25/10/2026
⚽🏆 Kavaja festoi 101-vjetorin e KS Besa me turneun “101 vjet Besa”! 💛🖤
Më 24–25 tetor, në kuadër të festës së 101 vjetorit të KS Besa, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Kavajë, Z. Fisnik Qosja, u zhvillua turneu me 12 skuadra U-10 dhe 176 futbollistë të vegjël, mes tyre edhe miq nga Lioni i Francës, që u shpallën kampionë të turneut. 🏆🇫🇷
Gabriel Shehi nga Lioni u shpall golashënuesi më i mirë me 8 gola, ndërsa Eljo Bruci i Akademisë Selaci fitoi çmimin e lojtarit më të mirë.
Një festë e bukur sportive, plot emocione, talent dhe miqësi, që i dha Kavajës dy ditë të paharrueshme! ⚽❤️