Policia Bashkiake Durrës

Call Directions Website Contact the organization

Policia Bashkiake Durrës 📍Policia Bashkiake Durrës
Në shërbim të qytetarëve dhe hapësires publike.
📩[email protected]
☎️+052 232 250
(1)

📢 NJOFTIM PËR BANORËT DHE PËRDORUESIT E RRUGËS “MOISIVE” (SEFER EFENDIU)📍 Policia Bashkiake Durrës, në vijim të njoftimi...
31/10/2026

📢 NJOFTIM PËR BANORËT DHE PËRDORUESIT E RRUGËS “MOISIVE” (SEFER EFENDIU)

📍 Policia Bashkiake Durrës, në vijim të njoftimit të vendosur në pallatet dhe muret përgjatë rrugës “Moisive” (Sefer Efendiu), informon banorët dhe përdoruesit e këtij segmenti se, për shkak të punimeve për rehabilitimin e rrugës, kërkohet lirimi i plotë i saj nga automjetet.

🚗 Ju lutemi të largoni automjetet e parkuara dhe të shmangni parkimin në këtë segment.

🗓️ Data: 02.11.2026 🕗 Ora: 08:00

⚠️ Ky segment duhet të jetë plotësisht i lirë nga automjetet, me qëllim zhvillimin normal të punimeve.

🤝 Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Faleminderit për bashkëpunimin!

❤️ NJË AKT HUMANITAR, NJË RIKTHIM PRANË FAMILJES!Pas një periudhe të vështirë, shtetasi S.K,74 vjec,i larguar nga fshati...
30/10/2026

❤️ NJË AKT HUMANITAR, NJË RIKTHIM PRANË FAMILJES!

Pas një periudhe të vështirë, shtetasi S.K,74 vjec,i larguar nga fshati Bishqem, Peqin, pa dijenine e familjes se tij dhe qëndronte në kushte të vështira poshtë urës në Shkozet, është bërë pjesë e një ndërhyrjeje me qëllim rikthimin e tij pranë familjes.

🤝 Shërbimet e Policisë Bashkiake Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit Social te Bashkise Durres dhe Komisariatin e Policise Peqin, koordinuan veprimet për marrjen përsipër të rastit dhe shoqërimin e tij drejt fshatit Bishqem, ku u rikthye pranë familjarëve të tij.

🙏 Ky rast është një tjetër dëshmi se bashkëpunimi institucional dhe ndjeshmëria njerëzore bëjnë të mundur perkushtimin ndaj njerëzve që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

Sepse pas çdo rasti ka një njeri, një histori dhe një familje! ❤️

🚨 RESPEKTO RREGULLAT E QARKULLIMIT RRUGOR! 🚗🅿️Parkimi i gabuar mbi trotuare dhe në vendkalimin e këmbësorëve, krijon vës...
27/10/2026

🚨 RESPEKTO RREGULLAT E QARKULLIMIT RRUGOR! 🚗🅿️

Parkimi i gabuar mbi trotuare dhe në vendkalimin e këmbësorëve, krijon vështirësi dhe cenon sigurinë e të gjithëve. 🚶

⚠️ Trotuaret janë për këmbësorët, jo për automjetet!

📢 Apelojmë për ndërgjegjësim dhe përgjegjshmëri qytetare, duke respektuar sinjalistikën rrugore, vijëzimet dhe rregullat e parkimit.

🚔 Policia Bashkiake është në terren për verifikimin e shkeljeve dhe marrjen e masave përkatëse ndaj parkimeve të parregullta.

🤝 Me bashkëpunimin e të gjithëve, që të kemi një qytet më të qetë, më të sigurt dhe me qarkullim të rregullt për këmbësorët dhe automjetet.

Respekto rregullat, liro trotuarin, kontribuo për qytetin!

08/10/2026

🙏 Policia Bashkiake Durres falenderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe korrektësinë e treguar gjatë përdorimit të shërbimit të parkimit me pagesë.

👮 Policia Bashkiake Durrës do të vijojë të jetë në terren për informimin dhe asistimin e qytetarëve, si dhe për t’u ardhur në ndihmë për çdo paqartësi apo problematikë që mund të hasin gjatë përdorimit të këtij shërbimi.

