25/09/2026
BASHKIA DEVOLL
KËSHILLI I BASHKISË DEVOLL
NJOFTIM
Nr. ___Prot Bilisht më __.__.2026
Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Devoll
Të Nderuar
Njoftoheni se ditën e Mërkurë në datën 30.09.2026, ora 12:00, në sallën e Këshillit të Bashkisë Devoll, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të ligjit 139/2015, neni 53 pika 4 nenit, me këtë rend dite:
1. Miratimi i rendit të ditës.
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 27.08.2026.
3. Projekt-Vendim Nr.62 Datë 17.07.2026 “Për miratimin paraprak e planit të menaxhimit të pyjeve bashkiak të ekonomisë pyjore “Qafa e Zvezdës-Trestenik.”
4. Projekt-Vendim Nr.69 Datë 23.09.2026 “Për dhënien me qira të sipërfaqes 120 HA në ngastrat me kod kadastral KO02 00 010, 013, 015, në ekonominë kullosore “Bilisht” (Për prodhimin e energjisë të rinovueshme nëpërmjet paneleve fotovoltaike.)”
5. Projekt-Vendim Nr.70 Datë 23.09. 2026 “Për miratimin e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për bllok ndihmën ekonomike për muajin Gusht 2026.
6. Projekt-Vendim Nr.71 Datë 23.09.2026 “Për një ndryshim me Vendimin Nr.65 datë 23.09.2025 “Për caktimin e përfaqësuesit e njësive të vetëqeverisjes vendore në bordet e institucioneve arsimore.”
7. Projekt-Vendim Nr.72 Datë 23.09.2026 “Për miratimin e projektit të fazës së dytë të programit buxhetor afatmesëm 2027-2029 – i rishikuar.”
Të Tjera :
•RAPORT PËR MONITORIMIN E ZBATIMIT TË BUXHETIT 8-MUJOR TË VITIT 2026
• Kërkesë Propozim për titull Z.Sinan Agolli.
• Kërkesë Propozim për dhënie titulli Qytetar Nderi, emërtimin e Qëndres Rinore, ose të një rruge, sheshi apo hapësirë publike me emrin “Bashkim Gjoza”
Shënim: Mbledhjet e komisioneve të Këshillit janë si më poshtë:
• Komisioni i financave, Buxhetit, Pasurive Bashkiake dhe Planifikimit te Zhvillimit Strategjik të Bashkisë, Mbikqyrjes Financiare, Ekonomia Vendore, Turizmi dhe Zhvillimi Rural .
Pika 7 e rendit të ditës.
,Znj.Ermena Xhaci ,Z.Eroldi Begolli , Z.Eduard Maho , Z.Oliver Mulla .
• Komisioni i Mirëqënies Sociale, Rinisë, Barazisë Gjinore,Mosdiskriminimit, të Drejtave të Njeriut, Arsimit, Sporteve dhe Clodhjes,Kulturës, Trashëgimisë Kulturore, Dhënies së Titujve ,Emërtimeve.
Pika 5, 6 e rendit të ditës.
Z.Trifon Meraku, Znj.Valbona Spaho,Znj. Imelda Cucka , Z.Festim Kaso , Znj. Albana Skoti
• Komisioni I Bujqesise, Pyjeve, Menaxhimit te ujrave, Mbrojtjes se Mjedisit dhe Biodiversitetit.
Pika 3, 4, e rendit të ditës
Znj.Esmeralda Medolli, Znj. Lindita Cokani, Z.Trifon Meraku, Znj. Imelda Cucka, Z.Vladimir Kello.
Mbledhjet e komisioneve do të zhvillohen datë28.09.2026 – 29.09.2026
Ora 13:00-15:00
Mbledhja është e hapur!
KRYETARI I KESHILLIT
ALFREDI GJATA