PD Dega Berat

Directions Website

PD Dega Berat “Faqja zyrtare e Partisë Demokratike Dega Berat”

Ekipi i Partisë Demokratike, Dega Berat, në një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Sali Berisha....
22/09/2026

Ekipi i Partisë Demokratike, Dega Berat, në një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Sali Berisha.

Në fokus të diskutimit ishin reforma territoriale, ripërtëritja dhe riorganizimi i Partisë Demokratike, si dhe fuqizimi i strukturave në çdo nivel.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027 dhe angazhimit të strukturave në terren.

Berati vijon punën për një Parti Demokratike më të organizuar, më të hapur dhe më pranë qytetarëve.

Një takim i rëndësishëm pune me Kryesinë e Partisë Demokratike, me pjesëmarrjen e Drejtuesit Politik të Qarkut, deputeti...
20/09/2026

Një takim i rëndësishëm pune me Kryesinë e Partisë Demokratike, me pjesëmarrjen e Drejtuesit Politik të Qarkut, deputetit z. Eno Bozdo, deputetit z. Zija Ismaili, Kryetarit të Degës z. Kasion Hasimetaj dhe Sekretarit z. Oltion Merdari.

Në fokus të diskutimeve ishte reforma territoriale, ripërtëritja dhe forcimi i PD-së në çdo strukturë, si dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

PD Berat vijon punën me energji të reja, organizim dhe vendosmëri, duke forcuar strukturat në çdo nivel dhe duke u afruar gjithnjë e më shumë me qytetarët.

20/09/2026
20/09/2026
17/09/2026
16/09/2026

Një vendim tërësisht i pabazuar në prova, tendencioz, i padrejtë dhe diskriminues i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Nuk mundet kurrë që lufta dhe gjaku i derdhur për liri, të bëhet p*s dhe të barazohet me kriminelët serbë, që shtypën, përdhunuan, dogjën, vranë e prenë të mitur e pleq, vajza e gra, civilë të pambrojtur- shqiptarët e Kosovës në dekada!

UÇK-ja është pjesë e historisë së Kosovës dhe e luftës së saj për liri. Sakrifica e luftëtarëve dhe dëshmorëve të saj mbetet e gdhendur në kujtesën kombëtare.

Lavdi Heronjve!

Address

Rruga “Antipatrea”
Berat

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when PD Dega Berat posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share