Dega Elbasan

Directions

Dega Elbasan Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Dega Elbasan, Political Party, Elbasan.

09/10/2026
08/10/2026

...

08/10/2026
08/10/2026

MERIMANGAT E QENEFIT POLITIK SHQIPTAR!

Shikojini mirë këto foto! Në Berlin e në Moldavi: buza vesh më vesh, përqafime, buzëqeshje dhe fotografi bashkë. Në Shqipëri? Televizorët i kanë ndezur. Kamerat i kanë ndezur. Teatri ka filluar! Këtu bëjnë sikur janë armiq të betuar. Sikur PS-ja dhe PD-ja janë dy botë të ndryshme. Sikur po bëjnë luftë për Shqipërinë. Ndërkohë, jashtë Shqipërisë, janë bashkë.

Ivi Kaso dhe Fatmir Mediu, dy “luftëtarë të mëdhenj” të demokracisë dhe të Gërdecit, te dy te futur tek listat e Berishes pa asnje vote. Dhe sot? Buza vesh më vesh, krah për krah me Çuçin, Gjiknurin dhe të tjerë. A nuk është kjo fotografia më e sinqertë e këtij teatri politik? Në studio: armiq. Në Parlament: kundërshtarë. Në rrugë: “luftëtarë” të opozitës. Në Berlin e Moldavi: miq të vjetër. Hajnë bashkë. Pinë bashkë. Qeshin bashkë. Pozojnë bashkë. Dhe pastaj kthehen në Shqipëri për t’u sh*tur shqiptarëve të zakonshëm përrallën e luftës politike! Ndërkohë, qytetarët e thjeshtë përballen me Policinë, me arrogancën e pushtetit dhe me një sistem që prej 36 vitesh ndërron vetëm kostumet, por jo aktorët. Ky nuk është më opozitarizëm.

Ky është teatër. Dhe teatri nuk rrëzohet duke ndërruar aktorët në skenë. Teatri rrëzohet duke e shkulur skenën nga themelet. Sepse Shqipëria nuk mund të çlirohet duke ndërruar një pjesë të këtij establishmenti me një pjesë tjetër të të njëjtit establishment. Duhet të çlirohet nga klasa politike që e ka kthyer pushtetin në pronë private dhe opozitën në biznes politik. Këta që sot bëjnë sikur luftojnë njëri-tjetrin, por nesër fotografohen duke qeshur bashkë, duhet t’ua shpjegojnë shqiptarëve një gjë shumë të thjeshtë: Pse janë kaq të bashkuar jashtë Shqipërisë dhe kaq “armiq” brenda saj?

Përgjigjen shqiptarët e kanë kuptuar prej kohësh. FARA ËSHTË E NJËJTË. RRËNJËT JANË TË NDËRLIDHURA. DHE TEATRI DUHET TË MBAROJË! Shqipëria nuk ka nevojë për një rotacion të radhës mes të njëjtëve aktorë. Shqipëria ka nevojë për një fillim të ri.

08/10/2026

REGJIMI NË GRAHMAT E FUNDIT / KUSH ...

08/10/2026

08/10/2026

08/10/2026

Address

Elbasan

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dega Elbasan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share