23/10/2026
“Ma mirë n’vorr me u kja për mall
se nën shkja me ndejë për t’ gjallë”
At Gjergj Fishta
Sot në bibliotekën e shkollës organizuam një bisedë me nxënësit me rastin e ditëlindjes së At Gjergj Fishtës, poetit të madh të kombit dhe një prej figurave më të shquara të letërsisë shqipe.
Atdheu, liria dhe dinjiteti janë lajtmotivi i veprës së Fishtës dhe nxënësit veçuan vargje që i përcjellin ato tek lexuesi.📚🇦🇱
Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka"