Koordinimi Elbasan

Directions

Koordinimi Elbasan Together we can 🤝💪🏼

📍Në Rajonin nr. 5 dëgjesën për Buxhetin 2027 e zhvilluam në 🏫 shkollën “Fadil Gurmani”, një investim që ka transformuar ...
13/10/2026

📍Në Rajonin nr. 5 dëgjesën për Buxhetin 2027 e zhvilluam në 🏫 shkollën “Fadil Gurmani”, një investim që ka transformuar tërësisht ambientet mësimore dhe ka krijuar një terren sportiv në shërbim të nxënësve dhe komunitetit. 📚⚽

🏘️🚧 Vijojmë investimet për sistemimin e shesheve të pallateve, ndërsa një nga prioritetet e ngritura nga banorët është ndërhyrja në hapësirat publike pas Postës. ♻️ Një tjetër projekt i rëndësishëm është termoizolimi i pallateve përmes sistemit kapot, për të cilin kemi kryer një studim të eficiencës energjetike në lagjet Haxhias dhe Partizani. Synimi ynë është ulja e konsumit të energjisë dhe përmirësimi i kushteve të banimit.

🤝 Gjatë dëgjesës për Buxhetin 2027, përcaktuam së bashku me banorët prioritetet e Rajonit nr. 5, duke u fokusuar te investimet në infrastrukturë, hapësira publike, arsim dhe terrene sportive.

💡 Ke një ide? Këshilli Rinor i Elbasanit ka hapur thirrjen për të rinjtë që duan të angazhohen, të sjellin ide të reja d...
12/10/2026

💡 Ke një ide? Këshilli Rinor i Elbasanit ka hapur thirrjen për të rinjtë që duan të angazhohen, të sjellin ide të reja dhe të krijojnë aktivitete që i japin më shumë jetë qytetit tonë! 🎭⚽🌱

🚀 Bëhu pjesë e një komuniteti aktiv të të rinjve!

📝 Apliko tani: https://keshilli-rinor-elbasan.vercel.app/register?utm_source=ig&utm_medium=social&utm_content=link_in_bio&fbclid=PAZnRzaAU5fF1leHRuA2FlbQIxMQBwZG9mAmZkaWQWUQIj42pNHsm6ljJ2MmDQ9DmA6bEvDXNydGMGYXBwX2lkDzEyNDAyNDU3NDI4NzQxNAABpzGGNhrxsSzMYviAstX74APrvmQ1DBrNX8M7AR2yVkOWGEmKPyl5iSwHaFFW_aem_POYFjDLJE0G9dn3js0i7dw

29/09/2026

🏛️ Trashëgimia kulturore merr edhe më shumë vlerë kur njihet, përjetohet dhe përcillet te brezat e rinj.

Sot, në Muzeun Etnografik, me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, fëmijët dhe të rinjtë patën mundësinë të njihen nga afër me traditat, zejet dhe mjeshtëritë që janë pjesë e identitetit të Elbasanit. 🎩🧵🧶🏺

🎉🌿 Festat lokale vijojnë të sjellin gjallëri në çdo zonë të Elbasanit, duke bashkuar banorët, traditat dhe atmosferën e ...
21/09/2026

🎉🌿 Festat lokale vijojnë të sjellin gjallëri në çdo zonë të Elbasanit, duke bashkuar banorët, traditat dhe atmosferën e veçantë të komuniteteve tona. Dje ishte radha e Byshekut, ku së bashku me Evis Kushi iu bashkuam banorëve dhe festës së tyre. 🤝❤️

Këto festa janë një mundësi e bukur për të ruajtur traditat, për t’ua përcjellë ato brezave të rinj dhe për të promovuar vlerat e veçanta të çdo zone të Elbasanit. 🎶🌿

18/09/2026

🤝 Takimet me qytetarët janë pjesë e komunikimit tonë të përditshëm, për të dëgjuar nga afër çdo shqetësim, kërkesë apo problematikë dhe për ta adresuar atë.

🟢 Të gjitha zyrat e shërbimit në Bashkinë Elbasan dhe në çdo Njësi Administrative janë të hapura për qytetarët, për takime dhe komunikim të drejtpërdrejtë mbi çdo çështje që i shqetëson.

Së bashku me grupet e punës, kemi nisur sot në terren verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet ...
13/09/2026

Së bashku me grupet e punës, kemi nisur sot në terren verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet intensive.

🏠 Po evidentojmë çdo dëm në banesat e prekura, nga pajisjet elektroshtëpiake deri te dëmtimet e tjera të shkaktuara nga prurjet e ujit, për të pasur një pasqyrë të plotë të situatës dhe nevojave të çdo familjeje.

🚜 Paralelisht, ekipet tona vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e inerteve, largimin e ujit aty ku ka ende prani dhe zhbllokimin e kolektorëve nga mbetjet e sjella nga prurjet.

Jemi në terren, pranë çdo familjeje të prekur, për të evidentuar dëmet dhe për të vijuar punën deri në normalizimin e plotë të situatës. ❤️

Bashkia Elbasan

🌧️ Gjatë ditës së sotme, Elbasani u përball me reshje me intensitet të jashtëzakonshëm, rreth 60 mm shi në vetëm 30 minu...
12/09/2026

🌧️ Gjatë ditës së sotme, Elbasani u përball me reshje me intensitet të jashtëzakonshëm, rreth 60 mm shi në vetëm 30 minuta, të cilat krijuan problematika të menjëhershme në disa zona të qytetit dhe njësive administrative.

🚨 Ekipet e emergjencave dhe shërbimeve publike ndërhynë menjëherë në terren për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Fatmirësisht, nuk kemi asnjë person të lënduar. 🙏

Nga verifikimet e deritanishme, prania e ujit preku rreth 30 banesa dhe 20 podrume, ku është ndërhyrë me p***a për largimin e ujit. Dëmet më të mëdha janë evidentuar në automjetet e parkuara në parkimet nëntokësore, ndërsa 10 pemë të rrëzuara nga stuhia janë larguar nga rrugët.

🚜 Ndërhyrje të menjëhershme janë kryer edhe në rrugët e fshatrave të dëmtuara nga prurjet, duke bërë të mundur pastrimin dhe rikthimin e qarkullimit.

🤝 Ekipet tona vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në terren, për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë kudo ku është e nevojshme. Jemi pranë çdo familjeje të prekur dhe do të vijojmë punën deri në normalizimin e plotë të situatës.

🚜 Të gjitha shërbimet e Bashkisë vijojnë punën në terren për pastrimin, sistemimin dhe rikthimin në gjendje normale të çdo zone të prekur. Puna do të vazhdojë pa ndërprerje, në qytet dhe në njësitë administrative, deri në eliminimin e plotë të pasojave të shkaktuara nga reshjet.

Bashkia Elbasan

Address

Elbasan
3001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Koordinimi Elbasan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share