Prof.Dr. Mensur Neziri

Prof.Dr. Mensur Neziri

Share

Prof. Ass.

Dr. Mensur Neziri është një lider i jashtëzakonshëm në proceset edukativo-arsimore, i njohur për guximin e tij të jashtëzakonshëm përballë sfidave që lidhen me zhvillimin e komunitetit dhe arsimimin e brezave të rinj.

28/11/2025

Gëzuar 28 Nëntorin! 🇦🇱

21/11/2025

Ngërçi politik dhe zgjedhjet: A ka zgjidhje reale?

20/11/2025

Ju ftoj sonte në ora 21:50 të më ndiqni në TV1, në emisionin "KËNDIN E DEBATIT",
kudo të diskutohet takimi i presidentes me krerët e partive politike dhe reagimet lidhur me caktimin e datës elektorale.

16/08/2025

Nga zemra, ju falënderoj të gjithëve për urimet e shumta dhe të ngrohta që më dërguat për ditëlindjen time.
Me shumë respekt,
Prof.Dr. Mensur Neziri

03/08/2025

Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Pashtrik Krasniqit në moshë të re.
Humbja e tij ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunitetin që e njihte dhe e çmonte.
Në këto çaste të vështira, jemi pranë familjes Krasniqi me ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritet të thellë.
Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij dhe e pranoftë në mëshirën e Tij të pakufishme.
Familjes dhe të afërmve u urojmë forcë, durim dhe zemër të madhe për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë.

Photos from Prof.Dr. Mensur Neziri's post 12/06/2025

12 qershori nuk është vetëm një datë në kalendar.
Për qytetarët e Shtimes, kjo ditë është një monument i gjallë i guximit, i sakrificës dhe i triumfit mbi padrejtësinë.
Është dita kur qyteti ynë u çlirua nga kthetrat e okupatorit, dita kur flamuri i lirisë u valëvit i pastër mbi tokën tonë të përvuajtur, por kurrë të nënshtruar.
Në këtë ditë të shenjtë, përkujtojmë me nderim bijtë dhe bijat tona më të mirë ata që u ngritën përballë terrorit me pushkë, me zemër dhe me besim të patundur në lirinë. Ata që ranë për të mos vdekur kurrë, që flijuan jetën për ta ringjallur shpresën në këtë vend që sot ecën krenar në rrugën e shtetformimit.
12 qershori është zgjim.
Është thirrje për ndërgjegje kolektive, për unitet dhe për mbajtjen gjallë të vlerave për të cilat u luftua.
Nuk mjafton të kujtojmë, duhet të vazhdojmë misionin.
Në Shtime, çdo gur rrëfen histori.
Çdo rrugë mban gjurmë lufte dhe dëshmorësh.
Sot, këto rrugë janë rrugë shprese, edukimi dhe ndërtimi.
E kemi për detyrë që lirinë e fituar me gjak, ta mbrojmë me vepra dhe me vizion të qartë për të ardhmen.
Lavdi të rënëve për liri!
Nderim të përjetshëm për ata që na sollën çlirimin!
Dhe le të jetë 12 qershori, çdo vit, një ditë premtimi: se nuk do të ndalemi kurrë për ta bërë Shtimen një shembull të lirisë së jetuar me dinjitet.
Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shtime!
Lavdi përjetë atyre që u flijuan për këtë ditë!

06/06/2025

Gëzuar Kurban Bajramin!

Në këtë ditë të shënuar dhe të bekuar, ju uroj me zemër që paqja, dashuria dhe mëshira të mbushin zemrat dhe shtëpitë tuaja.
Kjo festë e shenjtë, që na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj Zotit, le të na frymëzojë të jemi më pranë njëri-tjetrit më të dhembshur, më falës dhe më njerëzorë.
Zoti e pranoftë kurbanin dhe lutjet tuaja dhe ju shpërbleftë me shëndet, mirësi dhe suksese në çdo hap të jetës.

Me shumë respekt,
Prof.ass.dr. Mensur Neziri

Want your business to be the top-listed Government Service in Stimlje?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address

Stimlje
72000