Bashkia Elbasan

Directions Website Contact the organization

Bashkia Elbasan Faqja zyrtare e Bashkise Elbasan ne Facebook. Administron qytetin e Elbasanit.

NJOFTIM | Programi Social i Strehimit 2027Bashkia Elbasan njofton qytetarët për hapjen e aplikimeve për përmirësimin e b...
27/10/2026

NJOFTIM | Programi Social i Strehimit 2027

Bashkia Elbasan njofton qytetarët për hapjen e aplikimeve për përmirësimin e banesave ekzistuese, në kuadër të Programit Social të Strehimit për vitin 2027.

📅 Afati i aplikimit: 5 nëntor 2026

Të interesuarit duhet të përgatisin dokumentacionin e kërkuar, sipas kritereve të përcaktuara në njoftimin e plotë, përfshirë dokumentet mbi pronësinë ose procesin e legalizimit të banesës, të ardhurat dhe përbërjen familjare.

📩 Dokumentacioni dërgohet vetëm me postë, në adresën e Bashkisë Elbasan: Lagjja “Brigada 17 Sulmuese”, Rruga “Q. Stafa”, Elbasan.

ℹ️ Për më shumë informacion mbi kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm, referojuni njoftimit të plotë. https://elbasani.gov.al/njoftim-16/

KONCERTI “ZËRI YNË”U zhvillua koncerti rinor “Zëri Ynë”, në kuadër të hapjes së sezonit të ri artistik të Qendrës Rinore...
27/10/2026

KONCERTI “ZËRI YNË”

U zhvillua koncerti rinor “Zëri Ynë”, në kuadër të hapjes së sezonit të ri artistik të Qendrës Rinore dhe QKF.
Një mbrëmje e dedikuar talentit, krijimtarisë dhe zërit të të rinjve.

🏘️ Buxhetimi me pjesëmarrje në Labinot-Fushë për Buxhetin 2027!Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, zhvilloi një...
26/10/2026

🏘️ Buxhetimi me pjesëmarrje në Labinot-Fushë për Buxhetin 2027!

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, zhvilloi një takim me banorët për të diskutuar investimet e realizuara dhe prioritetet për përmirësimin e infrastrukturës.

🤝 Përmes këtij procesi, qytetarët bëhen pjesë e vendimmarrjes, duke votuar për investimet që i konsiderojnë më të rëndësishme për komunitetin.

26/10/2026

Buxhetimi me pjesëmarrje për Buxhetin 2027 vijoi në Njësinë Administrative Labinot-Fushë, ku kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, zhvilloi një takim me banorët për të diskutuar mbi problematikat e zonës, investimet e realizuara dhe ndërhyrjet e nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës.

Gjatë takimit, Llatja u ndal te investimet e kryera në rrugën e "Frigoriferit" në Mengël, një fshat me qarkullim të konsiderueshëm pranë qytetit të Elbasanit, ku mungesa e infrastrukturës ishte kthyer prej kohësh në shqetësim për banorët. Ai theksoi se ndërhyrja ka përmirësuar kushtet e lëvizjes dhe ka forcuar lidhjen e Menglit me qytetin.

Një tjetër investim i rëndësishëm është rruga e Samurrit, e kërkuar prej kohësh nga banorët dhe fermerët për të lehtësuar aksesin në tokat bujqësore dhe për të nxitur zhvillimin e bujqësisë dhe pemtarisë. Ndërkohë, pritet të nisë së shpejti puna edhe për rrugën e Teqes, ku do të ndërhyhet për zgjidhjen e problematikave të krijuara nga amortizimi.

Llatja përmendi gjithashtu ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore të Labinot-Fushë, ku një pjesë e konsiderueshme e rrugëve të Godolesh*t është shtruar me beton, si dhe investimet e tjera të kryera. Në vijim, pritet të përmirësohet edhe lidhja rrugore me Polisin e Vogël, fshat që, pavarësisht se i përket Njësisë Administrative Shushicë, ka lidhje të rëndësishme me Labinot-Fushë.

Takimi në Labinot-Fushë është pjesë e procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, përmes të cilit banorët paraqesin problematikat dhe nevojat e tyre, diskutojnë zgjidhjet e mundshme dhe votojnë për investimet që i konsiderojnë më të rëndësishme.

Prioritetet e përzgjedhura nga komuniteti do të merren në konsideratë në hartimin e Buxhetit 2027, duke u dhënë qytetarëve një rol të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen për zhvillimin e zonës së tyre.

