NPL Eko-Theranda

NPL Eko-Theranda

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from NPL Eko-Theranda, Public & Government Service, Rruga Brigada 123 nr. 2, Suharekë.

Photos from NPL Eko-Theranda's post 21/05/2026

Pavarësisht reshjeve të kohëpaskohshme të shiut, të cilat kanë vështirësuar realizimin e kositjes së rregullt të barit, ekipet e NPL EKO-THERANDA kanë vazhduar angazhimin maksimal në mirëmbajtjen dhe rregullimin e hapësirave publike.

Gjatë këtij muaji, punëtorët tanë kanë qenë të angazhuar në kositjen dhe pastrimin e sipërfaqeve publike, mirëmbajtjen e parqeve, trotuareve, hapësirave të gjelbra dhe zonave të tjera me interes për qytetarët.

Me përkushtim dhe punë të vazhdueshme, po kujdesemi që qyteti dhe fshatrat tona të jenë sa më të pastra dhe më të rregulluara për të gjithë qytetarët.

Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, ndërsa ekipet tona do të vazhdojnë punën me intensitet sa herë që kushtet atmosferike e lejojnë këtë.

Photos from NPL Eko-Theranda's post 08/05/2026

🌿🚜 Me rritjen e temperaturave gjatë ditëve të fundit, janë shtuar edhe sipërfaqet që kërkojnë kositje dhe mirëmbajtje. Andaj, punëtorët tanë janë angazhuar maksimalisht në pastrimin dhe kositjen e hapësirave të ndryshme publike në qytet dhe fshatra, përfshirë Varrezat e Dëshmorëve, varrezat e qytetit, parqet dhe hapësirat tjera publike.

Në aksionin e fundit, NPL EKO-THERANDA po ndihmohet edhe nga një ekip i jashtëzakonshëm i KRM EKO-REGJIONI, të cilët po japin kontribut të madh në realizimin e këtyre aktiviteteve. Për këtë, i falënderojmë shumë për ndihmën dhe bashkëpunimin korrekt e profesional.

Angazhimi ynë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbajtjes së qytetit dhe hapësirave publike sa më të pastra dhe të mirëmbajtura për të gjithë qytetarët. 🌱♻️

Photos from NPL Eko-Theranda's post 27/04/2026

🌿 Aktivitetet e muajit Prill 🌿

Muaji prill ka qenë i mbushur me angazhim dhe punë intensive në shërbim të mirëmbajtjes së hapësirave publike në qytet dhe në fshatra.

Gjatë këtij muaji, fokusi kryesor ka qenë në:
✔️ Kositjen e sipërfaqeve të gjelbra në zonat urbane dhe rurale
✔️ Mirëmbajtjen e parqeve, rrugëve dhe hapësirave publike
✔️ Kujdesin e vazhdueshëm për ambient më të pastër dhe më të rregullt për qytetarët

Falë përkushtimit të ekipeve tona, kemi arritur të krijojmë një mjedis më të këndshëm dhe më të mirëmbajtur për të gjithë.

Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Së bashku, vazhdojmë të kontribuojmë për një ambient më të pastër dhe më të gjelbër 🌱

Photos from NPL Eko-Theranda's post 23/04/2026

🌍 22 Prilli – Dita e Tokës 🌱

Sot, në shënim të Ditës së Tokës, nxënës nga të gjitha shkollat e Komunës së Suharekës, së bashku me institucionet lokale, janë bërë pjesë e një aksioni të përbashkët për pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit. Në këtë aktivitet po marrin pjesë edhe Policia, klubet sportive, KRM EKO-REGJIONI, Qendra e Biznesit Suharekë dhe NPL EKO-THERANDA.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë Kryetari i Komunës, z. Bali Muharremaj, Nënkryetarja e Komunës, znj. Arta Gashi, drejtorët komunal, perfaqesues te bizneseve, Komandanti i Stacionit të Policisë, z. Safet Hoxha, si dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Eko-Therandës Bujar Kuçi, të cilët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar.

Të gjithë nxënësit dhe pjesëmarrësit në aksion u vlerësuan për punën e bërë dhe u inkurajuan që edhe në të ardhmen të vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e ambientit në të gjitha hapësirat publike.

Së bashku për një mjedis më të pastër dhe një të ardhme më të gjelbër! 🌿

22/04/2026
20/04/2026

NPL EKO-THERANDA i bashkohet thirrjes së Komunës së Suharekës për aksionin:
“Bashkë pastrojmë Suharekën!”

Ftojmë të gjithë qytetarët, bizneset dhe institucionet që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm për mjedisin tonë. Kujdesi për ambientin është përgjegjësi e përbashkët dhe çdo kontribut, sado i vogël, bën ndryshim të madh.

♻️ Le të tregojmë që e duam qytetin tonë duke e mbajtur të pastër!

Qyteti i kampionëve duhet të duket gjithmonë si kampion.💚🌎☘️

Bëhu pjesë e ekipit që e mban Suharekën pastër. 🧤♻️

Photos from NPL Eko-Theranda's post 11/04/2026

Pas largimit të mbeturinave nga kolegët tanë të KRM “EKO-REGJIONI”, ekipet tona kanë vazhduar me larjen dhe pastrimin e detajuar të këtyre zonave, duke siguruar një ambient më të pastër, më të shëndetshëm dhe më dinjitoz për të gjithë qytetarët.
Falë bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët, çdo ditë po bëjmë hapa konkret drejt një mjedisi më të mirë.

Photos from NPL Eko-Theranda's post 23/03/2026

Muaji Mars për ne si NPL “EKO-THERANDA” ka një domethënie të veçantë, pasi është muaji i përkujtimit të Dëshmorëve dhe Martirëve të rënë në Luftën për çlirimin e Kosovës.

Gjatë këtij muaji, përveç aktiviteteve tona të përditshme në mirëmbajtjen e hapësirave publike, kemi shtuar angazhimin tonë për pastrimin dhe rregullimin e lapidarëve, parqeve dhe komplekseve përkujtimore. Qëllimi ynë është që këto vende të jenë të pastra, të dinjitetshme dhe të gatshme për t’u vizituar nga qytetarët, në shenjë respekti dhe nderimi për sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe shtetin tonë.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve dhe Martirëve të Kosovës!

Photos from NPL Eko-Theranda's post 13/03/2026

Punëtorët e NPL “EKO-THERANDA”, janë çdo ditë në terren, duke punuar me përkushtim për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në komunën tonë.

Falë punës së palodhshme të këtyre punëtorëve, qyteti ynë bëhet çdo ditë më i pastër dhe më i rregullt për të gjithë qytetarët.

Me këtë rast, bëjmë edhe një apel për të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit duke mos hedhur mbeturina në vende të papërshtatshme dhe duke mirëmbajtur hapësirat publike që janë në shërbim të të gjithëve.

Photos from NPL Eko-Theranda's post 16/02/2026

Në prag të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës 🇽🇰,
ekipet e NPL EKO-THERANDA po vazhdojnë me përkushtim punët e pastrimit dhe mirëmbajtjes së Parkut të Dëshmorëve, si dhe të gjitha parqeve, lapidarëve dhe hapësirave përreth.

Së bashku po kontribuojmë që ambientet publike të jenë të pastra për këtë festë të rëndësishme shtetërore.

Gëzuar 17 Shkurtin Ditën e Pavarësisë !

Want your business to be the top-listed Government Service in Suharekë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rruga Brigada 123 Nr. 2
Suharekë
23000