Labinot Gjini

Labinot Gjini

Share

LABI #PërVitinë !

Faqja zyrtare e mbështetësve të Labinot Bislimi-t, zë i ndryshimit, energjia e rinisë dhe vizioni për një Viti më të drejtë, më të pastër dhe më afër njerëzve.

👉 Bashkohu, shpërndaj dhe bëhu pjesë e fitores së përbashkët!

31/05/2026

Në Francë është luftuar për dekada "gjuha e drunit" në politikë. Francezet nuk e durojnë më këtë qasje e formulim në debatet publike. Këtë lloj snobizmi intelektual.

Gjuha e drunit është me u vesh në kravatë, me fol shumëçka, me ba kishe mendja pe di, me përdorë terma "intelektual", por në fund mos me thënë kurgja dhe, sidomos, me i ik faktëve.

Mirëpo, porsa i nxjerr prej kësaj gjuhe të drunit pas së cilës fshihet e vërteta e tyre, pra mosdija dhe mungesa e sinqeritetit, këtyre ju bje maska.

Në këto çaste vjen strategjia tjetër : qysh me i ik pyetjes.

I iku pyetjes. Por e vërteta e tij mbeti.

26/05/2026

Byroja e Konfiskimëve vetëm e "konfiskimëve" nuk është dhe vetëm një mekanizëm i sistemit të drejtësisë nuk është.

Ka qenë dhe mbeti një mjet elektoral. Pra, një mashtrim i madh dhe një lojë e ultë me ndjenjat e popullit. Thjesht, një poshtërsi nga ata që kurrë nuk u mësuan me thënë të vërtetën në politikë.

23/05/2026

Nga bodrumi Kosova ka dalë në vitin 1999.

Deri më 1999 në Kosovë nuk ka pas thuajse kurgja. Një varfëri ekstreme ku kanalizimet e hapura e pasqyronin vetëm pjesën më të dukshme të këtij realiteti.

Buxheti i Kosovës pas lufte ishte vetëm 600 milion Euro. Me 600 milion Euro buxhet dhe pa asnjë institucion të vetem funksional, pa pavarësi e shtet, ata njerëz arritën - më 2019 - me pru tek një shtet funksional e tek një ekonomi kapitaliste të tregut të lirë.

Albini e gjeti krejt gati. Veçse nuk diti me ba një hap tutje këto 6 vjet e fundit më buxhet prej 20 miliard Euro.

22/05/2026

Një dallim i madhe që mund të duket i vogël

Në panel më paraqitën si ekonomist. Nuk jam ekonomist dhe, pavarësisht se çfarë profesioni kam apo mund të kisha pasur, në debate të tilla unë jam politikan dhe jam i thirrur si politikan.

Dhe, realisht, politikat ekonomike nuk i përcaktojnë "ekspertët" e ekonomisë, por politikanët. Të kesh njohuri në ekonomi (studim i një gjendje të kaluar apo të tashme) dhe të kesh kapacitete për ta orientuar një ekonomi drejt një zhvillimi apo një tjetrit (vizion politiko-ekonomik), janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.

Të duhet domosdo me pas njohuri në ekonomi, por nuk të bën domosdo të aftë për të pasur një vizion ekonomik dhe një kapacitet për ti implementuar ato.

Dhe po ti dëgjoni me kujdes bashkëfolsit e mi (sidomos ky djali i LVV), janë herë në ekonomi e herë në politika ekonomike. Prandaj edhe ja tërheq vëmendjen kur i them që "nuk je tu argumentu, por je te deformu debatin". Kjo sepse ai ju shmangët rregullisht temës së "zhvillimit ekonomik", pra rezultatit të një politike të caktuar për ekonominë dhe tregun e vendit tonë.

20/05/2026

Koamopolitan apo atdhetar ?

Të dyja. Pse jo!

