Animal Veterinar Hospital

Directions Contact the organization

Animal Veterinar Hospital Pershendetje
Familjare dhe Animaliste e 4putroshave 🐕🐈🐾💕🐾💕 Veterinar Hospital Fier Al

"MADHESHTIA DHE CIVILIZIMI I NJE POPULLI MATET ME DASHURINE DHE RESPEKTIN QE KA PER KAFSHET"
GANDHI

06/10/2026

🐾🐩 Një urgjencë shumë e vështirë, një luftë për jetën e Tobit…
Ishte vonë kur në Animal Veterinary Hospital Fier Albania mbërriti Tobi, vetëm 4 muajsh, në një gjendje shumë të rënduar të përgjithshme pas një intoksikimi nga një antiparazitar i grupit të permetrinave.
Gjendja e tij ishte kritike. Tobi kishte,saliva/shkume nga goj, konvulsione të përsëritura dhe lëvizje të pavullnetshme të kokës dhe trupit. Ishte aq i dobët dhe i paqëndrueshëm sa nuk toleronte as vendosjen e vigonit dhe as oksigjenimin, ndërsa më pas u shfaq edhe inflamacion i zonës ku ishte aplikuar preparati.
Ishte një natë e gjatë dhe shumë e vështirë… por nuk u dorëzuam.
Dr. Luiza Hyka dhe asistentja e saj duke aplikuar protokollin e urgjences nga intoksikimi me shpejtesi,duke e mbajtur dhe mbështetur gjatë gjithë kohës në krahë, derisa gjendja e tij filloi të stabilizohej dhe ndaluar konvulsionet 🫠❤️🐶
Sot Tobi është mire 🐶👏🐾
Faleminderit shumë familjes së Tobit për besimin, mirënjohjen dhe vlerësimin e punës sonë.
Animal Veterinary Hospital Fier Albania
Profesionalizëm, kujdes dhe dashuri për çdo jetë që na besohet. 🐾

04/10/2026

🐾❤️ 4 Tetor – Dita Botërore e Kafshëve ❤️🐾
World Animal Day🐕‍🦺🦓🐄🐐🦌🐇🐩🐈🐾💕🐾💕
Çdo ditë, çdo orë, pas çdo dere të Animal Veterinary Hospital Fier, ka një histori, një jetë dhe një 4putrosh që ka nevojë për kujdesin tonë. 🐶🐱
Me profesionalizëm, shërbim veterinar, përkushtim dhe mbi të gjitha me shumë dashuri, kujdesemi për ata që kanë familje… por edhe për ata që ende nuk kanë një familje. 🩺❤️
Sepse për ne, çdo jetë ka vlerë dhe çdo 4putrosh meriton një mundësi. 🐾
Këtë dashuri dhe përkushtim e gjeni çdo ditë tek
Dr. Luiza Hyka & stafi i Animal Veterinary Hospital Fier. 🏥🐾
🌍 Gëzuar Ditën Botërore të Kafshëve! ❤️

03/10/2026

🐾 KIRA – një luftë për jetën ❤️
Kira, një Husky shumë e dashur, mbërriti në gjendje kritike me të vjella hemorragjike, anoreksi, dobësi të theksuar, hipotermi dhe një masë tumorale vaginale.
🩺 Ekzaminimet dhe analizat zbuluan:
🔴 anemi të rëndë
🦠 leukocitozë dhe neutrofili të theksuar
🧬 TVT – tumor venerian transmisibël, me ndryshime ulcerative/nekrotike
🩸 gastroenterit hemorragjik.
Kira është aktualisht nën terapi intensive dhe oksigjenoterapi. Të vjellat janë ndalur, por gjendja e saj mbetet kritike për jetën.
🙏 Po bëjmë gjithçka mundemi që Kira të stabilizohet dhe të fitojë këtë betejë.
Forca Kira! ❤️🐾
Urojmë të kthehesh sa më shpejt te familja jote që të do shumë. 🐕‍🦺🙏 Dr.Luiza

28/09/2026

🌍 28 SHTATOR - DITA BOTERORE KUNDER TERBIMIT 💉🐾

Terbimi eshte 100% fatal, por 100% i PARANDALUESHEM!

