Autoriteti Portual Durres

Directions Website

Autoriteti Portual Durres "ALBANIA’S PORT OF CALL."

Porti i Durrësit është porti kryesor i Shqipërisë si dhe një nga portet më të mëdha në zonat detare Adriatiko-Joniane dhe përbën sot një realitet rajonal dhe europian.

26/10/2026

Mirëmëngjes⚓️

🚢 Nga procesi i hyrjes në basenin e Port of Durrës⚓️, me asistimin e pilotit portual, anija konteinerike “SC Memphis” vi...
22/10/2026

🚢 Nga procesi i hyrjes në basenin e Port of Durrës⚓️, me asistimin e pilotit portual, anija konteinerike “SC Memphis” vijon manovrat për bregëzim në kalatën 6, ku do të përpunohen në orët në vijim rreth 453 njësi konteinerike.

Me gjatësi 154.5 metra d, “SC Memphis” është tashmë një ndër emrat e konsoliduar në linjën e segmentit konteinerik në Portin e Durrësit.🇦🇱⚓️🚢

📊 Gjatë periudhës janar-shtator 2026, në Portin e Durrësit janë përpunuar mbi 3 milionë tonë mallra, me një rritje prej ...
21/10/2026

📊 Gjatë periudhës janar-shtator 2026, në Portin e Durrësit janë përpunuar mbi 3 milionë tonë mallra, me një rritje prej rreth 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Performanca më e lartë është regjistruar në sektorin e konteinerëve, ku janë përpunuar 1.9 milionë tonë mallra, ose 24% më shumë se në nëntëmujorin 2025.

Rritja e eksporteve dhe e aktivitetit të konteinerizuar ka ndikuar pozitivisht në ecurinë e përgjithshme të aktivitetit portual.

⚓️

🇦🇱🤝🇬🇧 Delegacion ushtarak britanik, vizitë në Portin e DurrësitDrejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual D...
16/10/2026

🇦🇱🤝🇬🇧 Delegacion ushtarak britanik, vizitë në Portin e Durrësit

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, z. Liburn Aliu, priti sot në një takim zyrtar një delegacion ushtarak britanik, të shoqëruar nga Atasheu Ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nënkolonel David Strong dhe asistenti ushtarak, z. Gerd Kaceli.

Në fokus të takimit ishte diskutimi paraprak mbi stërvitjen ushtarake “STEADFAST DART 2027”, e parashikuar të zhvillohet gjatë periudhës mars-prill 2027, si dhe njohja me kapacitetet infrastrukturore dhe operacionale të Portit të Durrësit.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e shfrytëzimit të kapaciteteve portuale në funksion të nevojave logjistike të stërvitjes, duke evidentuar rëndësinë e Portit të Durrësit si një nyje strategjike e transportit dhe logjistikës në rajon.

Vizita u zhvillua në kuadër të komunikimit dhe koordinimit paraprak ndërmjet palëve për aktivitetet e planifikuara gjatë vitit 2027.

🛳️ Mëngjesin e sotëm, në Port of Durrës u ndal kroçiera turistike “HEBRIDEAN SKY”, duke sjellë vizitorë të huaj (kryesis...
16/10/2026

🛳️ Mëngjesin e sotëm, në Port of Durrës u ndal kroçiera turistike “HEBRIDEAN SKY”, duke sjellë vizitorë të huaj (kryesisht anglezë) në qytet, si pjesë e turit të saj përgjatë bregdetit shqiptar🇦🇱.

Anija, e cila lundron nën flamurin e Bahamasit 🇧🇸, ka një gjatësi prej 90.6 metrash dhe një tonazh bruto prej 4,200 GT. Pas ndalesës në portin më të madh të vendit, ajo do të vijojë lundrimin drejt qytetit turistik të Sarandës.

🛳️“HEBRIDEAN SKY” i shtohet kalendarit të kroçierave turistike që përzgjedhin Portin e Durrësit si pjesë të itinerareve të tyre, duke kontribuar në promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik për vizitorët ndërkombëtarë.

