Nertil Jole

Call Directions

Nertil Jole Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Nertil Jole, Rr. 28 Nëntori, Lagjja Nr.7, Korçë, Korçë.

11/10/2026

RIVER FLOWS IN YOU

Këtë ditë me shi risolla në kujtesë një krijim të mrekullueshëm nga kompozitori dhe pianisti i mirënjohur koreano-jugor, Yiruma.

"River Flows in You" (lumi rrjedh brenda teje) na kujton një rregull të jetës, të cilin shpesh e harrojmë nga pesha e mendimeve dhe ngjarjeve të së tashmes.

"Rrjedhjen dhe pastrimin e ujit nuk e ndal dot askush".

Dhe nga ky rregull nuk bën përjashtim as POLITIKA.

K♥️rçë...📸 Ardian Zeqo
09/10/2026

K♥️rçë...

📸 Ardian Zeqo

🇦🇱🤝🇦🇿 Kënaqësi të merrja pjesë sot me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Azerbajxhanit, z.Anar Huseynov, në promovimi...
06/10/2026

🇦🇱🤝🇦🇿 Kënaqësi të merrja pjesë sot me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Azerbajxhanit, z.Anar Huseynov, në promovimin e librit “Një histori e shkurtër e Albanisë së Kaukazit”, të autorit Rizvan Huseynov, organizuar nga Ambasada e Azerbajxhanit dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Një aktivitet kulturor mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit që forcon promovimin e ndërsjelltë të dy vendeve tona.

Me Ambasadorin patëm mundësi të flisnim edhe për ecurinë e procesit të projektit të ardhshëm të gazifikimit të Korçës.

Korça jonë në vjeshtë 🍂... 🖼 nga piktori Vangjel Nikolla.
27/09/2026

Korça jonë në vjeshtë 🍂... 🖼 nga piktori Vangjel Nikolla.

REALITETI QË VJEN EDHE SI MEMENjë shfaqje e mungesës së seriozitetit dhe përgjegjësisë nga hallkat përkatëse në Muzeun e...
22/09/2026

REALITETI QË VJEN EDHE SI MEME

Një shfaqje e mungesës së seriozitetit dhe përgjegjësisë nga hallkat përkatëse në Muzeun e Gjirokastrës solli me të drejtë shqetësim në opinionin publik, si dhe reagime zyrtare. Përtej kësaj, frymëzoi edhe krijimin e disa meme-ve.

Është e padiskutueshme se vendin që zënë heronjtë tanë kombëtarë në historinë e Shqipërisë e ka përcaktuar vepra e tyre dhe ndikimi i saj në të ardhmen e vendit. Pikërisht për këtë arsye kemi detyrimin që personazhet e historisë sonë, me profil deri heroik, t'i kujtojmë me vlerësimin dhe respektin e merituar shoqëror e institucional.

Çerçiz Topulli është një figurë e rëndësishme e historisë sonë. Filmi i mrekullueshëm që i kushtohet jetës dhe veprës së tij, interpretuar me plot ndjeshmëri nga mjeshtri Timo Flloko, është veç të tjerash një nga qasjet më me respekt ndaj historisë dhe ngjarjeve që e kanë shënuar atë.

Papritur, në një muze kombëtar ekspozohet një manekin grotesk, me pretendimin absurd për të sjellë pamjen e heroit. Nuk e di nëse është apo jo një veprim i qëllimshëm. Por pa asnjë diskutim që është një shfaqje e shëmtuar.

Në botë përdoren manekinë, figurina prej dylli, fotografi dhe mënyra nga më kreativet, edhe për figura që jetojnë, për ta bërë historinë vizualisht më të prekshme. Por pas tyre ka gjithmonë shumë profesionalizëm, kërkim, art, kujdes e mbi të gjitha respekt për personazhet e paraqitur.

Problemi ynë është mungesa e sqimës dhe e përgjegjësisë me të cilën shpesh trajtojmë gjithçka që përfaqëson më të mirën tonë. Dhe kjo nuk ndodh vetëm me trashëgiminë tonë historike, por edhe në fusha të tjera të jetës.

Në këtë realitet, meme-t me humorin që përcjellin ndihmojnë. Ato janë kthyer në një lloj trendi dhe gjithmonë e më shpesh shigjetojnë zyrtarë apo shërbëtorë publikë, të cilët nga ana e tyre duket sikur janë në garë për të frymëzuar meme me pozat e panevojshme, butaforinë, fjalorin e varfër ose të papërshtatshëm, pavolitshmërinë e veprimeve apo sjelljet jo korrekte në publik.

Ndërkohë që një zyrtar nuk ka pse e madje nuk duhet të konsiderohet "spektakël". Ai duhet të dallohet për përgjegjshmërinë, seriozitetin, thjeshtësinë, korrektësinë e mbi të gjitha, për mënyrën se si u shërben qytetarëve.

Kështu që problemi nuk është meme-ja. Ajo është thjesht pasqyra.