Ne *Animal Veterinary Hospital Fier Albania - Dr. Luiza Hyka* 🏥 perdorim Nobivac® RABIES nga MSD Animal Health - mbrojtje 100% e sigurt!
E sigurt dhe trevel Animals
👉 Fillon pas moshes 3 muajshe
👉 Perseritet pas 1 viti
👉 Pastaj vetem 1x ne 3 vite
Per qente & macet 🐶🐱
📍 Veterinary Hospital Fier Albania
📞 00355 69 331 4179

27/09/2026

Skay & Nunu – dy 🐩🐩 Pomeranian e vegjel Vlonjat.
Erdhën në Animal Veterinary Hospital Fier Albania me alopeci të avancuar dhe kronike. Pas ekzaminimeve veterinare dermatologjike, analizave laboratorike të gjakut, testeve 4DX+L, ekzaminimeve mikroskopike, kontrollit me llambën Wood dhe vlerësimeve të tjera të nevojshme, u vendos terapia dhe trajtimi i përshtatshëm.🩺🩻🔬🧬🧫🧪🩼🩹💉🩸🫧💊
Për dermatofitozën u krye edhe seanca e parë e trajtimit dhe ndryshimi pozitiv është tashmë i dukshëm. 👏✨
Shpresojmë dhe urojmë për një shërim dhe rikuperim sa më të shpejtë për dy bukuroshët tanë. 🐶🐶🙏🐾

Faleminderit shumë familjes së tyre për besimin tek Dr. Luiza dhe stafi i Animal Veterinary Hospital Fier Albania.

10/09/2026

🐈‍⬛PËR ADOPTIM OSE STREHIM ME PËRKUJDESJE PËR KOTELEN E BRAKTISUR 2 HERË
“Njëherë në rrugë… dhe herën e dytë në klinikë.”
Sot kjo kotele e vogël u soll në Animal Veterinary Hospital Fier Albania dhe u la në klinikë me premtimin se personi që e solli do të kthehej.
Nuk u kthye.
As për ta marrë.
As për të pyetur si është.
As për të diskutuar një zgjidhje për të.
Kjo është një kotele shumë e vogël, e cila nuk mund të kujdeset vetë për veten. Kur erdhi, kishte infeksion në sy, ishte e mbushur me parazitë dhe shumë e papastër.
U vizitua, u mjekua, u pastrua, u ushqye disa herë gjatë ditës dhe iu bë stimulimi/masazhi për jashtëqitjen disa herë. Për gjithë këtë u deshën disa orë kujdes dhe punë, përveç shpenzimeve për trajtimin dhe ushqimin.
Por kjo nuk mbaron këtu.
Një kotele e kësaj moshe kërkon ushqyerje me biberon, pastrim dhe kujdes të vazhdueshëm, praktikisht gjatë gjithë ditës.
Animal Veterinary Hospital Fier nuk është një strukturë 24-orëshe. Aktualisht klinika funksionon me orar të kufizuar dhe nuk mund të ofrojë kujdes të pandërprerë gjatë gjithë natës.
Për më tepër, një klinikë veterinare nuk është ambient ideal për një kotele kaq të vogël për qëndrim afatgjatë, sepse në klinikë trajtohen edhe kafshë me sëmundje infektive. Kjo mund të përbëjë rrezik për kotelet dhe këlyshët e vegjël që ende nuk kanë mbrojtjen e plotë imunitare.
❗ Prandaj tani kemi nevojë për një zgjidhje reale:
❤️ Një familje që ta adoptojë dhe të kujdeset për të, ose
🏠 një person/familje që mund ta strehojë përkohësisht me përkujdesjen e nevojshme, derisa të jetë mjaftueshëm e rritur për një familje përfundimtare.
Unë do të vazhdoj ta ndihmoj nga ana veterinare sa të jetë e nevojshme, por nuk mund të zëvendësoj një familje dhe nuk mund ta mbaj përgjithmonë çdo kafshë të braktisur në klinikë.
Dhe ky rast është edhe një tjetër kujtesë për të gjithë ata që sjellin kafshë në klinikë:
Të sjellësh një kafshë për ndihmë nuk do të thotë ta lësh përgjegjësinë aty.
Animal Veterinary Hospital Fier Albania është biznes veterinar privat, jo strehë e Bashkisë, jo organizatë dhe jo strukturë e financuar për të mbuluar kafshët e braktisura.
Pas derës së klinikës është një mjeke, një staf i kufizuar, kohë, ilaçe, ushqim, materiale dhe shpenzime reale.
Kafshët kanë nevojë për ndihmë, por ndihma duhet të shoqërohet edhe me përgjegjësi.
🐾 Nëse nuk mund ta mbani vetë, të paktën mos e braktisni përsëri. Le të gjejmë bashkë një zgjidhje.
Për këtë kotele, sot kërkojmë një familje. Jo një tjetër derë ku të lihet. ❤️

