02/05/2026
Urime 26 vjet bashkë !
Vazhdojmë
Vitia e së nesërmes fillon këtu !
02/05/2026
Urime 26 vjet bashkë !
Vazhdojmë
29/04/2026
Të nderuar kolegë, anëtarë e miq,
Nesër do të mbajmë Kuvendin zgjedhor të Degës sonë në Viti.
Këtë Degë as nuk e kam themeluar unë dhe as nuk do të jem ai që do ta mbyllë një ditë. Katër vite më parë, më keni dhënë besimin tuaj për ta udhëhequr me një energji dhe vizion të ri.
Këtë besim nuk ma dhatë si dhuratë, por si përgjegjësi.
Unë nuk e mora si privilegj, por si detyrë — si mision dhe si qëllim.
Bëra më të mirën që kjo Degë të rritet në struktura, në ide, në koncepte, në ndjenja dhe në veprime. Dhe këtë e arritëm bashkë. Do të kisha dashur që angazhimi ynë të përkthehej edhe në më shumë vota, por kaq ishte e mundur.
Megjithatë, së bashku fituam respekt, konsideratë dhe besim të madh te qytetarët.
I dhamë shumë politikës dhe demokracisë.
I dhamë dinamikë qytetit dhe jetës qytetare.
I dhamë zë dhe hapësirë rinisë.
Sot, mos harroni: jemi gjithmonë me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin. Në politikë nuk jemi kurrë vetëm dhe nuk duhet të mbetemi kurrë vetëm. Sepse askund si në politikë marrëdhëniet njerëzore dhe shoqërore nuk janë kaq të dendura: kush jep nga vetja, merr nga të tjerët; dhe kush merr, duhet të japë.
Në këtë kuptim, partia janë të tjerët. Dhe, bashkërisht, jemi partia.
Nesër mblidhemi për të ruajtur këto marrëdhënie, për të forcuar atë që kemi ndërtuar dhe për t’i dhënë drejtim rrugës sonë të përbashkët.
Personalisht — siç e dini — nuk jam dorëzuar asnjëherë. Isha me ju, jam me ju dhe jam gati të jem me ju edhe në të ardhmen. Me dashuri, njerëzi dhe besnikëri ju kam qëndruar pranë. Me sakrificë, vendosmëri dhe përkushtim do të vazhdoj t’ju shërbej, nga cilado pozitë politike që do të jem.
Nesër — nëse më jepni sërish besimin tuaj si Kryetar i Degës — ju premtoj vetëm një gjë: mosdorëzim dhe luftë të pakompromis ndaj së keqes; punë, guxim e qëndrueshmëri për të mirën tonë të përbashkët.
Eja nesër që të lidhim sërish një besë me njëri-tjetrin për një të ardhme më të mirë. Bashkë mundemi !
Nga ju, me ju, për ju,
Labi
07/04/2026
Të nderuara familje Fazliu dhe Qerimi,
Me trishtim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës suaj, Gentianës.
Në këto momente kaq të rënda, dëshiroj t’ju shpreh solidaritetin tim më njerëzor.
Gentiana, me qëndresën e saj, u bë simbol i guximit për të gjithë ne.
Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ju uroj forcë dhe kurajë për ta përballuar këtë humbje të madhe e të parakohshme.
Kujtimi i Gentianës do të mbetet i paharruar.
Me respekt,
Labinot Bislimi
Kryetar,
Reagim ndaj censurës dhe mungesës së transparencës në Kuvendin Komunal të Vitisë !
Aleanca Viti shpreh shqetësimin e saj të thellë dhe dënon ashpër përpjekjet sistematike të Kryetarit Sokol Haliti dhe administratës së tij për të asfiksuar zërin e përfaqësuesve të popullit dhe për të instaluar një terr informativ në Komunën e Vitisë.
Përmes një qasjeje qartësisht autokratike, pushteti aktual po përdor Rregulloren e Kuvendit në mënyrë selektive dhe arbitrare. Ndërsa këshilltarëve të opozitës u kufizohet fjala dhe u ushtrohet presion disiplinor, ndaj eksponentëve servilë të pushtetit rregulloret shndërrohen në elastike, duke lejuar monologje që nuk i shërbejnë interesit publik, por propagandës partiake.
Pika më kritike e këtij degradimi demokratik u shënua sot, ku në mungesë të argumenteve për të mbrojtur projektet e dështuara, pushteti zgjodhi censurën totale. Vendimi për të mos transmetuar seancën e Kuvendit Komunal është një akt i paprecedentë që godet themelet e llogaridhënies.
Gjatë ditës së sotme:
- Rreth pesë orë debat intensiv mbetën të mbyllura për qytetarët.
- Nuk u lejua asnjë regjistrim nga kamerat profesionale, duke i mohuar publikut të drejtën për t'u informuar mbi vendimet që prekin jetën e tyre.
- U vërtetua frika e këtij pushteti nga ballafaqimi me realitetin dhe të vërtetat e shpalosura nga këshilltarët tanë.
