23/09/2026
📢 NJOFTIM PËR KONSULTIMET PUBLIKE
Këshilli Bashkiak Librazhd, në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë Librazhd, do të zhvillojë konsultime publike me qytetarët në kuadër të përgatitjes së Projektbuxhetit 2027, Buxhetit Afatmesëm 2027–2029 dhe Paketës Fiskale për vitin 2027.
🗣️ Mendimi dhe sugjerimet e qytetarëve janë të rëndësishme për evidentimin e nevojave dhe prioriteteve të komunitetit, si dhe për reflektimin e tyre në procesin e planifikimit dhe vendimmarrjes vendore.
📍 Polis – 24.09.2026, ora 10:00
📍 Hotolisht – 24.09.2026, ora 13:00
📍 Qendër – 24.09.2026, ora 15:00
📍 Orenjë – 25.09.2026, ora 11:00
📍 Lunik – 25.09.2026, ora 13:00
📍 Steblevë – 25.09.2026, ora 15:00
📍 Qyteti Librazhd – 25.09.2026, ora 17:00, në palestrën e Gjimnazit “Ibrahim Muça”.
🤝 Ftojmë qytetarët, kryetarët e fshatrave, bizneset, mësuesit, grupet e interesit dhe të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e këtyre konsultimeve, duke paraqitur mendimet, propozimet dhe shqetësimet e tyre.
📣 Çdo mendim, propozim apo shqetësim i komunitetit është i rëndësishëm për të përcaktuar së bashku prioritetet dhe nevojat e Bashkisë Librazhd për vitin 2027.
Ju presim!