02/11/2026
Në Institucionin e Prefektit të Qarkut Korçë u zhvillua një mbledhje pune, nën drejtimin e Prefektes së Qarkut, me pjesëmarrjen e Nënprefektëve të Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës, drejtorin e Drejtorisë Rajonale Qendër-Lindje të ARRSH-së, përgjegjësve të emergjencave civile të bashkive, shefin e Sektorit të Qarkullimit pranë DVP Korçë, si dhe kontraktorëve përgjegjës për mirëmbajtjen e akseve rrugore nacionale në Qarkun Korçë.
Mbledhja kishte si qëllim marrjen e masave paraprake për përballimin e situatave të mundshme gjatë sezonit vjeshtë-dimër 2026–2027, si dhe koordinimin dhe përgatitjen e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike për garantimin e mirëadministrimit dhe mirëmbajtjes së akseve rrugore në këtë periudhë.
Gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e gatishmërisë së strukturave përgjegjëse, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe sigurimin e mjeteve e pajisjeve të nevojshme për ndërhyrje në kohë, me qëllim garantimin e qarkullimit normal dhe sigurisë së përdoruesve të rrugës gjatë sezonit të dimrit.