02/06/2026
📢 NJOFTIM PËR QYTETARËT 📢
Të nderuar banorë të Njësisë Administrative,
Ju bëjmë me dije se, ka filluar falja e detyrimeve tatimore nga Bashkia Lushnjë, duke filluar nga data 10 Qershor 2026, qytetarët dhe subjektet mund të përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve sipas kategorive të mëposhtme:
🔹 Detyrimet deri më 31.12.2014
✅ Fshihen automatikisht detyrimet tatimore, gjobat dhe kamatëvonesat.
🔹 Detyrimet për periudhën 01.01.2015 – 31.12.2019
✅ Fshihet 50% e principalit, nëse paguhet menjëherë 50% nga data 10.06.2026 – 30.06.2026.
✅ Fshihet 25% e principalit, nëse paguhet 75% nga data 10.06.2026 – 31.12.2026.
✅ Në të dy rastet fshihen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat.
🔹 Detyrimet për periudhën 01.01.2020 – 31.12.2024
✅ Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat, nëse paguhet 100% i detyrimit principal brenda afatit 10.06.2026 – 31.12.2026.
📌 Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset të përfitojnë nga kjo mundësi duke likuiduar detyrimet brenda afateve të përcaktuara.
🤝 Për më shumë informacion, drejtohuni pranë Njësisë Administrative ose Bashkisë Lushnjë.