Mirëmëngjes nga Port of Durrës 🌊⚓️🕊️
15/10/2026

Mirëmëngjes nga Port of Durrës 🌊⚓️🕊️

📈 Në Terminalin e Automjeteve të Port of Durrës⚓️, ku edhe gjatë periudhës janar–gusht 2026 ka vijuar të regjistrohet nj...
14/10/2026

📈 Në Terminalin e Automjeteve të Port of Durrës⚓️, ku edhe gjatë periudhës janar–gusht 2026 ka vijuar të regjistrohet një rritje e ndjeshme në volumet e përpunimit.

🗓️Në këto tetë muaj të parë të vitit është shënuar një rritje në masën 51% në numrin e automjeteve të përpunuara, duke arritur në 15,827 automjete, si dhe një rritje prej 47,04% në volumet e përpunimit të TEU-ve, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të vitit 2025.🚢🏗️🧱

🆕Prezantohet drejtori i ri i Forcës së Sigurisë Portuale Durrës, Dionis NovakuDrejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autori...
12/10/2026

🆕Prezantohet drejtori i ri i Forcës së Sigurisë Portuale Durrës, Dionis Novaku

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, z. Liburn Aliu, prezantoi mëngjesin e kësaj të hëne drejtuesin e ri të Forcës së Sigurisë Portuale Durrës, z. Dionis Novaku.

Në prezantim ishte i pranishëm edhe ish-drejtori i kësaj strukture, z. Alfred Velaj, i cili vijon të japë kontributin e tij si këshilltar i jashtëm për sigurinë në Portin e Durrësit.

Kreu i APD-së vlerësoi punën dhe përkushtimin e z. Velaj dhe të ekipit të Forcës së Sigurisë Portuale. Gjithashtu, ai shprehu besimin se përvoja dhe formimi profesional i z. Novaku do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të sigurisë dhe në sjelljen e një vizioni të ri për këtë strukturë, në një nga infrastrukturat kritike portuale më të rëndësishme të vendit.

Kush është Dionis Novaku?

Dionis Novaku ka një përvojë të gjerë në fushën e sigurisë, me angazhime në Forcat e Armatosura, në strukturat e sigurisë së Ambasadës Amerikane në Tiranë, në sistemin penitenciar dhe në Gardën e Republikës.

Gjatë viteve 2008-2014, ka shërbyer si komandant grupi në Batalionin e Forcave Speciale, duke marrë pjesë në tri misione në Afganistan, përfshirë angazhime si instruktor dhe mentor në kuadër të ISAF-it. Më pas, gjatë viteve 2014-2018, ka mbajtur detyra si mbikëqyrës, trajnues dhe zëvendëskomandant i rojeve lokale pranë Zyrës Rajonale të Sigurisë të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Përvoja e tij përfshin gjithashtu detyrën e oficerit të policisë në IEVP “Jordan Misja” dhe angazhimin si ndihmësekspert sigurie pranë misionit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Prej dhjetorit 2020, ka shërbyer si oficer sigurie në Gardën e Republikës.

Në karrierën e tij ka kryer detyra që lidhen me drejtimin dhe trajnimin e personelit, vlerësimin e rrezikut, menaxhimin e situatave emergjente dhe bashkëpunimin me institucionet ligjzbatuese. Është vlerësuar me “Eagle Award” nga Ambasada Amerikane në Tiranë, Medaljen e NATO-s për operacionin ISAF, si dhe medalje karriere e shërbimi nga Forcat e Armatosura.

🏗️Nga aktiviteti portual i fundjavës që lamë pas.🇦🇱⚓️🚢
12/10/2026

🏗️Nga aktiviteti portual i fundjavës që lamë pas.
🇦🇱⚓️🚢

Address

Durazzo

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Autoriteti Portual Durres posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share