24/11/2025
PDK nuk thyhet
Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK.
Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës.
Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit.
Të bashkuar, gjithmonë të fituar!
17/11/2025
Urime zgjedhja juaj si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Bedri Hamza.
Ju urojmë suksese dhe unitet maksimal në këtë rrugëtim.
Me shpresën që shumë shpejt t’ju shohim edhe Kryeministër të Kosovës.
13/11/2025
Kryetari i ardhshëm i PDK-së dhe Kryeministri i Kosoves Bedri Hamza
Suksese!
Të dashur qytetarë,
Të nderuar anëtarë dhe përkrahës të PDK-së,
Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së.
Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend.
Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.
Me mirënjohje të thellë për themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, të cilët uroj të jenë së shpejti mes nesh, unë angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja.
Falënderim i veçantë edhe për dy miqtë e mi, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash.
Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane.
PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve.
Ju falënderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen!
09/11/2025
Oshlani ia jep fitoren Ferit Idrizit!
Ekipi fitues, bashkë dhe të vendosur për fitore!
Faleminderit secilit banor veç e veç për përkushtimin dhe mbështetjen.
Urime — na prift e mbara! +4 💪🖤❤️
07/11/2025
🎉 Urime fitorja Ferit Idrizi!
Urime Vushtrri, urime Oshlan!
Salla e stërmbushur – entuziazmi dhe përkrahja e madhe tregojnë qartë fitoren! 💪🔥
06/11/2025
🇽🇰 Oshlani i jep vulën e fitores Ferit Idrizit!
Bastioni i pathyer i PDK-së, me një tubim madhështor, dëshmoi edhe një herë se Ferit Idrizi është fituesi i zgjedhjeve dhe pa asnjë dyshim do të jetë kryetari i ardhshëm më 9 nëntor. 💪🔥
Faleminderit nga zemra të gjithë pjesëmarrësve në këtë tubim historik për mbështetjen dhe energjinë e jashtëzakonshme! 🙏
Një falënderim i veçantë edhe për deputetët e Kuvendit : Perparim Gruda , Altin Krasniqi dhe Sala Jashari për përkrahjen dhe prezencën e tyre.
06/11/2025
NJOFTIM
Të nderuar banorë të fshatit Oshlan,
anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,
si dhe ju të gjithë banorë oshlanas pa dallim partie,
Ju ftojmë të merrni pjesë në takimin permbylles nga Partia Demokratike e Kosovës.
📍 Vendi: Restorant Elan ne Pestove
🕖 Koha: E Premte , më 07 nëntor 2025, duke filluar nga ora 18: 00
Ky tubim organizohet në kuadër të mobilizimit për votimin e balotazhit më 9 nëntor, në përkrahje të kryetarit në ardhje, z. Ferit Idrizi.
Ardhja juaj na nderon!
Me shumë respekt,
Kryesia e Nëndegës së PDK-së – Fshati Oshlan.
05/11/2025
NJOFTIM
Të nderuar banorë të fshatit Oshlan,
anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,
si dhe ju të gjithë banorë oshlanas pa dallim partie,
Ju ftojmë të merrni pjesë në takimin e radhës që do të mbahet nga Partia Demokratike e Kosovës.
📍 Vendi: Shkolla “Mustaf Shyti”, Oshlan
🕖 Koha: E enjte, më 06 nëntor 2025, duke filluar nga ora 19:00
Ky takim organizohet në kuadër të mobilizimit për votimin e balotazhit më 9 nëntor, në përkrahje të kryetarit në ardhje, z. Ferit Idrizi.
🗣️ Tema e diskutimit:
Mobilizimi për zgjedhjet komunale (balotazhin) dhe përkrahja për kandidatin e PDK-së.
👉 Përfaqësuesit e lagjeve dhe anëtarët e kryesisë së nëndegës së PDK-së obligohen të njoftojnë secilin banor të lagjeve të tyre.
Ardhja juaj na nderon!
Me shumë respekt,
Kryesia e Nëndegës së PDK-së – Fshati Oshlan.
17/10/2025
Të nderuar banorë të Oshlanit,
të gjithë ju që morët pjesë në zgjedhje, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,
Pas përfundimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,
Oshlani sot ka një Asambleiste!
👉 Blerina Shala Mehmeti është zgjedhur për herë të dytë Asambleiste me 249 vota të fituara.
Faleminderit të gjithëve që i besuan Blerinës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Urime Blerina — ju prift e mbara në këtë mandat të ri!
Të gjitha kërkesat e banorëve oshlanas, pa dallim partie, do të adresohen në Kuvendin Komunal përmes Blerinës.
Shpresojmë në një bashkëpunim të mirëfillt dhe në punë të përbashkët për të mirën e fshatit tonë.
Nga sot na pret një angazhim edhe më i madh për balotazh!
Faleminderit të gjithëve edhe një herë për mbështetjen tuaj 🙏
Me respekt,
Nëndega e PDK-së – Fshati Oshlan 🇽🇰