Në zbatim të VKB nr. 66, datë 25.06.2024, “Për parkimin në zonat e administrimit të parkimit dhe tarifat e shërbimit të ...
07/10/2026

Në zbatim të VKB nr. 66, datë 25.06.2024, “Për parkimin në zonat e administrimit të parkimit dhe tarifat e shërbimit të parkimit me pagesë dhe sheshet në territorin e Bashkisë Durrës”, shërbimet e Policisë Bashkiake Durrës janë në terren për të informuar dhe asistuar qytetarët lidhur me përdorimin e shërbimit të parkimit me pagesë.

Qytetarët po informohen dhe asistohen për çdo paqartësi që mund të hasin gjatë kryerjes së pagesës me anë të SMS-ve nga telefoni celular.

🙏 Falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe korrektësinë e treguar gjatë përdorimit të shërbimit të parkimit me pagesë, ku vetem ne tre ditet e para kane perdorur sistemin mijera qytetare.

👮 Policia Bashkiake Durrës do të vijojë të jetë në terren për informimin dhe asistimin e qytetarëve, si dhe për t’u ardhur në ndihmë për çdo paqartësi apo problematikë që mund të hasin gjatë përdorimit të këtij shërbimi.

📣 Policia Bashkiake Durrës njofton qytetarët se nga neser fillon zbatimi i sistemit të parkimit me pagesë në rrugët krye...
04/10/2026

📣 Policia Bashkiake Durrës njofton qytetarët se nga neser fillon zbatimi i sistemit të parkimit me pagesë në rrugët kryesore të qytetit.

👩‍✈️👨‍✈️ Punonjësit e Policisë Bashkiake do të jenë të pranishëm cdo 500 m në rrugët kryesore, në afërsi të zonave të parkimit 🅿️ për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për t’i informuar mbi mënyrën e proçedimit për pagesën e parkimit nëpërmjet aparatit celular.

👉 Gjithashtu, 🚨shërbimet e Policisë Bashkiake do të jenë të pranishme 24 orë në tre sheshet e parkimit:

📍Sheshi i parkimit “Jorgji Ziu” – Mauzoleumi i Dëshmorëve;
📍Sheshi i parkimit pranë Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”;
📍Sheshi i parkimit në Vollga, pranë Autoritetit Portual Durrës.

🔸 Qytetarët informohen se, në këto tre sheshe parkimi, pagesa kryhet vetëm nëpërmjet kartës bankare dhe nuk pranohet asnjë mënyrë tjetër pagese. Per cdo paqartesi punonjesi i Policise Bashkiake do te jete aty per tju asistuar.

🚔 Policia Bashkiake Durrës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zbatimit të këtij sistemi, duke i ftuar ata të respektojnë rregullat e parkimit me pagesë dhe të kontaktojnë punonjësit e Policise Bashkiake për çdo paqartësi apo nevojë për asistencë.

🙏 Mirekuptimi dhe bashkëpunimin eshte celesi i suksesit per te gjithe !

Nr.Tel i Policise Bashkiake 052 232 250 !

🚔 Vijon aksioni për identifikimin dhe lirimin e hapësirave publike nga mjetet e braktisuraPolicia Bashkiake vazhdon aksi...
01/10/2026

🚔 Vijon aksioni për identifikimin dhe lirimin e hapësirave publike nga mjetet e braktisura

Policia Bashkiake vazhdon aksionin për identifikimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna nga automjetet e braktisura.

Njoftimi ka sensibilizuar qytetarët dhe, në disa raste, pronarët kanë reaguar në mënyrë vullnetare, duke larguar automjetet e tyre nga hapësirat publike.

Në vijim të këtij procesi, shërbimet e Policisë Bashkiake kanë zhvilluar aksionin e radhës, të përqendruar në rruget kryesore te zonës A dhe B të qytetit ,me qëllim identifikimin dhe lirimin e hapësirave të zëna nga mjetet e braktisura.

Në këtë zonë janë identifikuar gjithsej 📌15 mjete me targa,per te cilat nuk jane te sakta te dhenat e adresave te pronesise se tyre, ndaj per kete arsye është bërë njoftimi publik pranë Drejtorisë së Policisë Bashkiake, Bashkisë Durrës dhe Prefekturës Durrës;

Aksionet do të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit, në funksion të sistemimit të hapësirave publike dhe përmirësimit të mjedisit urban.

🤝 Bashkëpunimi nis me ndërgjegjësimin. I bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjshmëri dhe të kontribuojnë në lirimin e hapësirave publike nga mjetet e braktisura.

Në rast se mjetet nuk largohen në mënyrë vullnetare, shërbimet e Policisë Bashkiake do të vijojnë me largimin e detyruar me karrotrec.

