Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Call Directions Contact the organization

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër Drejtoria Vendore e Policisë Dibër është e përbërë nga disa Sektorë/Seksione si dhe nga Komisariatet e Policisë Dibër, Bulqizë, Mat.

Me ane te kesaj faqeje deshirojme te kryejme policim ne komunitet. Te informojme komunitetin per veprimtarine e Strukturave te Drejtorise Vendore te Policise Diber. Te rrisim bashkepunimin dhe te permiresojme sherbimin nepermjet vrejtieve dhe kontestimeve te bera nga komunitetit ku bejme pjese. Duam te jemi nje sherbim cilesor ne sherbim te qyetareve.

05/10/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, uron studentët për nisjen e vitit të ri akademik

Të dashur studentë,

Në nisjen e vitit të ri akademik, ju uroj suksese në rrugëtimin tuaj të dijes dhe formimit profesional.

Për Policinë e Shtetit, nisja e vitit akademik sjell përgjegjësi dhe angazhim të shtuar për të garantuar sigurinë tuaj dhe një mjedis sa më të qetë për të studiuar.

Ju siguroj se do të jemi pranë jush, për të parandaluar çdo fenomen që cenon sigurinë në mjediset universitare.

Bashkëpunimi me ju është një vlerë e shtuar për Policinë e Shtetit.

Siguria ndërtohet së bashku.

Ju uroj shumë suksese në këtë kapitull të ri të jetës suaj!

Drejtues Madhor Skender Hita
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

03/10/2026

DIBËR

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kërcënimi”.

Vendosi një pajisje të dyshimtë dhe kërcënoi për shpërthimin e saj, në këmbim të 50 000 eurove. Policia zbardh brenda pak orëve ngjarjen, identifikon dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Më datë 02.10.2026, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimet Operacionale në DVP Dibër, finalizuan operacionin policor të koduar “Kërcënimi”.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe hetimit intensiv, brenda pak orësh u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 21 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Pas mbërritjes së forcave speciale xheniere të RENEA-s, u krye hapja dhe kontrolli i kutisë, nga ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë shpërthyese.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas dyshohet se, rreth orës 14:30, në ambientet e një karburanti në pronësi të shtetasit Z. Sh., kishte vendosur një kuti të dyshimtë, mbi të cilën ndodheshin një ekran, pjesë elektronike dhe tela, duke krijuar dyshimin se bëhej fjalë për një pajisje shpërthyese të telekomanduar.

Mbi kuti ishte vendosur një letër kërcënuese, përmes së cilës kërkohej pagesa e shumës prej 50 000 eurosh, në formën e një gjobe. Pagesa kërkohej të kryhej në kriptomonedha, përmes një pike këmbimi të kriptomonedhave, në adresën e përcaktuar nga autori.

Në letër, autori kërcënonte se kutia do të shpërthente nëse pagesa nuk kryhej brenda afatit të përcaktuar prej tij, nëse kutia do të lëvizte ose nëse do të njoftohej Policia apo persona të tjerë.

Gjithashtu, ai pretendonte se kutia përmbante lëndë plasëse C4, ishte e pajisur me sensorë lëvizjeje dhe telekomandim dhe se ambienti monitorohej me kamera.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

01/10/2026
01/10/2026
30/09/2026
29/09/2026

Address

Lagjia "Gjokë Doçi" Rruga "Iljaz Pashë Dibra"
Peshkopia

Telephone

0694110214

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Vendore e Policisë Dibër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria Vendore e Policisë Dibër:

Shortcuts

Share