25/10/2026

📍 Funar — 🛣️ Rruga e re Dopaj–Branesh është një nga investimet më të rëndësishme për zonën. Së shpejti pritet të nisë loti i parë i punimeve, duke krijuar një aks të ri që do të lehtësojë lëvizjen e banorëve dhe do ta bëjë Funarin më të aksesueshëm nga Elbasani dhe Tirana.

🚣‍♂️🪂 Paralelisht, po vijojmë investimet për zhvillimin e turizmit të aventurës. Pas ndërtimit të Info Point-it dhe pistës së parashutizmit, po punojmë për ndërtimin e parkut të aventurave, në kuadër të bashkëpunimit të Bashkisë Elbasan me Bashkimin Evropian🇪🇺. Projekti do të përfshijë hapësira rekreative dhe mundësi të reja për aktivitete sportive, përfshirë kanoet në liqen.

🤝 Gjatë takimit të buxhetimit me pjesëmarrje, diskutuam me banorët e zonës për investimet e realizuara, projektet në vijim dhe prioritetet për vitin 2027.

23/10/2026
🏠❤️ Hapen aplikimet për programin social “Subvencioni i Qirasë” për vitin 2027!Ky program synon të mbështesë familjet që...
22/10/2026

🏠❤️ Hapen aplikimet për programin social “Subvencioni i Qirasë” për vitin 2027!

Ky program synon të mbështesë familjet që kanë nevojë për ndihmë në përballimin e kostos së qirasë. Mbështetja për strehimin mbetet një nga prioritetet tona kryesore, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet në nevojë.

📑 Të interesuarit duhet të përgatisin dokumentacionin e kërkuar, sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e Bashkisë Elbasan : https://elbasani.gov.al/njoftim-17/

📅 Afati i fundit për aplikim: 5 nëntor 2026.

📮 Dokumentacioni dorëzohet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, në adresën:Bashkia Elbasan,Lagjja “Brigada 17 Sulmuese” Rruga “Q. Stafa”, Elbasan

🌰🍂 FESTA E GËSHTENJËS | LABINOT MAL 2026Një ditë mes natyrës, traditës, muzikës dhe mikpritjes!Këtë vjeshtë, Labinot Mal...
21/10/2026

🌰🍂 FESTA E GËSHTENJËS | LABINOT MAL 2026

Një ditë mes natyrës, traditës, muzikës dhe mikpritjes!

Këtë vjeshtë, Labinot Mali na mirëpret në një festë të veçantë, ku bukuritë e natyrës ndërthuren me traditat, shijet autentike dhe kulturën e zonës.

Një ditë festive për të gjithë, me muzikë live, këngë e valle tradicionale, panair të produkteve vendase, gatime karakteristike dhe argëtim në natyrë.

🌰 Gështenja, simboli i kësaj feste, na bashkon për të promovuar pasuritë natyrore, traditat dhe mikpritjen e banorëve të Labinot Malit.

📅 23 Tetor 2026
🕚 Ora 11:00
📍 Labinot Mal, Elbasan

Bashkia Elbasan, nën kujdesin e veçantë të Kryetarit z. Gledian Llatja, ju fton të bëheni pjesë e kësaj feste që i jep jetë traditës dhe promovon turizmin rural.

🍁 Ejani të festojmë së bashku!

20/10/2026

🟢 Superlajm për qytetarët!

Një investim madhor në Kryqëzimin e Cërrikut do t’i japë zgjidhje një prej problematikave më të kahershme të trafikut, duke lehtësuar lëvizjen e automjeteve dhe duke rritur sigurinë rrugore.

💬 Sot zhvilluam konsultimin publik, së bashku me Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), Drejtorinë Vendore të Policisë dhe aktorët lokalë, për të diskutuar zgjidhjen teknike të propozuar.

Synimi është që punimet të nisin brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2027, për ta kthyer Kryqëzimin e Cërrikut në një nyje rrugore më moderne, funksionale dhe të sigurt.

Ky investim do të sjellë përmirësime me ndikim në të gjithë Elbasanin, duke lehtësuar qarkullimin dhe forcuar lidhjet mes zonave të qarkut, në shërbim të qytetarëve 🇦🇱

Edi Rama
Bashkia Elbasan

20/10/2026

🎨 Plot ngjyra, buzëqeshje dhe aktivitete krijuese në kopshtet e Elbasanit, ku të vegjlit tanë mësojnë dhe argëtohen çdo ditë! 👧👦❤️

🌸 Mirënjohje edukatoreve për dashurinë, kujdesin dhe përkushtimin ndaj fëmijëve! ❤️

Address

Rruga "Qemal Stafa", Sheshi "Aqif Pasha"
Elbasan
3001

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 19:00
Saturday 08:00 - 19:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Elbasan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia Elbasan:

Shortcuts

Share

Category