19/10/2026
📍Sot u zhvillua mbledhja e Komisionit për Sigurinë Vendore, me fokus diskutimin dhe koordinimin e çështjeve që lidhen me garantimin e rendit, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
➡️Siguria vendore është një përgjegjësi e përbashkët, që kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe angazhim konkret për parandalimin e problematikave, forcimin e rendit publik dhe rritjen e besimit të qytetarëve.
👥️Përmes dialogut, bashkërendimit dhe përgjegjësisë institucionale, synojmë të ndërtojmë një mjedis më të sigurt për çdo qytetar dhe një komunitet ku siguria, qetësia dhe mirëqenia janë në qendër të vëmendjes.
📍Siguria e komunitetit është përgjegjësi e të gjithëve! 🤝