Këshilli bashkiak Elbasan

Directions Website Contact the organization

Këshilli bashkiak Elbasan Kjo është faqja zyrtare në facebook e Këshillit Bashkiak Elbasan

25/08/2026

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Këshilli i Bashkisë Elbasan njofton të gjithë grupet e interesit dhe qytetarët e Bashkisë Elbasan se, në kuadër të konsultimit publik për projektaktin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, do të zhvillohet një takim publik më datë 28.08.2026, ora 10:00, në Sallën Multifunksionale të Bashkisë Elbasan.
Në këtë takim do të prezantohet dhe diskutohet projektakti, si dhe do t’u jepet mundësia pjesëmarrësve të shprehin mendimet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre lidhur me procesin e ndarjes administrativo-territoriale. Ftohen të marrin pjesë qytetarët, përfaqësuesit e komunitetit, biznesit, shoqërisë civile dhe çdo grup tjetër interesi.

Njoftim për Sesion Informues / Ditë e Hapur me Qytetarët📅 Data: 23 Qershor 2026🕚 Ora: 10:00📍 Vendi: Bashkia Elbasan, Sal...
22/06/2026

Njoftim për Sesion Informues / Ditë e Hapur me Qytetarët

📅 Data: 23 Qershor 2026
🕚 Ora: 10:00
📍 Vendi: Bashkia Elbasan, Salla Multifunksionale

Formati i Sesionit: Informim dhe Diskutim i Hapur.

Mirëpresim pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj për çështjet që lidhen me zhvillimin e komunitetit tonë.

09/06/2026

Njoftim për Sesion Informues / Ditë e Hapur me Qytetarët

Në vazhdim të eksperiencës së viteve të kaluara (5 qershor 2024, 25 qershor 2025), Këshilli Bashkiak Elbasan fton përfaqësues dhe anëtarë të komunitetit të Bashkisë Elbasan, përfaqësues nga bizneset, nga shoqëria civile, organizatat jo-fitimprurëse, përfaqësues të grupeve vulnerabël Romë, Egjiptianë dhe persona me aftësi të kufizuar, për t’u informuar mbi aktivitetin e Këshillit Bashkiak Elbasan, për të ndarë shqetësimet, mendimet dhe idetë në të mirë të komunitetit në Bashkinë Elbasan.

📅 Data: 23 Qershor 2026
🕚 Ora: 10:00
📍 Vendi: Bashkia Elbasan, Salla Multifunksionale

Formati i Sesionit: Informim dhe Diskutim i Hapur.

Mirëpresim pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj për çështjet që lidhen me zhvillimin e komunitetit tonë.

Kryetari i Këshillit Bashkiak Lutfi Lala, së bashku me anëtarët e Këshillit, zhvilluan një vizitë studimore në Komunën e...
04/05/2026

Kryetari i Këshillit Bashkiak Lutfi Lala, së bashku me anëtarët e Këshillit, zhvilluan një vizitë studimore në Komunën e Prizrenit, ku u pritën nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Simir Krasniqi, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.

Vizita u realizua në kuadër të projektit “Bashki të Forta”, të mbështetur nga SDC dhe Qeveria Suedeze, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e eksperiencave.

Gjatë takimit u diskutua mbi praktikat më të mira në funksionimin e këshillave vendorë, rolin e komisioneve, zhvillimin e konsultimeve publike dhe mekanizmat e mbikëqyrjes së ekzekutivit.

Këshilli Bashkiak Elbasan vlerësoi mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përmirësimin e qeverisjes vendore në shërbim të qytetarëve.

02/12/2025

Mbledhja e Këshillit Bashkiak datë 27.11.2025

Address

11 Nëntori
Elbasan
3001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli bashkiak Elbasan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Këshilli bashkiak Elbasan:

Shortcuts

Share

Category