Prof.Dr. Mensur Neziri

Contact the organization

Prof.Dr. Mensur Neziri Prof. Ass.

Dr. Mensur Neziri është një lider i jashtëzakonshëm në proceset edukativo-arsimore, i njohur për guximin e tij të jashtëzakonshëm përballë sfidave që lidhen me zhvillimin e komunitetit dhe arsimimin e brezave të rinj.

Gëzuar 28 Nëntorin! 🇦🇱
28/11/2025

Gëzuar 28 Nëntorin! 🇦🇱

21/11/2025

Ngërçi politik dhe zgjedhjet: A ka zgjidhje reale?

Ju ftoj sonte në ora 21:50 të më ndiqni në TV1, në emisionin "KËNDIN E DEBATIT", kudo të diskutohet takimi i presidentes...
20/11/2025

Ju ftoj sonte në ora 21:50 të më ndiqni në TV1, në emisionin "KËNDIN E DEBATIT",
kudo të diskutohet takimi i presidentes me krerët e partive politike dhe reagimet lidhur me caktimin e datës elektorale.

16/08/2025

Nga zemra, ju falënderoj të gjithëve për urimet e shumta dhe të ngrohta që më dërguat për ditëlindjen time.
Me shumë respekt,
Prof.Dr. Mensur Neziri

Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Pashtrik Krasniqit në moshë të re.Humbja e tij ka tron...
03/08/2025

Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Pashtrik Krasniqit në moshë të re.
Humbja e tij ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunitetin që e njihte dhe e çmonte.
Në këto çaste të vështira, jemi pranë familjes Krasniqi me ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritet të thellë.
Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij dhe e pranoftë në mëshirën e Tij të pakufishme.
Familjes dhe të afërmve u urojmë forcë, durim dhe zemër të madhe për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë.

12 qershori nuk është vetëm një datë në kalendar. Për qytetarët e Shtimes, kjo ditë është një monument i gjallë i guximi...
12/06/2025

12 qershori nuk është vetëm një datë në kalendar.
Për qytetarët e Shtimes, kjo ditë është një monument i gjallë i guximit, i sakrificës dhe i triumfit mbi padrejtësinë.
Është dita kur qyteti ynë u çlirua nga kthetrat e okupatorit, dita kur flamuri i lirisë u valëvit i pastër mbi tokën tonë të përvuajtur, por kurrë të nënshtruar.
Në këtë ditë të shenjtë, përkujtojmë me nderim bijtë dhe bijat tona më të mirë ata që u ngritën përballë terrorit me pushkë, me zemër dhe me besim të patundur në lirinë. Ata që ranë për të mos vdekur kurrë, që flijuan jetën për ta ringjallur shpresën në këtë vend që sot ecën krenar në rrugën e shtetformimit.
12 qershori është zgjim.
Është thirrje për ndërgjegje kolektive, për unitet dhe për mbajtjen gjallë të vlerave për të cilat u luftua.
Nuk mjafton të kujtojmë, duhet të vazhdojmë misionin.
Në Shtime, çdo gur rrëfen histori.
Çdo rrugë mban gjurmë lufte dhe dëshmorësh.
Sot, këto rrugë janë rrugë shprese, edukimi dhe ndërtimi.
E kemi për detyrë që lirinë e fituar me gjak, ta mbrojmë me vepra dhe me vizion të qartë për të ardhmen.
Lavdi të rënëve për liri!
Nderim të përjetshëm për ata që na sollën çlirimin!
Dhe le të jetë 12 qershori, çdo vit, një ditë premtimi: se nuk do të ndalemi kurrë për ta bërë Shtimen një shembull të lirisë së jetuar me dinjitet.
Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shtime!
Lavdi përjetë atyre që u flijuan për këtë ditë!

06/06/2025

Gëzuar Kurban Bajramin!

Në këtë ditë të shënuar dhe të bekuar, ju uroj me zemër që paqja, dashuria dhe mëshira të mbushin zemrat dhe shtëpitë tuaja.
Kjo festë e shenjtë, që na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj Zotit, le të na frymëzojë të jemi më pranë njëri-tjetrit më të dhembshur, më falës dhe më njerëzorë.
Zoti e pranoftë kurbanin dhe lutjet tuaja dhe ju shpërbleftë me shëndet, mirësi dhe suksese në çdo hap të jetës.

Me shumë respekt,
Prof.ass.dr. Mensur Neziri

Në përkujtim të dëshmorëve të komunës së Shtimes 26 vite nga rënia e tyre heroike.Shtime, 30 maj 2025 Më shumë se dy dek...
30/05/2025

Në përkujtim të dëshmorëve të komunës së Shtimes 26 vite nga rënia e tyre heroike.
Shtime, 30 maj 2025

Më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, kujtesa për ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës mbetet e gjallë dhe e shenjtë.
Në majin e vitit 1999, Komuna e Shtimes pësoi plagë të rënda, duke humbur disa prej bijve më të dashur të saj Agron Ramadani, Afrim Syla, Abedin Murtezi, Emin Musliu, Përparim Boshnjaku, Islam Neziri dhe Sokol Dauti të cilët ranë heroikisht në altarin e lirisë.
Sot, pas 26 vitesh, nuk përkujtojmë vetëm emrat e tyre, por përforcojmë një kujtesë kolektive që na bashkon rreth vlerave të sakrificës, qëndresës dhe dashurisë për atdheun.
Kjo ditë është dëshmi se liria nuk erdhi pa gjak, dhe se emrat e dëshmorëve do të jetojnë përherë në historinë dhe ndërgjegjen tonë kombëtare.

Gëzuar 8 Marsin!Për ju që me përkushtim dhe dashuri e bëni jetën më të bukur, më të vlefshme dhe më kuptimplotë. Ju jeni...
08/03/2025

Gëzuar 8 Marsin!

Për ju që me përkushtim dhe dashuri e bëni jetën më të bukur, më të vlefshme dhe më kuptimplotë.
Ju jeni frymëzim, ju jeni dritë!
Uroj që kjo ditë dhe çdo ditë tjetër të jetë plot respekt, lumturi dhe vlerësim për ju!

Me respekt të thellë, Prof.Dr. Mensur Neziri

Address

Stimlje
72000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prof.Dr. Mensur Neziri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Prof.Dr. Mensur Neziri:

Shortcuts

Share