30/05/2026
Albanian Embassy in United Arab Emirates
Kjo eshte faqja e re e Ambasades se RSH-se ne Abu Dhabi, EBA. Shume shpejt, do te vendosim informacione me te plota rreth Aktiviteteve e sherbimeve tona.
30/05/2026
29/05/2026
📢 MEDIA ADVISORY
The Ministry for Europe and Foreign Affairs of Albania invites media representatives to apply for accreditation for the Ministerial Meeting “Ukraine – Southeastern Europe”, taking place in Tirana on 12 June 2026.
🗓 Deadline for accreditation requests: 3 June 2026
Co-organized by 🇦🇱 FM and 🇺🇦 FM , this meeting will bring together Foreign Ministers from Southeastern Europe and Ukraine to discuss regional security, resilience, recovery, and European integration.
🔗 Full media accreditation notice:
https://punetejashtme.gov.al/en/newsroom/njoftim-per-akreditimin-e-medias-takimi-ministror-ukraine-evropa-juglindore/
🇦🇱
—-
📢 NJOFTIM PËR MEDIAN
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë fton përfaqësuesit e medias të aplikojnë për akreditim për Takimin Ministror “Ukrainë – Evropa Juglindore”, që do të zhvillohet në Tiranë më 12 qershor 2026.
🗓 Afati për aplikimet për akreditim: 3 qershor 2026
Bashkëorganizuar nga Ministri 🇦🇱 dhe Ministri 🇺🇦 , ky takim do të mbledhë Ministrat e Punëve të Jashtme të Evropës Juglindore dhe Ukrainës për të diskutuar mbi sigurinë rajonale, qëndrueshmërinë, rimëkëmbjen dhe integrimin evropian.
🔗 Njoftimi i plotë për akreditimin e medias:
https://punetejashtme.gov.al/newsroom/njoftim-per-akreditimin-e-medias-takimi-ministror-ukraine-evropa-juglindore/
🇦🇱
29/05/2026
29/05/2026
🇦🇱🇫🇷Ministri Hoxha takim me Ministrin Francez për Çështjet Evropiane: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, projekte konkrete në fusha strategjike mes dy vendeve mike
🎙️Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:
📍Bruksel – Shumë i kënaqur nga takimi i sotëm me Ministrin Francez për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad, me të cilin zhvilluam një diskutim thelbësor, veçanërisht mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, situatën në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.
Dinamika e marrëdhënieve midis Shqipërisë 🇦🇱 dhe Francës 🇫🇷 nuk ka qenë kurrë më e pasur, më e fortë dhe më premtuese. Shpreha mirënjohjen time të thellë për qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Francës në mbështetje të një Evrope më të zgjeruar, më të bashkuar, më të fortë dhe gjithmonë në solidaritet dhe të aftë për t'iu përgjigjur sfidave të një bote gjithnjë e më të trazuar.
Gjithashtu përgëzova angazhimin personal të Ministrit në mbështetjen e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, veçanërisht gjatë fazave vendimtare të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Përtej dialogut të përforcuar politik, angazhimi ynë dypalësh po materializohet përmes projekteve të prekshme me përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët tanë. Brenda kuadrit të një partneriteti në zgjerim të vazhdueshëm, ne po forcojmë në mënyrë aktive bashkëpunimin në fusha strategjike si inovacioni i përparuar, energjia e gjelbër, mbrojtja, arsimi, komunikimi strategjik dhe shkëmbimet kulturore.
Ne riafirmuam angazhimin e përbashkët për të thelluar më tej këtë partneritet të veçantë dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Link: https://x.com/hoxhafer/status/2059242108716789993?s=46
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Abu Dhabi
62069
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 14:00 |
| Tuesday | 09:00 - 14:00 |
| Wednesday | 09:00 - 14:00 |
| Thursday | 09:00 - 14:00 |
| Friday | 09:00 - 13:00 |
