07/03/2026
📌Kete 7 Mars me dashamiresi dhe respekt duam te kujtojme gjenerata mesuesish qe i kane dhene arsimit tone kombetar, mesues te cilet jane origjinare nga trungu yne familjar ose qe kane lidhje gjenealogjike me familjen tone. Te tille jane shume, ndaj le t’i kujtojme dhe vleresojme per punen e tyre, per vullnetin dhe pasionin qe karakterizoi mesimdhenien e ketyre brezave dhe emrave qe u bene pjese e arsimit shqip.
👉Nder te paret duhet te permendim te paharruarin hero Mihal Gramenon, i cili ka qene jo vetem mesues i gjuhes shqipe ne gjimnazin e Korces, por i emeruar nga qeveria e perkoheshme e Vlores, ne vitin 1913 ai sherbeu si drejtor i arsimit ne Pogradec, ku dha mesim bashke me vellain e tij Koco Grameno dhe te shoqen Androniqi Grameno Stathi.
✍️Ndersa, lidhur me daten historike te celjes se Mesonjetores se Pare Shqipe, kujtojme me nderim dhe respekt vellezerit Mina dhe Koco Grameno, qe ishin nga nxenesit e asaj Mesonjetoreje, te derguar aty plot deshire nga prindet e tyre patriote Lina dhe Ilo Grameno.
📜Me tutje deshirojme te permendim emrat e arsimtareve tane:
- Vasilika Grameno Menkshi, mesuese e ciklit fillor
- Lirika Bicolli Miloshi, mesuese e lendeve histori-gjeografi
- Thanas Bicolli, mesues per gjuhe e letersi
- Lina P**a Grameno, mesuese e ciklit parashkollor
- Teuta Naslazi Grameno, sekretare e Universitetit te Korces
- Monika Grameno, mesuese e ciklit parashkollor
- Vasilika Nole Grameno, mesuese e lendes filozofi
- Keti Kote Grameno, mesuese e edukimit fizik
- Kristaq P**a, mesues i edukimit fizik, mjeshter sporti,
- Sotiraq Bicolli, ne degen gjuhe e letersi
- Loreta Dako Xexo, mesuese gjuhe e letersi
- Ivoni Plasa, mesuese e gjuhes angleze
- Oli Xexo, mesuese e matematikes
- Niko Dako, mesues per gjuhe e letersi
- Koco Dako, mesues i matematikes
- Petraq Pepo, profesor i Universitetit te Tiranes
- Thoma Pepo, profesor i U. F. N. Korce
- Aleksander Eftim, profesor i shkencave shoqerore ne Micigan, Sh. B. A.
- Virgjinia Pepo, mesuese ne shkolles e mesme pedagogjike Korce
- Vrisidha Pepo, mesuese ne shtepine e femijeve Tirane
- Burbuqe Pepo, profesore e matematikes ne Universitetin e Tiranes
- Brisejda Grazhdani, mesuese e gjuhes shqipe
- Meropi Strati, mesuese e ciklit fillor
- Meropi Rado, mesuese e ciklit fillor
- Mariolla Cani Palko, mesuese per gjuhe e letersi
- Mamica Cani Tomco, mesuese e ciklit fillor
- Klaudeta Strati Trajani, mesuese per gjuhe e letersi
- Alma Strati Mio, mesuese e matematikes.
- Pandi Nuke, mesues vizatimi
- Luiza Nuke Lako, mesuese e historise
- Robert Turtulli, mesues per fizike e matematike
- Karmen Turtulli Trola, mesuese e gjuhes
- Kristaq Turtulli, mesues i gjuhes, shkrimtar
- Ilia Nuke, mesues i gjeografise
🎒Kjo armate mesuesish dha kontribut prej fshatrave malore te Korces, per te vazhduar ne Peshkopi, Librazhd, Skrapar, Gramsh, Pogradec e deri ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, gjithnje e perhere duke mekuar dashuri e kujdes per librin dhe dijen, me preokupimin per nxenesit dhe mesimdhenien.
🌿Ndaj sot permes ketyre emrave dhe te tjereve arsimtare te lidhur me familjen tone percjellim perzemersisht nje urim: Gezuar 7 Marsin! Gezuar Diten e Mesuesit! Duajeni dhe lartesojeni figuren e misionarit te dijes! 💐🇦🇱
Ne foto: godina e Mesonjetores se Pare Shqipe ne Korce e fotografuar ne vitin 1937.