Kryesia e Fshatit Studençan

Kryesia e Fshatit Studençan

Share

Këshilli i Fshatit Studençan

Photos from Kryesia e Fshatit Studençan's post 27/02/2026

Të nderuar bashkëfshatarë,

Në cilësinë e Kryetarit të fshatit, dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të sinqertë për të gjithë kontribuesit e fshatit për vitin 2025.

Falë mjeteve të grumbulluara nga kontributet tuaja, kemi arritur të:

• Mirëmbajmë dhe pastrojmë varrezat e vjetra të fshatit
• Rregullojmë dhe sistemojmë sheshin e fshatit, si hapësirë e përbashkët për të gjithë banorët.
• Mirëmbajmë dhe përkujdesemi për Lapidarin, si simbol i historisë dhe sakrificës sonë.

Ky është një rezultat i bashkëpunimit dhe solidaritetit tuaj. Çdo kontribut, i madh apo i vogël, ka pasur vlerë dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e hapësirave tona të përbashkëta.

I.Seferi 400 €
Celi A.G. 700 €
Enisi SH.P.K. 700 €

Edhe keta kontribues të fshatit:

1. Kafe Besi 10
2. Driton Bytyqi (lita) 20
3. Arsim Bejtullahu 50
4. Limon Berisha 100
5. Marvin Limon Berisha 50
6. Krenar Gashi (A.S. Nali) 20
7. Gzim Jashari 10
8. Market lenti 15
9. Indecasa Areal 20
10. Ipc 10
11. Baci ban bau 60
12. Taxi Dimi 20
13. Rent 04 20
14. Rent Nisi 20
15. Dpt Vala 10
16. Sabit Gashi (Vala) 20
17. Behar bejtullahu 20
18. Kafe Beli 10
19. Besim Gega 20
20. Haki Hoxha 20
21. Anonim 20
22. Kafe te Bunari 20
23. Bekim Makica 20
24. Kafe melo 10
25. Kafe Blero 20
26. Ilir Bytyqi 20
27. Ferat Berish 50

Ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen.

Me respekt,
Kryetari i fshatit
Gent Gashi

01/12/2025

NJOFTIM

Miqë dhe dashamirë ju njoftojm se ka ndërruar jetë,

Myrvete Gashi, në moshën 77-vjeçare, nga Studençani,

Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, më datë 02.12.2025, në orën 13:00, në Varrezat e Vjetra - Studençan.

I lehtë i qoftë dheu!

17/09/2025

NJOFTIM

Miq e dashamirë, ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Hidajete Zyrapi nga fshati Studençan!

Varrimi bëhet nesër, e Enjte më datë: 18.09.2025, në ora 16:00, në varrezat e lagjes Krasniqi në Studençan!

Ngushëllime familjes Zyrapi🙏

23/08/2025

Njoftim Publik

Të nderuar banorë të fshatit Studençan,

Ju njoftojmë se të hënën, më datë 25.08.2025, në ora 10:00, do të bëhet hapja solemne e ambulancës së re në fshatin tonë.

Ftojmë të gjithë banorët e Studençanit të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për komunitetin tonë.

Mirë se vini!

15/07/2025

Njoftim Mortor,
Me pikëllim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare bashkëfshatarja jonë e nderuar, Gjylie Binaku.

Varrimi do të bëhet nesër dt: 16.07.2025, në ora 13:00, në Varrezat e Vjetra (te shkolla).

Ngushëllime të sinqerta familjes Binaku dhe gjithë të afërmve.

26/06/2025

NJOFTIM PËR FSHATIN – KORRJE-SHIRJET KANË FILLUAR!

Të nderuar bashkëfshatarë,
Ju njoftojmë se kanë filluar korrje-shirjet në arat e fshatit, në zonën e Igrishtes.
Ftohen të gjithë fermerët të jenë të përgatitur për të vazhduar punën me radhë, në mënyrë të rregullt dhe me mirëkuptim. 🙏

Zoti e bekoftë djersën dhe mundin e çdo familjeje që ka punuar tokën gjatë gjithë vitit!
U paçim një korrje të mbarë, të begatë dhe pa pengesa!

Photos from Kryesia e Fshatit Studençan's post 21/06/2025

🔧💧 Lajm i mirë për lagjen “Thëllënza”!

Pas kërkesave të banorëve, kemi ndërruar gypin e vjetër të ujit dhe kemi vendosur një të ri. Tash e tutje, pritet furnizim më i mirë me ujë të pijshëm dhe më pak probleme!

Faleminderit të gjithë banorëve për mirëkuptimin dhe durimin gjatë punimeve.

📸 Disa pamje nga puna në terren më poshtë.

Me respekt,
Gent Gashi
Kryetar i fshatit

19/06/2025

🕯️ Njoftim Mortor 🕯️

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë,
Mahmut Zajm Gega
(1934– 2025)

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot dt: 19.06.2025 në fshatin Studençan, në orën 16:00.
(Varrezat e vjetra-te shkolla)

19/06/2025

🕯️ Njoftim Mortor 🕯️

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë,
Rrahman Ramadan Gashi
(1962 – 2025)

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot dt: 19.06.2025 në fshatin Studençan, në orën 15:00.
(Varrezat e vjetëra-te shkolla)

Photos from Kryesia e Fshatit Studençan's post 17/06/2025

Sot dt: 17.06.2025 në Studençan pash nga afër dëmet që janë bërë në objektin e zjarrfiksave, stadiumin e futbollit dhe gjërave për rreth.
Këtë rast e kam paraqitur në polici ku tash do të identifikohen personat përgjegjës.
Kjo është e patolerueshmeeeee

09/06/2025

NJOFTIM MORTOR

Me dhimbje të madhe njoftojmë se ka ndërruar jetë i dashuri ynë,
Mehmet Gega nga Studençani.

Varrimi do të bëhet, më 10 qershor 2025, në Vorrezat e Reja, në orën 16:00.

Photos from Kryesia e Fshatit Studençan's post 06/06/2025

Gëzuar Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë! Uroj që kjo ditë e shenjtë t’ju sjellë paqe në zemër, harmoni në familje dhe begati në jetën tuaj. Le të na bashkojë Bajrami në mirësi, solidaritet dhe dashuri për njëri-tjetrin.

Want your business to be the top-listed Government Service in Suharekë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Studençan
Suharekë
23000