Ky sistem i degjeneruar, që po dëmton rëndë interesin e qytetarëve të Vitisë, po tenton të mbijetojë përmes errësimit të hapësirës publike.
Megjithatë, Aleanca Viti njofton opinionin publik se asnjë rregullore selektive dhe asnjë ndërprerje sinjali nuk do ta ndalë misionin tonë për transparencë.
Ne mbetemi të përkushtuar për rikthimin e dinjitetit të Kuvendit Komunal dhe për mbrojtjen e debatit demokratik si mjetin e vetëm për zhvillim të qëndrueshëm. Tirania e numrave dhe censura informative nuk do t'i fshehin dot dështimet e një pushteti që tashmë e ka humbur rrugën.
26/03/2026
Komuna e Vitisë ka projektuar shtrimin e asfaltit në Pyllin e Vërbanit (nga lagjja e Pallëve deri në Mrizet e Epërme). Ky projekt, në formën e tij aktuale, nuk i shërben interesit publik.
Pylli u takon qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme.
24/03/2026
Sot, Sokol Haliti shpërndan fletushka për Tuberkulozin ndërsa qytetarëve ua ka prerë ujin dhe shpresën. Si mund të luftohet sëmundja pa mjetin bazë të jetës : uji ?
Këto shifra nuk gënjejnë. Tuberkulozi ushqehet nga mungesa e ujit të pishëm, e mungesa e ujit në Viti ka një fajtor : Sokol Halitin.
I nderuar kryetar, nëse vërtet dëshironi t'i jepni fund Tuberkulozit, jepuni fund gënjeshtrave dhe kthejani ujin Vitisë !
Shifrat janë vetëm minimumi... realiteti në terren është edhe më alarmant.
23/03/2026
Kryetari i Aleancës në Viti, Labinot Bislimi, i ka drejtuar sot një kërkesë zyrtare Ministrisë së Infrastrukturës për ndërtimin emergjent të një nënkalimi për këmbësorë në Drobesh.
Edhe pse qëndrimet tona politike ndaj menaxhimit të këtij dikasteri mbeten kritike dhe të pandryshuara, interesi i qytetarëve dhe jeta e fëmijëve qëndrojnë mbi çdo dallim partiak.
✉️ Ftesë publike për Ministrin
Z. Ministër, ju ftojmë të vizitoni Drobeshin. Shihni me sytë tuaj ankthin e prindërve dhe rrezikun e përditshëm. Siguria publike nuk dëshmohet me deklarata, por me vepra konkrete në terren.
Ne e kryem detyrën tonë, dokumentuam rrezikun dhe ofruam zgjidhjen. Tani presim përgjegjësi nga niveli qendror.
FITOOOOOORE!
Çfarë karakteri treguan sot djemt e KF Vllaznise Pozharan ! Një fitore e madhe dhe plot zemër 1:0 kundër Lepencit. Erblin Sokoli, çfarë super goli, na ngrite peshë! ⚽️🔥
Urime të gjithë tifozëve tanë të mrekullueshëm. Kjo fitore shkon për qytetin.
Vazhdojmë përpara, kokën lart!
18/03/2026
Pas ankesave të shumta dhe inspektimit në terren, Aleanca Viti kërkon masa urgjente nga Drejtoria e Shkollës "Dëshmorët e Vitisë" për të ndaluar qarkullimin e rrezikshëm të automjeteve brenda oborrit.
KËRKOJMË:
- Ndalimin e menjëhershëm të makinave në zonat këmbësore dhe para hyrjes.
- Mbylljen e qasjes së pakontrolluar për mjete private.
- Zbatimin e rregullit për parkim vetëm në hapësirat e dedikuara.
Oborri i shkollës i takon nxënësve, jo automjeteve. Siguria e fëmijëve tanë duhet të jetë prioriteti numër një!
17/03/2026
Shumë shumë shpejt ❤️
26/12/2025
CILËT KANDIDATË MBËSHTET DEGA JONË ?
Të nderuar struktura, anëtarë e qytetarë,
Aleanca, Dega në Viti, ka kohë që po ndërton një model të ri të politikëbërjës. Mirëpo, asgjë nuk është e lehtë në vendin tonë pavarësisht përpjekjëve tona të vazhdueshme dhe të përditshme. Asgjë edhe për të na dëshpëruar në këtë drejtim pasi që jemi mirë të njoftuar dhe të vetëdijshëm për gjendjen e demokracisë, fazës zhvillimore dhe rrethanave kohore nëpër të cilat po kalojmë.
Duke qenë të mirënjohur me realitetin tonë, ne e kemi ndjerë obligim që ti analizojmë mirë situatat dhe t'ju përgjigjemi atyre me qëndrime të qarta dhe në përputhje me një strategji që i shërben qëllimëve tona si shoqëri e si parti politike.