Të jesh koamopolitan nuk të thotë të jesh mohues i kulturave e identitetëve kombëtare të ndryshme dhe mohues i kulturës apo identitetit kombëtar tëndë.

Të jesh koamopolitan është kur ti i mirënjeh kulturat dhe identetitet e popujve tjerë, nuk pranon vendosjen e një hierarkie ndërmjet tyre, i kupton, i respekton dhe, eventualisht, i pëlqen.

Të jesh koamopolitan nuk do të thotë të mohosh atë që je apo atë që ke përzgjdhur si identitet kombëtar e kulturor.

Andaj, të jesh koamopolitan nuk do të thotë nuk je atdhetar. Ta duash kulturën dhe identitetin tëndë kombëtar, nuk e përjashton as mundësinë për ta dashur edhe pjesën tjetër të njerëzimit me të gjithë llojllojshmërinë e tij.

Po jam atdhetar. Po jam kosmopolitan.

19/05/2026

Xhandarmëria e Albinit është një ide si ajo e :

Fondit të Sigurisë
Fondit Sovran
Vettingut
Byroja e Konfiskimëve
Autostrada e Gjilanit

E të gjitha idetë e tjera të tij të importuara, por të pa kuptuara. Kotësi, shpenzim, idiotësi.

18/05/2026

Nderi apo morali ?

Mos harro se këto video janë shpjegime të thjeshta dhe qëllimi i tyre është një informim mbi përcaktimet e mija politike. Apo mbi pikënisjet e mija politike. Më vonë, pas zgjedhjeve, do ti trajtojmë në një thellësi tjetër përmes shkrimëve.

Nga nisem unë, nga nderi apo morali ?

Unë nisem nga nderi, mos harro.

18/05/2026

VARFËRIA SI KULT, SI “PASTËRTI” DHE “SHPIRTMIRËSI”

Jo vetëm që Kosova është vendi më i varfër në Evropë (pa e llogaritur Ukrainën që është në luftë), por po bëhet edhe vendi ku varfëria po paraqitet si virtyt moral.

Në vendin tënd dhe në vendin tim po krijohet një frymë politike sipas së cilës të qenurit i varfër qenka diçka e lavdërueshme, ndërsa pasurimi shihet me dyshim, paragjykim e dënim moral.

Pra, jo vetëm që varfëria nuk po luftohet seriozisht përmes politikave ekonomike e zhvillimore, por po ndërtohet edhe një kulturë ku fukarallëku paraqitet si “pastërti”, ndërsa mirëqenia si “pandershmëri”.

Kjo është e rrezikshme për një shoqëri.

❌Unë nuk e dua varfërinë për vendin tim.

❌Nuk e dua shqiptarin e varfër.

❌Nuk e dua qytetarin tonë të pasigurt ekonomikisht, të pafuqishëm dhe të varur.

🟢E dua të fortë, të qëndrueshëm, dinjitoz, të mirëqenë dhe të pasur. Sepse mirëqenia nuk është turp.

🟢Suksesi nuk është mëkat.

🟢Pasuria e ndershme nuk është cenim moral.

🤢Turp është kur një shtet pajtohet me varfërinë.

🤢Turp është kur mungesa e perspektivës normalizohet.

🤢Turp është kur qytetarëve u kërkohet të krenohen me mbijetesën, në vend që t’u garohet për zhvillim, punë e mirëqenie.

Më dhemb kur e shoh vendin tim në krye të listave për varfëri.

Dhe më dhemb edhe më shumë kur pushteti përpiqet ta shndërrojë këtë gjendje jo vetëm në realitet, por edhe në ideologji.

17/05/2026

Një video e parë rreth esencave politike. Në këtë video flasim për Njeriu-n dhe Tokën

Për ata që duan të thellohen rreth çështjes së Njeriut si esencë politike, ju lutem, që të ndiqni nyjen si më poshtë.

https://www.facebook.com/share/18WnVyMwzr/

Want your business to be the top-listed Government Service in Vitina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address

Vitina