Ndaj, përpara se të qeshim me meme-t e radhës, duhet të mendojmë nëse jemi duke qeshur me vetë personazhin apo me atë çka ai/ajo përfaqëson me rezultatet e punës së vet. E para mendoj se nuk është gjithmonë etike, ndërsa e dyta është ndonjëherë e justifikuar.

Sigurisht, jo prej dukjes, por prej konstatimit dhe gjykimit të opinionit publik mbi përmbajtjen e shembujve vetjakë.

Kryeministri Rama në Korçë, në një bashkëbisedim për ndryshimet e nevojshme dhe perspektivën e administrimit vendor, në ...
16/09/2026

Kryeministri Rama në Korçë, në një bashkëbisedim për ndryshimet e nevojshme dhe perspektivën e administrimit vendor, në funksion të zhvillimit social dhe ekonomik në të gjithë territorin e vendit dhe të përafrimit të vazhdueshëm me standardet e BE-së në qeverisjen vendore.

16/09/2026

Kryeministri Rama në Korçë, në një bashkëbisedim për ndryshimet e nevojshme dhe perspektivën e administrimit vendor, në funksion të zhvillimit social dhe ekonomik në të gjithë territorin e vendit dhe të përafrimit të vazhdueshëm me standardet e BE-së në qeverisjen vendore.

ASIMETRIA E 12 SHTATORITShqiptarët nga të gjitha trevat shqiptare dolën dje të shumtë në qendër të Prishtinës me moton “...
13/09/2026

ASIMETRIA E 12 SHTATORIT

Shqiptarët nga të gjitha trevat shqiptare dolën dje të shumtë në qendër të Prishtinës me moton “Liria ka emër”, në mbështetje të liderëve të UÇK-së, në prag të vendimit të shumëpritur të Hagës.

Albin Kurti nuk ishte mes tyre. Mungesën absurde të tij u mundua ta kapërcente me një komunikatë partiake, ku thuhej se “12 shtatori ishte marshim kundër atyre që themeluan Gjykatën Speciale”.

Kjo nuk është një sjellje e rastësishme politike. Është modeli i dëmshëm që kërkon t'i imponohet Kosovës. Një model që nuk ka parësor shtetin, por pushtetin.

I njëjti model u shfaq dje, në mënyrën e vet, edhe në Tiranë, në protestën “mbarëkombëtare” të organizuar pikërisht në të njëjtën datë me marshimin e Prishtinës.

Këtu nis paradoksi.

Ndryshe nga Tirana zyrtare, që rolin historik të UÇK-së nuk e ndan nga kontributi i pazëvendësueshëm i udhëheqësve të saj në luftën për liri, Prishtina zyrtare duket se e ka të vështirë të mohojë luftën e UÇK-së, por tenton të injorojë faktorin politik që drejtoi veprimin e saj ushtarak.

Lavdia e saj pranohet si histori. Por jo si histori e gjallë. Jo si trashëgimi me njerëz, emra dhe përgjegjësi që vazhdojnë të ekzistojnë. Sepse kur historia e gjallë rrezikon pushtetin, ajo bëhet e padëshirueshme.

Prandaj, 12 shtatori e ndau Prishtinën dhe Tiranën në dy fotografi. Në njërën anë, ish-komandantët dhe mijëra bashkëkombas të shqetësuar për fatin e tyre në Hagë. Në anën tjetër, komunikata e turpshme e Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbërritja e “patriotëve” nga diaspora në Tiranë në po të njëjtën ditë.

Ndaj, duket sikur për Albin Kurtin 12 shtatori kishte më shumë rëndësi për të ardhmen e “Bulevardit të Flamingove”, sesa për marshimin kombëtar që kërkonte mbrojtjen e historisë së lavdishme të UÇK-së dhe rikthimin në Atdhe të udhëheqësve të saj.

Kjo është asimetria e hidhur e 12 shtatorit.

Kur kombi marshon për historinë e tij, politika mund të jetë duke bërë llogaritë e pushtetit të saj.

Me rastin e 5️⃣ vjetorit të prezencës së Agjencisë Franceze të Zhvillimit në Shqipëri (AFD), me ftesë të Ambasadës së Fr...
09/09/2026

Me rastin e 5️⃣ vjetorit të prezencës së Agjencisë Franceze të Zhvillimit në Shqipëri (AFD), me ftesë të Ambasadës së Francës mora pjesë në aktivitetin zyrtar të organizuar, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Grupit AFD në vizitën e tij të parë në vendin tonë, z.Christophe Lecourtier.

🇦🇱🤝🇫🇷 Bashkëpunimi midis institucioneve të Republikës së Francës dhe atyre shqiptare ka krijuar në Korçë një traditë që zhvillohet gjithmonë e më shumë.

Address

Rr. 28 Nëntori, Lagjja Nr.7, Korçë
Korçë
7001

Telephone

+35582242953

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Nertil Jole posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share