12/10/2025
Sot shfrytëzova të drejtën time të votës.
Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë. Çdo votë ka rëndësi dhe çdo zë ndikon në të ardhmen e komunës sonë. Votimi është jo vetëm një e drejtë, por edhe një përgjegjësi ndaj vendit ku jetojmë.
10/10/2025
Të dashur qytetarë të Shtimes,
12 tetori është dita e vendimit për të ardhmen e qytetit tonë.
Është momenti i së vërtetës, kur duhet të zgjedhim udhëheqjen që e do Shtimen, që ka punuar për të dhe që është gati ta çojë përpara me ndershmëri e përkushtim.
Unë, pas 12 viteve besnikëri ndaj qytetarëve të Shtimes, kam qëndruar gjithmonë në krahun tuaj — në opozitë për ju, në çdo vendim për ju, në çdo betejë për të mirën e qytetit tonë.
Tani ka ardhur koha të bashkohemi, të kthejmë besimin në veprim dhe fitore.
Së bashku me Dr. Përparim Ramusen, njeriun e vizionit, punës dhe përkushtimit, besojmë në një udhëheqje që do ta çojë Shtimen përpara, me zhvillim dhe dinjitet.
Prandaj, më 12 tetor, ju ftoj:
✅ Votoni Dr. Përparim Ramusen për kryetar të Shtimes
✅ Më përkrahni mua me numrin 8, që ta vazhdojmë rrugën e besës, punës dhe përkushtimit.
Ky është momenti ynë — ta bëjmë Shtimen më të mirë, së bashku!
09/10/2025
Dr.Përparim Ramusa 191✅️ Rexhep Gashi 8✅️
07/10/2025
Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në promovimin e librit “Vuajtjet e Poemës”, të autores së talentuar Samanda Dugolli, mbajtur në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.
Një mbrëmje letrare e mbushur me emocione, reflektime të bukura dhe dashuri për poezinë.
Përgëzime autores për këtë botim të çmuar dhe shumë suksese në krijimtarinë e saj të mëtejshme!
05/10/2025
Çfarë mbremje e jashtëzakonshme!
Sot u prezantua Plani Qeverisës për 4 vitet e ardhshme me Dr. Përparim Ramusën, dhe entuziazmi i qytetarëve ishte i jashtëzakonshëm!
U pa qartë se njerëzit besojnë, mbështesin dhe duan ndryshimin – dhe ai ndryshim quhet Dr. Përparim Ramusa!
Me vizion të qartë, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, Dr. Përparim Ramusa është gati të udhëheqë me punë, përgjegjësi dhe rezultate konkrete.
Tani është koha e veprës!
Tani është koha për zhvillim e përparim!
🗳️ Më 12 tetor dilni dhe votoni:
✅ Dr. Përparim Ramusa – 191
✅ Rexhep Gashi – 8
Bashkë për fitore! Bashkë për të ardhmen tonë!
✅️ ✅️
29/09/2025
Mbrëmë e mbajtëm tubimin elektoral në Pjetershticë – në fshatin ku kanë lindur e janë rritur prindërit e mi, dhe ku çdo herë që vij ndihem sikur jam në shtëpinë time.
Ishte kënaqësi dhe nder i madh të takohem me njerëz të dashur, të sinqertë e plot vullnet, të cilët na pritën me zemër të hapur dhe na dhanë përkrahjen e tyre.
Pjetershtica mbrëmë na dha forcë e motivim edhe më të madh, për të vazhduar rrugën tonë drejt ndryshimit dhe zhvillimit.
Faleminderit nga zemra për besimin e treguar për mua dhe për Dr. Përparim Ramusen.
Të gjithë bashkë, le ta përkrahim Dr. Përparimin dhe mua me numrin 8, për një jetë më të mirë dhe për një Shtime që ecën përpara!
191✅️
8✅️
27/09/2025
đź—“ E diel, 28.09.2025
📍 PjetĂ«rshÂticĂ« – SHFMU "Idriz Ajeti"
⏰ Ora 20:00
191 ✅️ 8✅️
✅️
26/09/2025
Sot ishte seanca e fundit e këtij legjislacioni. Për mua ishte një nder dhe përgjegjësi e madhe të jem zëri juaj në Asamble që 12 vite, ku gjithmonë jam munduar të jem i drejtë, i sinqertë dhe në shërbim të qytetarëve të Shtimes. As nuk ju kam zhgënjyer dhe as nuk do t’ju zhgënjej!
Me 12 tetor fillojmë një rrugë të re me
Dr. Përparim Ramusa , për një Shtime më të mirë, sepse besoj fuqishëm në Dokin.
Unë garoj me numrin 8 – bashkë ta bëjmë ndryshimin që e meritojmë!
✅️ 191✅️
24/09/2025
📍 Gjurkoc
Mbështetja nuk mungoi as në fshatin tim – Gjurkoc. Banorët e këtij fshati punëtor e me vlera na dhanë përkrahje të fuqishme për ndryshim, për Dr. Përparim Ramusen dhe për mua si kandidat në listën e tij me numrin 8.
Falenderoje Banoret e Fshatit Gjurkoc.
Ky besim është motivimi ynë më i madh për të vazhduar rrugën drejt një të ardhme më të mirë.
➡️ Është koha për Mamirë për Shtimen!
Dr.Përparim Ramusa -191✅️
Rexhep Gashi-8✅️