhe interpretuese të historisë përmes artit të mozaikëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të vlerave tona monumentale.

Këto aktivitete u organizuan me synim rritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe promovimin e trashëgimisë kulturore si një aset i rëndësishëm për identitetin dhe zhvillimin shoqëror.

16/04/2026

Me rastin e shënimit të Ditës së Monumenteve, QRTK Prizren, në kuadër të aktiviteteve të saj, organizon prezantimin e veprës “MOZAIKËT MISTIKE”.
Ky aktivitet synon të promovojë vlerat e trashëgimisë sonë arkeologjike dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të monumenteve përmes artit.

📍 Vendi: Muzeu Arkeologjik
🕒 Ora: 19:30
📅 Data: 17 Prill 2026

15/04/2026

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin promovues dhe ndërgjegjësues mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, i cili do të zhvillohet në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës.

Aktiviteti ofron mundësi për t’u informuar mbi fazat e restaurimit të hamamit, si dhe mbi rëndësinë e ndërhyrjeve konservuese dhe në rolin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Duke marrë parasysh se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk kanë pasur mundësinë ta vizitojnë monumentin në gjendjen e tij para restaurimit, aktiviteti synon të ofrojë edhe një mundësi për të parë dhe kuptuar më mirë transformimin e tij para dhe pas punimeve restauruese.

Data: E premte, 17 prill�Ora: 10:00 – 15:00�Vendi: Hamami i Gazi Mehmet Pashës

Jeni të mirëseardhur!

Photos from Ministria e Kulturës dhe Turizmit's post 07/04/2026
05/04/2026

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ju uron të gjithë besimtarëve të krishterë festën e Pashkëve. Kjo festë e shenjtë, që simbolizon ringjalljen, shpresën dhe ripërtëritjen shpirtërore, na kujton vlerat e solidaritetit, paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve.

Në këtë ditë të veçantë, ju urojmë shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja, duke shpresuar që fryma e Pashkëve të shërbejë si frymëzim për ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona të përbashkëta kulturore e shpirtërore.

01/04/2026

Shtypës guri

Ky artefakt i rrallë arkeologjik, i zbuluar gjatë gërmimeve në Vlashnje, na kthen pas në kohë në mileniumin VI-V para Krishtit. Ky mjet pune i periudhës së Neolitit (6000 – 5000 P.Kr), i punuar me dorë nga guri me ngjyrë gri, dëshmon për fillesat e teknologjisë njerëzore dhe mjeshtërinë e lartë të banorëve të hershëm të rajonit tonë. Me një formë cilindrike dhe sipërfaqe relativisht të lëmuar, ky shtypës guri është një dëshmi e rëndësishme e jetës së përditshme dhe zhvillimit të mjeteve të para të punës.

Përveç vlerave të tij historike, ky objekt mbart një rëndësi të veçantë shkencore dhe edukative. Ai shërben si një dokument i gjallë që fakton se si njeriu i neolitit e përshtati mjedisin rrethues për të krijuar vegla ndihmëse. Me dimensione prej 6.7 cm gjatësi dhe 2.5 cm gjerësi, ky artefakt është ruajtur në gjendje të shkëlqyer, duke i mbijetuar mijëvjeçarëve pa dëmtime, për të na treguar sot historinë e rrënjëve tona të hershme.

Ky eksponat i veçantë, gjendet i ekspozuar në Muzeun Arkeologjik në Prizren si pjesë e koleksionit të periudhës neolitike. Eshtë pasuri e trashëgimisë sonë kulturore dhe mbrohet me kujdes nga institucionet tona.

30/03/2026

Në Muzeun Arkeologjik të Rajonit të Prizrenit ruhet një nga thesaret tona më të vjetra: një sëpatë guri që daton nga periudha e Neolitit (mileniumet VII–VI p.K.). Ky artefakt i rrallë i Kulturës së Starçevos, me ngjyrë të zezë dhe sipërfaqe të lëmuar, na kthen pas në kohë rreth 8,000 vite, duke dëshmuar mjeshtërinë e banorëve të parë të kësaj treve.

Ky mjet pune me formë trapezoidale u zbulua rastësisht në Rahovec dhe iu dhurua muzeut në vitin 1975 nga qytetari Hasan Kollari. Sot, me një bisht të riprodhuar për të treguar formën autentike të përdorimit, ajo qëndron si një pikëtakim mes shkencës arkeologjike dhe trashëgimisë sonë të përbashkët shpirtërore e historike.

Ju ftojmë ta vizitoni Muzeun Arkeologjik në rrugën "Saraçët" në Prizren, për ta parë nga afër këtë dëshmi të gjallë të Epokës së Gurit të Ri.

Want your business to be the top-listed Government Service in Prizren?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00