Parku Kombëtar i Butrintit

Call Directions Website Contact the organization

Parku Kombëtar i Butrintit Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit Në një tokë moçalore vetë Parku emërtohet sipas qytetit antik që shtrihet në qendër të tij. pr.Kr. si edhe Baptisteri.
(1)

Parku Kombëtar i Butrintit është burim krenarie kombëtare dhe është i njohur gjerazi edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, jo vetëm për shkak të mbetjeve arkeologjike por edhe si një vend me bukuri natyrore, si zonë në mbrojtje të krijesave të egra dhe jetës bimore. Pozicioni gjeografik dhe rrënojat e mrekullueshme i japin një atmosferë unike Butrintit, gjë e cila i ka magjepsur vizitorët në shekuj. U shpall si një qendër e Trashëgimisë Botërore të UNESCOS në vitin 1992 dhe 12 mijë hektar të tij janë pjesë e “Zonave Ligatinore me Rëndësi Ndërkombëtare” nga konventa e Ramsarit. Parku ka diversitet ekologjik me biosfera të ndryshme të cilat mbajnë varietete të larmishme të jetës bimore dhe shtazore shumë prej të cilave janë të shpallura si globalisht të rrezikuara. Jeta më intensive e shpendëve bëhet gjatë sezonit të dimrit dhe fillimit të pranverës të cilat konsiderohen edhe si periudhat më të favorshme të vitit për të parë mijëra shpendë migrues që gjenden në tokën moçalore. Kufijtë e Parkut prej 94 km² janë: në veri lumi i Bistricës, në Jug Kodrat e Korafit, perëndim deti Jon dhe në lindje Mali i Milesë. Parku ka një larmishmëri të një sërë llojesh shpendësh ujor, kjo për shkak të prezencës së kënetave kripore dhe ujërave të fresketa të liqeneve Bufi dhe Butrint, lagunës së Armurit, kanalit të Vivarit dhe lumit Pavlla si dhe gjithashtu një fushe të gjerë e cila përmbytet pjësërisht sidomos gjatë periudhës së dimrit. Kanali i Vivarit është i famshëm për pasurinë e peshqëve që mban. Lundërzat mund të gjenden në të dy anët e kanalit të Vivarit gjithashtu edhe të lumit Pavlla. Fusha e Vrinës, kullotë me kanale të mëdha drenazhuese strehon gjitare, zvaranikë, amfibë dhe zogj këngëtare të ndryshëm, ndërsa pyjet dhe kallamishtet e kodrave përreth strehojnë gjitarë më të mëdhenj siç janë ujqit, çakenjtë, dhelprat dhe nuse lalat. Sipas mitologjisë qyteti i Butrintit u ndërtua nga Trojanët aty rreth shek të 13 pr.Kr. Kontrolli strategjik i Butrintit në Jon dhe pjesët tokësore në Ballkan e bënte atë të dëshirueshme nga fuqitë e mëdha europiane që nga Lufta e Parë Peloponeze në shek e 5-të deri tek ato Napoleoniane në shek e 19-të. Helenët, Romakët, Bizantinët, Venecianët dhe Turqit Otomanë të gjithë i kanë dhënë formë qytetit dhe monumenteve të dukshme sot në Park. Bërthama e periudhës helenistike të shek të 4 pr.kr e qytetit u zhvillua afër një tempulli dedikuar Asklepit. Me dhuratat që i ofroheshin këtij tempulli u ndërtua një teatër aty nga shek i 3. i cili është një nga monumentet më spektakolare edhe tani. Teatri u ri-modelua edhe gjatë periudhës perandorake ku Butrinti pati privilegjin e të qenit qytet i kolonisë Romake. Gjatë shek të 4-t zhvilloi një sërë rezidencash private siç është Pallati i Trikonkës. Gjatë shekullit të 5 pati nje sërë ndërtimesh të tjera religjoze ku vihen re Bazilika e Madhe ashtu si dhe bazilikat e tjera që ndodhen rreth qytetit Vrinë, Diaporit, Akropol etj. Nga fundi i shek të 5-të kërcënimi nga vandalët i solli qytetit ndërtimin e një muri rrethues të ri. Qyteti ra në duar të ndryshme si Normanët, Perandoria Bizantine, dy herë në Despotatin e Epirit, dy herë u muar nga Anzhuinët deri sa sëbashku me Korfuzin nga Republika Serene e Venedikut në 1386. Rivitalizimi mesjetar në Butrint si një qendër urbane u kontrrollua nga një kala e vogël e shek të 13-të vendosur në akropol dhe e rindërtuar nga Luixhi Maria Ugolini. Butrinti qëndroi nën venedikun përreth 400 vjet. Ngritja e Perandorisë Otomane në shek e 15-të e vendosi Butrintin në front duke e pushtuar qytetin here pas here. Pas 1815 Butrinti filloi të vizitohej nga vizitorë një ditor të cilët frekuentonin Korfuzin si pasojë e pushtimit Britanik të tij. Artistë të tillë si Edward Lear dhe Henry Cook e dokumentuan me fotot dhe pikturat e tyre Butrintin, më pas qyteti ra edhe në duart e Ali Pashë Tepelenës dhe që prej asaj periudhe shkëlqimi i qytetit filloj të zbehej deri sa filluan gërmimet e para në 1928 nga arkeologu italian Luigi Maria Ugolini.

