Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Call Directions Website Contact the organization

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë Faqja zyrtare e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

06/11/2026
05/11/2026

Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Reagimi”, goditen një rast i armëmbajtjes pa leje dhe i një rast i sh*tjes të lëndëve narkotike.

Lëvizte i armatosur me pistoletë dhe posedonte me qëllim sh*tjen, 600 gramë Cannabis, kapet në flagrancë në qytetin e Lezhës dhe arrestohet 20-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak, lënda narkotike, 2 celularë dhe 1 automjet.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, të DVP Lezhë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve për një shtetas që lëvizte i armatosur dhe shiste lëndë narkotike, finalizoi operacionin e koduar “Reagimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 20 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas është lokalizuar nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Lezhës. Sapo ka vënë re punonjësit e Policisë, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe vënë në pranga.

Gjatë kontrollit fizik, 20-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak. Në vijim, gjatë kontrollit në automjetin që ai përdorte, u gjetën 600 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që ky shtetas dyshohet se e posedonte me qëllim sh*tjen.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, sasia e lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 celularë dhe automjeti i 20-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lezhë/Zhvillohen takime me nxënës të shkollave të tjera të qarkut, në zbatim të programit “Siguria e të Rinjve”.   Me që...
04/11/2026

Lezhë/Zhvillohen takime me nxënës të shkollave të tjera të qarkut, në zbatim të programit “Siguria e të Rinjve”.

Me qëllim edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve, mbi evidentimin dhe parandalimin e fenomeneve që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e tyre, ndihmësspecialistët e Edukimit në Shkolla, në bashkëpunim me stafin pedagogjik, zhvilluan takim me nxënësit e shkollës 9-vjeçare në fshatin Kakarriq, Lezhë.

Gjatë takimeve u trajtuan tema me rëndësi të veçantë për moshën e adoleshencës, si dhuna në shkollë, bullizmi, bullizmi kibernetik dhe trafikimi.

Përmes bashkëbisedimit dhe informimit, nxënësit u informuan mbi rreziqet që mund t’u kanosen, rëndësinë e respektimit të njëri-tjetrit dhe domosdoshmërinë e kërkimit të ndihmës në çdo rast kur ndihen të kërcënuar apo përballen me situata problematike.

Takime të tilla synojnë krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt, gjithëpërfshirës dhe pa dhunë, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes Policisë, shkollës, nxënësve dhe komunitetit.

🤝 Siguria e të rinjve është përgjegjësi e përbashkët.




04/11/2026

Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Impuls”, goditet një rast i sh*tjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa në doza, kryesisht në afërsi të shkollave.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 18-vjeçari që kryente këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 83 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe celulari i të arrestuarit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të DVP Lezhë, në zbatim të planit operacional “Shkolla të pastra”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të sh*tjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Impuls”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi K. P., 18 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gati për sh*tje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën doza të tjera të kësaj lënde, gati për sh*tje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa në qytetin e Lezhës, kryesisht në afërsi të shkollave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 83 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 1 celular.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

30/10/2026

Address

Lezha

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë:

Shortcuts

Share


Other Government Organizations in Lezha

Show All