20/10/2026
Bashkia Malësi e Madhe, në bashkëpunim me NJVKSH Malësi e Madhe, organizoi një aktivitet ndërgjegjësues në kuadër të muajit Tetor Rozë, muajit kushtuar sensibilizimit, parandalimit dhe mbështetjes së grave dhe vajzave në përballjen me kancerin e gjirit.
Një nga momentet më të veçanta dhe emocionuese të aktivitetit ishte dëshmia e znj. Lindita Troshani, e cila ndau me të pranishmit historinë e saj të përballjes me kancerin e gjirit, një betejë të vështirë nga e cila sot ka dalë fitimtare. Rrëfimi i saj përcolli një mesazh të fuqishëm force, guximi dhe shprese për çdo grua që po përballet me këtë sëmundje.
Ky aktivitet shërbeu si një thirrje për më shumë ndërgjegjësim, solidaritet dhe kujdes ndaj shëndetit, duke rikujtuar se zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë.
ËSHTË DASHURI PËR VETEN