20/10/2026
Këshilli Bashkiak Shijak njofton qytetarët se ditën e premte, më datë 23.10.2026, në orën 17:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e radhës me këtë rend dite:
1. Për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i veçantë për periudhën 1–31 tetor 2026.
2. Për njohjen e poseduesve jopronarë pas shpalljes së zonave të zhvillimit në territorin e Bashkisë Shijak, në zbatim të Ligjit nr. 20/2025, “Për Paketën e Maleve”, dhe VKM-së nr. 716, datë 26.11.2025, “Për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak”.
📺 Ftojmë të gjithë qytetarët të ndjekin drejtpërdrejt (LIVE) mbledhjen në faqen zyrtare të Facebook-ut të Këshillit Bashkiak Shijak.
Ju faleminderit!