Bashkia Libohovë - Faqja Zyrtare

Call Directions

Bashkia Libohovë - Faqja Zyrtare Kjo është e vetmja faqe zyrtare e Bashkisë Libohovë në rrjetin social "Facebook" Kryetare e Bashkisë Libohovë është znj.

Luiza Mandi, e zgjedhur më 21 Qershor 2015 si përfaqësuese e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

12/10/2026
Pamje nga punët e realizuara nga Agjencisa e Shërbimeve Publike në Njësin Administrative Qënder Libohovë ,në Njësin Zago...
06/10/2026

Pamje nga punët e realizuara nga Agjencisa e Shërbimeve Publike në Njësin Administrative Qënder Libohovë ,në Njësin Zagori dhe qytet.
Në pothuaj gjithë zonën janë bërë pastrime, sistemime rrugësh, kanalizime,mure mbajtëse ,ndricime etj.

Bashkia gjithmonë më afër komunitetit, me ndërhyrje te vogla por te domosdoshme.

25/09/2026

📢Njoftim OSHE

Pershendetje , ne daten 30.09.2026 do te kryhet remont ne Nst Grapsh 35/10kV ne intervalin kohor 09:00 - 15:00. Zonat qe ngelen pa enegji: Dropull, Libohove, Antigone, Zagori, Pogon.

131 VJETORI I LINDJES SË HEROIT "AVNI RUSTEMI".Bashkia Libohovë ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në aktivitetet ...
21/09/2026

131 VJETORI I LINDJES SË HEROIT "AVNI RUSTEMI".

Bashkia Libohovë ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në aktivitetet përkujtimore të organizuara me rastin e 131-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar "Avni Rustemi", figurës së shquar të historisë dhe të përpjekjeve për liri, drejtësi dhe çështjen kombëtare.

Në kuadër të këtij përkujtimi, aktivitetet do të zhvillohen ditën e nesërme sipas axhendës së mëposhtme:

· Ora 10:30 – Homazhe pranë bustit të Avni Rustemit, në qendër të qytetit të Libohovës.

· Ora 11:30 – Vizitë në Shtëpinë Muze të Avni Rustemit, në lagjen Marinë.

· Ora 18:00 – Mbrëmje festive në nder të figurës dhe veprës së Heroit Avni Rustemi, në qendër të qytetit të Libohovës.

Ju mirëpresim!

11/09/2026
🎉🏰 Dita e 1️⃣0️⃣ – Mbyllja e Kampit Veror me një vizitë të veçantë në Kalanë e Gjirokastrës! ☀️💙Sot u përmbyll me sukses...
07/08/2026

🎉🏰 Dita e 1️⃣0️⃣ – Mbyllja e Kampit Veror me një vizitë të veçantë në Kalanë e Gjirokastrës! ☀️💙

Sot u përmbyll me sukses një tjetër edicion i Kampit Veror, i mbushur me buzëqeshje, miqësi, aventura dhe kujtime të paharrueshme. ❤️

🏰 Në ditën e fundit, fëmijët zhvilluan një vizitë në Kalanë e Gjirokastrës, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.

😊 Kjo vizitë shënoi mbylljen e dhjetë ditëve të mbushura me lojëra, aktivitete krijuese, sport, bashkëpunim dhe momente të bukura që do të mbeten gjatë në kujtesën e fëmijëve.

🙏 Falënderojmë të gjithë fëmijët për energjinë dhe entuziazmin e tyre, prindërit për besimin, disa prej bizneseve të zonës për mikpritjen dhe ndihmesen që dhanë ,si dhe stafin organizator që kontribuoi me përkushtim në realizimin e këtij kampi veror.

🌈 Ju urojmë të gjithë fëmijëve një verë të mbarë, të mbushur me aventura të bukura, buzëqeshje dhe kujtime të gëzuara!

🏰☀️🎉

🎉 Dita e 8️⃣ e Kampit Veror – Një tjetër ditë plot buzëqeshje, lojë dhe kreativitet! ☀️🌈Edhe dita e tetë e Kampit Veror ...
05/08/2026

🎉 Dita e 8️⃣ e Kampit Veror – Një tjetër ditë plot buzëqeshje, lojë dhe kreativitet! ☀️🌈

Edhe dita e tetë e Kampit Veror u zhvillua në një atmosferë të mbushur me energji pozitive, argëtim dhe aktivitete edukative për të gjithë fëmijët. 🤩

🧠 Fëmijët e grupit të madh morën pjesë në lojëra zbavitëse dhe zhvilluese, si:
❓ Lojë me pyetje–përgjigje;
🔢 Loja “Memorizo numrat”, që vuri në provë kujtesën dhe përqendrimin e tyre;
🎳 Lojë me birila dhe aktivitete të tjera argëtuese në grup.

🎨 Ndërkohë, vogëlushët e grupit të vogël kaluan një ditë plot imagjinatë dhe krijimtari, duke u angazhuar në:
🖍️ Ngjyrosjen e figurave;
🧱 Krijimin e formave të ndryshme me kuba;
🌈 Punime me plastelinë dhe aktivitete të tjera që zhvillojnë aftësitë motorike dhe fantazinë.

☀️🎈

🌞 Dita e 7-të e Kampit Veror – Një ditë plot lojë, krijimtari dhe buzëqeshje! 🎨🤸🍦Edhe dita e shtatë e Kampit Veror u zhv...
04/08/2026

🌞 Dita e 7-të e Kampit Veror – Një ditë plot lojë, krijimtari dhe buzëqeshje! 🎨🤸🍦

Edhe dita e shtatë e Kampit Veror u zhvillua në një atmosferë plot energji pozitive, argëtim dhe aktivitete edukative, duke u dhuruar fëmijëve një tjetër eksperiencë të bukur verore.

Dita nisi me gjëegjëza, ku vogëlushët vunë në provë zgjuarsinë dhe mendimin e tyre logjik. Më pas u zhvillua loja “Mos e prek ngjyrën që dëgjon”, e cila u shoqërua me shumë të qeshura, përqendrim dhe frymë bashkëpunimi.

🎨 Fëmijët e grupit të vogël shprehën talentin dhe imagjinatën e tyre përmes pikturës me penela, duke krijuar punime plot ngjyra dhe kreativitet.

🤸‍♀️ Aktivitetet vijuan në palestër me lojëra të ndryshme fizike, që nxitën lëvizjen, bashkëpunimin dhe argëtimin e të gjithë pjesëmarrësve.

🍦 Si një surprizë e këndshme në fund të ditës, fëmijët shijuan akullore në qëndër te qytetit ,duke e mbyllur ditën me buzëqeshje dhe gëzim.❤️

☀️🎈

Address

Libohova
6003

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Telephone

+35588122091

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Libohovë - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share