Pra, asnjë vendim as nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë i pa matur, i pa menduar dhe kuturu. Dega jonë ka ndërtuar një raport institucional brenda vetës që na tejkalon çdo secilin veç e veç. Dhe institucion mund të quhet vetem ai që ka ndërtuar brenda vetës formalitete, rregulla, procedura, norma që ruajnë ekuilibrin e marrëdhënieve, por edhe që procedojnë vendimarrjen në shërbim të qëllimëve të paracaktuara të tij.
Dhe, padyshim se çdo situatë e krijuar, të vë në një pozicion ku duhet të marrësh një vendim apo të zgjedhësh ndërmjet disa opsionëve të ndryshme. Pra, duhet të zgjedhësh dhe duhet të marrësh vendim apo pozicion karshi cilës do situatë që të del përpara.
Kësaj radhe kemi dy situata të ndërlidhura njëra me tjetrën.
E para, është sistemi zgjedhor ku një qytetar mund të votojë për 10 kandidatë. Gjë absurde dhe tepër e rrezikshme për demokracinë tonë; gjë që krijon shkëputje në mes kandidatit dhe elektoratit; konfuzitet të përgjegjësisë së mandatit të deputetit; garë e përçarje të pakuptim përbrenda subjektëve politike, kurse mungesë të garës ndërmjet subjektëve politike (!?).
Dhe këtu ne e kemi të qartë se duhet guxim që shprehimisht të dalim kundër këtij sistemi zgjedhor. Nuk mund të qëndrojmë neutral përballë tij. Por, fjala nuk mjafton. Duhet qëndrim të unifikuar dhe strategji institucionale që të kontribojmë kundër efektëve të këtij sistemi.
Kjo e sjellë edhe të dytën. Ne nuk do ta lejojmë që të krijohen dyshimet dhe përçarjet e kërkuara nga ky lloj sistemi zgjedhor dashakeqës. Nuk do ja lejojmë as vetës tonë që të sillemi me hipokrizi, përulje, gënjeshtra e mashtrime ndajë kolegëve tanë. Pra, nuk ishim asnjë të pajtimit për ti dhënë favoret e kërkuara prej këtij sistemi.
Përkundrazi, Dega jonë në Viti ka analizuar gjatë rrethanat dhe është mbledhur për të vendosur si një institucion se si ti përgjigjet kësaj situate.
Për t'ju kundërvënë efektëve negative të sistemit zgjedhor, ajo ka vendosur që të :
1. Përzgjedh një listë prej 10 kandidatëve duke u bazuar në disa kritere të paracaktuara.
2. Që mbështetja të jetë publike dhe si vendim i përbashkët institucional.
Cilat ishin kriterët analitikë mbi të cilat u shtrua debati për përzgjedhjen e kandidatëve :
1. Vizioni e strategjia në nivel të partisë
a) Vlerat njerëzore, intelektuale e politike të kandidatit
b) Mosha
c) Gjinia
d) Probabiliteti negativ i fitores
e) Përzgjedhja e një kandidati/e për degë
2. Vizioni e strategjia e Degës
a) Përfaqësimi i rajonit tonë
b) Rritja e numrit të votave në nivelin rajonal
c) Faktorizimi i figurave tek të cilat besojmë se mund ti çojnë proceset brenda dhe jashtë partisë përpara
d) Përafrimi i ideve e programëve në nivelin rajonal.
Duke u nisur nga këto kritere, është analizuar e debatuar gjatë. Ka qenë e vështirë me i nda 10 kandidatë nga 110 sa janë. Pse e vështirë dhe pse ka pasur një debat i shëndetshëm ndërmjet nesh ? Sepse të gjithë kandidatët i plotësojnë pjesën më të madhe të kriterëve si më lart. Është dashur që të sakrifikojmë shokë e shoqe tonat. Njerëz të mirë, meritor e të dashur. Vendimi përfundimtar, i cili u morr në mbledhjen e të hënës së kaluar, doli si një kompromis në mes nesh.
Përfundimisht, lista prej 10 kandidatëve që do mbështesim si institucion (Dega) është kjo :
1. Ramush Haradinaj
77. Xhemile Murati Shabani
2. Besnik Tahiri
12. Teuta Haxhiu
4. Bekë Berisha
9. Diellzë Kukaj
53. Veli Kryeziu
17. Ahmet Isufi
23. Besnik Krasniqi
14. Arton Demhasaj
Kjo listë nuk është asesi zhvlerësim i kandidatëve të tjerë. Përkundrazi, qytetari mund të gjejë vlera të larta dhe njerëz të merituar në 100 kandidatët e tjerë dhe ti votoj çdo njërin prej tyre pa hezitim se po gabon. Kjo listë, siç u tha, është vetem një përcaktim institucional me qëllim për ta menjanuar çdo efekt pervers të sistemit tonë zgjedhor.
Qëllimi ynë është ta shfaqim Degën tonë si një institucion që funksionon me në plotë ndershmëri, sinqeritet, transparencë dhe vendimarrëse përballë sfidave e situatave të caktuara.
Me mirëkuptimin e të gjithëve,
Nga funksioni im si Kryetar i Degës,
Në emër të Kryesisë dhe Kabinetit të Degës,
Labinot Gjini