06/09/2026

Dy urgjenca me pacientet e vegjel Lushnjar 🐶🐶
1-Trup I huaj (tel) ne abdomen i cili iu nenshtrua nderhyrjes kirurgjikale per largimin me sukses te trupit te huaj.
2-Semundje virusale iu nenshtrua terapise intesive
@ Fier Albania
Dr.Luiza Hyka 🏥 👩‍⚕️

Fluturoi ne Qiell Kika bukuroshia!!🐩💔🙏🐾Ne foto eshte nje Dedikim per Kiken  nga familja dhe Dr.Luiza Sa here qe ndahet n...
31/08/2026

Fluturoi ne Qiell Kika bukuroshia!!🐩💔🙏🐾
Ne foto eshte nje Dedikim per Kiken nga familja dhe Dr.Luiza
Sa here qe ndahet nje Jete e 4putroshave edhe per mua eshte nje Dhimbje e madhe qofshin me dhe pa familje🐩🐈👩‍⚕️💔

Familja: Doktoresha Luiza te falenderoj nga zemra per gjithe dashurine dhe perkujdesin qe I dhe K***s tone per gjithe vitet dhe tani ne Ditet e fundit te Jetes saj
Ke Bekimet e saj dhe te tonat🐾🤲

28/08/2026

Ira, një Cane Corso gjigande 10-vjeçare nga Lushnja, është një nga ato paciente që na kujtojnë çdo ditë se sa e fortë mund të jetë një kafshë. ❤️
Ira është një paciente onkologjike, e cila ka kaluar tashmë nëpër sfida të mëdha. Ajo është operuar dy herë për masa tumorale: fillimisht për një masë në kockën e gjymtyrës së parë, e cila kërkoi edhe amputimin e gjymtyrës, dhe më pas për një tjetër masë tumorale të lokalizuar në muskulin gluteal.
Pavarësisht gjithçkaje që ka kaluar, Ira vazhdon të jetë një qen jashtëzakonisht i urtë, i qetë dhe paqësor, veçanërisht për një qen të një race kaq të fuqishme dhe gjigante. 🐾❤️
Si paciente onkologjike, Ira ka nevojë për kimioterapi të vazhdueshme dhe monitorim të rregullt. Para çdo seance kimioterapie kryhet kontrolli i parametrave hematologjikë, për të vlerësuar gjendjen e saj dhe për të siguruar që terapia mund të vazhdojë në mënyrë sa më të sigurt.
Dhe për këtë ndjekje të vazhdueshme, Ira dhe djali që e do kaq shumë kanë zgjedhur Dr. Luiza Hykaj dhe Laboratorin e Animal Veterinary Hospital Fier Albania. 🩺🐶
Ky besim është një përgjegjësi e madhe dhe një motivim për të vazhduar të bëjmë më të mirën për çdo pacient që kalon në duart tona.
🙏 Faleminderit shumë familjes së Iras për besimin dhe për kujdesin e jashtëzakonshëm që i japin asaj.
❤️ Ira, të urojmë edhe shumë vite jetë, sa më të qeta, të lumtura dhe pranë familjes që të do kaq shumë!
Animal Veterinary Hospital Fier Albania
Përkujdesje • Diagnostikim • Trajtim • Përkushtim 🐾🩺

Address

Rruga: Hasan Tahsini
Fier
FIER

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 19:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Animal Veterinar Hospital posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Animal Veterinar Hospital:

Shortcuts

Share