Në këto raste, për pronarin e mjetit do të aplikohen detyrimet për transportin me karrotrec, masa administrative me gjobë, si dhe tarifat për çdo ditë qëndrimi të mjetit në pikën e bllokimit.

📍Bashkëpunimi qytetar është mënyra më e mirë për të shmangur këto masa dhe për t’i kthyer hapësirat publike në shërbim të të gjithëve.

Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Komunale Plazh dhe Ndërmarrjen e Shërbimeve Komunale Durrës, po vijon k...
28/09/2026

Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Komunale Plazh dhe Ndërmarrjen e Shërbimeve Komunale Durrës, po vijon kontrollet e vazhdueshme për garantimin e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit në territorin e qytetit të Durrësit.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar raste të shkeljes së afateve dhe orareve të përcaktuara për depozitimin e mbetjeve. Ndaj subjekteve dhe individëve që nuk kanë respektuar rregullat janë marrë masa administrative, ndërsa dhjetëra subjekte janë gjobitur. ⚠️

📌 I bëjmë apel të gjitha subjekteve tregtare dhe subjekteve të tjera të respektojnë orarin e përcaktuar për depozitimin e mbetjeve urbane, 23:00–04:00, dhe t’i depozitojnë ato vetëm në pikat e përcaktuara.

🌿 Respektimi i rregullave të pastrimit është përgjegjësi e përbashkët. Kontrollet dhe masat administrative do të vijojnë ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë rregullat në fuqi.

Bashkë për një Durrës më të pastër! 🏙️

🚧 Puna në terren vazhdon!Policia Bashkiake Durrës, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Rruga, vijon ndërhyrjet për sistemimin ...
25/09/2026

🚧 Puna në terren vazhdon!

Policia Bashkiake Durrës, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Rruga, vijon ndërhyrjet për sistemimin dhe normalizimin e sinjalistikës rrugore në qytet. 🛠️

Në fokus është rregullimi i sinjalistikave të lidhura me parkimet e rezervuara, duke hequr ato që nuk përputhen me lejet aktive apo të përfunduara nga Bashkia Durrës, si edhe sinjalistikat e vendosura pa autorizim nga subjektet apo ato që nuk janë më të përshtatshme për funksionin që kanë. 🅿️📍

Qëllimi është i thjeshtë: më shumë rregull, qartësi dhe hapësira të administruara siç duhet, në mënyrë që sinjalistika të jetë e qartë dhe e kuptueshme për të gjithë. 🤝

Kjo është një punë që do të vijoje hap pas hapi, për të përmirësuar hapësirat publike, për t’i bërë më të aksesueshme për qytetarët. 🏙️👮‍♂️

📢 Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publikeNë vijim të njoftimit të datës 9 shtator, shërbimet e Policisë Bashkiake...
24/09/2026

📢 Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike

Në vijim të njoftimit të datës 9 shtator, shërbimet e Policisë Bashkiake kanë vijuar kontrollet në territor, duke u bërë thirrje të gjitha subjekteve dhe individëve që të lirojnë në mënyrë vullnetare hapësirat publike të zëna pa të drejtë.

📍Pas përfundimit të afatit të përcaktuar, ndaj subjekteve dhe individëve që nuk kanë marrë masat e nevojshme për largimin e pengesave janë vendosur masa administrative me gjobë, ndërsa shërbimet tona kanë vijuar me largimin e detyruar të kupolave prej betoni, strukturave metalike, gomave, karrigeve dhe mjeteve të tjera rrethanore që pengonin përdorimin normal të hapësirave publike nga qytetarët.

Ky aksion do të vijojë çdo ditë, në të gjithë territorin e Bashkisë Durrës, me qëllim garantimin e lirimit të hapësirave publike.

🤝 Hapësira publike është e përbashkët. Respektimi i saj është përgjegjësi e secilit prej nesh.

🙏 Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe denoncimin e rasteve të zënies së hapësirave publike, i sigurojmë ata se Policia Bashkiake do të jetë në shërbim të tyre për lirimin e çdo hapësire publike si dhe ndëshkimin me masë administrative ndaj çdo kundërvajtësi.

Address

Lagjja Nr. 3, Rruga Egnatia
Durrës
2001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Policia Bashkiake Durrës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Policia Bashkiake Durrës:

Shortcuts

Share

Category

Nearby government services


Other Police Stations in Durrës

Show All