09/11/2026

Butrinti nuk është vetëm një destinacion për t’u vizituar, por një vend për t’u përjetuar.

Mes natyrës së paprekur dhe trashëgimisë kulturore, çdo hap të afron me një pjesë të rëndësishme të historisë sonë. 🥰

06/11/2026

Butrinti për Kërkimin Shkencor 🏛️

Nën drejtimin e Prof. Dr. Lorenc Bejko, ka nisur puna për konservimin e koleksionit të Muzeut Arkeologjik të Butrintit, një proces që synon ruajtjen, studimin dhe dokumentimin e objekteve që përbëjnë pjesë të rëndësishme të trashëgimisë arkeologjike të këtij siti.

Projekti realizohet me mbështetjen e Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, përmes programit të granteve për kërkimin shkencor, duke kontribuar në konservimin dhe administrimin afatgjatë të koleksionit.

31/10/2026

Butrint – The World Before Us

Në Borsa Mediterranea del Turismo Archeologico, Butrinti prezantohet përpara një audience ndërkombëtare, duke ndarë historinë, vlerat e tij të jashtëzakonshme dhe punën që po bëhet për ruajtjen dhe promovimin e kësaj trashëgimie.

Një mundësi e vlefshme për të shkëmbyer ide dhe përvoja me përfaqësues të parqeve arkeologjike, muzeve dhe institucioneve prestigjioze nga e gjithë bota, si dhe për të sjellë Butrintin më pranë vizitorëve të rinj.




Butrint – The World Before Us🏛️Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit është pjesë e panairit ndërkombëtar Borsa Mediterra...
30/10/2026

Butrint – The World Before Us🏛️

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit është pjesë e panairit ndërkombëtar Borsa Mediterranea del Turismo Archeologico, i cili mbledh parqe arkeologjike, muze dhe institucione të trashëgimisë kulturore nga vende të ndryshme të botës.

Është kënaqësi që, përmes stendës sonë, Shqipëria është e pranishme në këtë hapësirë ndërkombëtare të dedikuar trashëgimisë kulturore. Këtu kemi mundësinë të prezantojmë Parkun Kombëtar të Butrintit, të ndajmë punën e Fondacionit për ruajtjen dhe menaxhimin e tij, si dhe të promovojmë investimet dhe risitë që synojnë të përmirësojnë përvojën e vizitorëve.

BMTA Paestum

Tre figura të së njëjtës familje hyjnore, tri dëshmi të besimeve dhe artit të Butrintit antik.Apolloni, Asklepi dhe Arte...
29/10/2026

Tre figura të së njëjtës familje hyjnore, tri dëshmi të besimeve dhe artit të Butrintit antik.

Apolloni, Asklepi dhe Artemisi, të lidhur mes tyre në mitologjinë antike, na sjellin më pranë botën shpirtërore, kultet dhe traditat e qytetit ndër shekuj.

Sot, këto vepra mund t’i zbuloni nga afër në Muzeun e Butrintit.

E diela në ButrintÇdo e diel e fundit e muajit hyrja është falas për shtetasit shqiptarë.
24/10/2026

E diela në Butrint

Çdo e diel e fundit e muajit hyrja është falas për shtetasit shqiptarë.

21/10/2026
19/10/2026

Mbi 2,000 vjet histori kanë formësuar Butrintin.
Një histori që mund të zbulohet ende sot përmes monumenteve, arkitekturës dhe rrugëve të qytetit antik.

Address

Fondacioni Për Menaxhimin E Butrintit
Sarandë

Opening Hours

Monday 08:30 - 18:00
Tuesday 08:30 - 18:00
Wednesday 08:30 - 18:00
Thursday 08:30 - 18:00
Friday 08:30 - 18:00
Saturday 08:30 - 18:00
Sunday 08:30 - 18:00

Telephone

+355692266969

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Parku Kombëtar i Butrintit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Parku Kombëtar i Butrintit:

Shortcuts

Share

Category

Nearby government services