Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Fier

Directions Website

Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Fier Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Fier, Government Organization, Zyrat e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta, Divjakë.

Shkarkoni aplikacionin My Park Tour,per tu njohur me vlerat natyrore dhe kulturore te parkut Kombetar Divjake-Karavasta,Mund te njiheni me floren dhe faunen,atraksionet turistike dhe shtigjet,hotelet dhe ristorantet kresore,por mund te beni edhe nje tur virtual nepermjet teknologjise VR.

05/10/2026

Në kuadër të Programit “Korpusi i Gjelbër”, specialistët e AdZM Fier zhvilluan një aktivitet edukues me nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Mizë”, Divjakë, me temë: “Habitatet dhe rëndësia e mbrojtjes së tyre”.
Gjatë aktivitetit, nxënësit u njohën me rëndësinë e habitateve natyrore, rolin e tyre në ruajtjen e biodiversitetit dhe nevojën për mbrojtjen e tyre.
📚 Në përfundim, nxënësit testuan njohuritë e fituara përmes një kuizi edukues mbi habitatet, duke e bërë aktivitetin sa më interaktiv dhe argëtues.

Vizitorë të huaj, pjesë e National Geographic Explorer, vizituan Parkun Kombëtar Divjakë–Karavasta, duke përjetuar nga a...
03/10/2026

Vizitorë të huaj, pjesë e National Geographic Explorer, vizituan Parkun Kombëtar Divjakë–Karavasta, duke përjetuar nga afër pasuritë dhe vlerat e tij të jashtëzakonshme natyrore.
Me biodiversitetin e pasur, peizazhet unike dhe rëndësinë e veçantë për shpendët, Divjakë–Karavasta po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion me interes ndërkombëtar për natyrën, biodiversitetin dhe ekoturizmin. 🦩🌊🌿

01/10/2026

Tetori nis me vizitorë në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta!
🌅 Me ngjyrat e vjeshtës, ajrin e pastër dhe bukuritë e natyrës🍁🍂

Në kuadër të Ditës Botërore të Lumenjve🌊 stafi i ADZM Fier🧑🏻‍💻 mirëpriti pranë Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar ...
01/10/2026

Në kuadër të Ditës Botërore të Lumenjve🌊 stafi i ADZM Fier🧑🏻‍💻 mirëpriti pranë Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta🏡 nxënësit dhe stafin e GDQ International Christian School🏫👫🏻.

Gjatë kësaj vizite u zhvillua aktiviteti edukativ “Loja e Lumit” përmes së cilës nxënësit👫🏻 u njohën në mënyrë interaktive me rëndësinë e lumenjve, ekosistemeve ujore dhe rolit të tyre në ruajtjen e biodiversitetit dhe të mjedisit. 🌿💧

Pas përfundimit të aktivitetit nxënësit👫🏻 vijuan vizitën në natyrë ku zhvilluan një aktivitet birdwatching. Nga kjo pikë panoramike ata patën mundësinë të vëzhgonin nga afër shpendët e parkut dhe të merrnin më shumë informacion mbi speciet që gjenden në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. 🦅🦩

Ngjyrat e  vjeshtës në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta 🍁🍂
30/09/2026

Ngjyrat e vjeshtës në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta 🍁🍂

🌍 Në Ditën Botërore të Turizmit, natyra dhe mbrojtja e saj mbeten në qendër të një turizmi të qëndrueshëm! 🌿Përfaqësues ...
27/09/2026

🌍 Në Ditën Botërore të Turizmit, natyra dhe mbrojtja e saj mbeten në qendër të një turizmi të qëndrueshëm! 🌿

Përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor zhvilluan një vizitë në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta në kuadër të Projektit “Landscape Fire Management”.

Gjatë vizitës, specialistët e Parkut u prezantuan pjesëmarrësve vlerat e rëndësishme natyrore, biodiversitetin e pasur dhe rëndësinë e ruajtjes së këtyre ekosistemeve.
🔥 Një pjesë e veçantë e diskutimeve iu kushtua parandalimit dhe menaxhimit të zjarreve në peizazh, si një nga sfidat kryesore për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe ruajtjen e biodiversitetit.

🌿 Mbrojtja e natyrës, menaxhimi i qëndrueshëm i peizazhit dhe promovimi i vlerave natyrore janë themeli i një turizmi të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm.
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta vijon të dëshmojë se mbrojtja e natyrës dhe zhvillimi i turizmit mund të ecin së bashku për një të ardhme më të qëndrueshme.

26/09/2026
🇵🇱🌿 Nxënës nga Polonia vizituan Parkun Kombëtar Divjakë–Karavasta.📍 Pranë Qendrës së Vizitorëve Divjakë nxënësit u pritë...
20/09/2026

🇵🇱🌿 Nxënës nga Polonia vizituan Parkun Kombëtar Divjakë–Karavasta.

📍 Pranë Qendrës së Vizitorëve Divjakë nxënësit u pritën nga specialistët e AdZM Fier të cilët i njohën me vlerat e veçanta natyrore, biodiversitetin e pasur dhe rëndësinë ekologjike të Parkut Kombëtar Divjakë–Karavasta. 🌳

🌱 Gjatë vizitës, nxënësit morën informacion mbi rëndësinë e ruajtjes së habitateve natyrore, florës dhe faunës, si dhe mbi rolin e zonave të mbrojtura në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë natyrore.

📸 Vizita të tilla janë një mundësi e bukur për të shkëmbyer njohuri, për të zbuluar pasuritë natyrore të Shqipërisë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit. 🌿🤝

🌿🚲 Një orë mjedisore për mobilitetin e qëndrueshëm në Shkollën 9-vjeçare Gërmenj, Divjakë! 🌍Stafi i AdZM Fier zhvilloi n...
17/09/2026

🌿🚲 Një orë mjedisore për mobilitetin e qëndrueshëm në Shkollën 9-vjeçare Gërmenj, Divjakë! 🌍

Stafi i AdZM Fier zhvilloi një orë edukimi mjedisor me nxënësit e Shkollës 9-vjeçare Gërmenj, Divjakë, me temë “Mobiliteti i qëndrueshëm – Si lëvizim, si ndikojmë?” 🚶‍♀️🚲🌱

Gjatë aktivitetit, nxënësit u njohën me konceptin e mobilitetit të qëndrueshëm dhe mënyrën se si zgjedhjet tona të përditshme të lëvizjes ndikojnë në 🌬️ ajrin, 🔇 zhurmën, 🌡️ klimën, 🏙️ hapësirat publike dhe 🌿 natyrën.

💡 Përmes diskutimit dhe aktivitetit praktik “Harta e Mobilitetit të Klasës”, nxënësit reflektuan mbi mënyrën se si udhëtojnë drejt shkollës dhe identifikuan alternativa më të qëndrueshme, aty ku ato janë të mundshme dhe të sigurta. 🚶‍♂️🚲

Çdo rrugë fillon me një zgjedhje!
Mënyra si lëvizim sot ndikon në mjedisin ku do të jetojmë nesër.

Address

Zyrat E Parkut Kombetar Divjake-Karavasta
Divjakë
9022

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Fier posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share