19/05/2026
Me krenari ndajmë sukseset dhe përvojat e nxënësve tanë të komunës së Obiliqit në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe. 👏
Përgëzojmë nxënësen tonë, Jona Mjekiqi e cila edhe pse nuk arriti të kualifikohet në garë republikane, ajo dëshmoi rezultate te kënaqshme edhe ne nivel qëndror të Kosovës.
Një falënderim dhe vlerësim i veçantë shkon edhe për të dhe për të gjithë këta nxënës pjesëmarrës, të cilët me angazhimin dhe përfaqësimin dinjitoz treguan vullnet për dije dhe dashuri për gjuhën shqipe!
08/05/2026
Sot zhvilluam një orë morfologjike dhe sintaksore në lëndën e Gjuhës shqipe nën percjelljen e ars. Florentina Peja-Mjeku
30/04/2026
Urime dhe krenari për nxënësen Jona Mjekiqi, e cila ka arritur të fitojë vendin e parë në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe në nivel komunal!
Ky sukses është dëshmi e përkushtimit dhe punës së saj të palodhshme.
Jemi krenarë për Jonën dhe i urojmë të triumfojë edhe në nivel Republike!
Të lumtë, Jona!❤️
24/04/2026
Sot nxënëset e kl së 9-të prezantuan projketin në lëndën e Gjuhës shqipe: Kallëzuesi emëror dhe kallezuesi foljor
22/04/2026
Në kuadër të Ditës së Tokës, nxënësit tonë realizuan aktivitete të ndryshme me ngjyrosje dhe mesazhe ndërgjegjësuese
Një ditë e bukur që na kujtoi se kujdesi për Tokën fillon nga ne!
22/04/2026
Në kuadër të Ditës së Tokës, nxënësit tonë realizuan aktivitete të ndryshme: ngjyrosje, dhe mesazhe ndergjegjësuese per ambientin
Një ditë e bukur që na kujtoi se kujdesi për Tokën fillon nga ne! 💚
18/03/2026
Në shkollën tonë u mbajt një ligjëratë nga Policia e Kosovës me temën “Radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm që çon në terrorizëm”. Nxënësit shprehën interesim të madh për këtë temë dhe morën pjesë aktive gjatë ligjëratës. Falënderojmë policët nga Stacioni Policor në Obiliq për angazhimin dhe kontributin e tyre në vetëdijesimin e nxënësve.
11/02/2026
Nxënësve të shkollës sonë prap ju buzeqeshi fytyra me dhuratat e sjellura nga Organizata Joqeveritare nga Gjermania "Familien in Not e.V. Rietberg"
Falenderojmë këtë organizatë dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe të gjithë ata akterë që i gëzuan sot fëmijët e shkollës sonë me këto dhurata!
21/12/2025
Ju lumt vajzave te shkollës sonë, të cikat me përkushtim dhe punë ekipore, kanë realizuar projektin SAFECHAT, me të cilin kanë zënë vendin e dytë në garën e organizuar nga UNICEF.
Ky sukses është dëshmi e kreativitetit, angazhimit dhe aftësive të nxënësve tanë, të cilët përfaqësuan me dinjitet shkollën tonë.
Urime nxënësve dhe mësimdhënësve për këtë arritje të rëndësishme! 👏📚
18/12/2025
Sot, fytyrat e fëmijëve buzëqeshen me dhuratat e sjellura nga z.Arsim Mjeku
Andaj e falenderojmë perzemërsisht ne si shkolle dhe si staf i shkollës " Migjeni"